• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Viti akademik nis me protesta, studentët: Qeveria po shpërdoron të ardhurat e popullit

09:34 : 02/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ashtu sic kishin paralajmëruar, studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e tyre.

Protesta, në nisje të vitit akademik, vjen pas vendimit të qeverisë që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend, dhe më pas të të marrin diplomën.

Por kjo është kundërshtuar fort nga këta studentë, të cilët kanë vendosur që sot të bojkotojnë procesin mësimor.

“Nuk po luftojmë vetëm për një të drejtë tonën. Kemi që nga korriku që protestojmë. Kjo është vetëm dita e parë e bojkotit, shpresoj që në ditët në vijim do të jemi më shumë. Mjekësia është elita e këtij vendi. Ne nuk jemi tradhtarë, siç na kanë përmendur. Është tjetërkush që shpërdoron të ardhurat e këtij populli. Ne jemi ata, që sakrifikojmë sa e sa vite për t’i shërbyer këtij populli. Ligji për mjekësinë është i padrejtë. Për këtë arsye Mjekësia do të bojkotojë. Shumë ë vërtetë që mjekët largohen, por ky është faji individual i atyre që ikin dhe faji i instancave shtetërore, që nuk ua mundësojnë kushtet dhe sigurinë. Për këtë arsye mjekët largohen”- u shpreh një prej tyre.

Një prej studentëve paralajmëroi se ky bojkot do të vazhdojë deri në ditën kur të ketë reagim për plotësimin e kërkesave të tyre. Ai tha se studentët po përgatisin një padi për ligjin që është miratuar dhe do ta dorëzojnë atë në Gjykatën e Lartë.

Lexo edhe:

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

Dorëhiqet zv.kryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner

“Ne nuk kemi ende një kontratë, dhe ende nuk ka dalë kostoja. Nuk po i gjykojmë të drejtë që të nënshkruajmë këtë kontratë. S’do i shërbente sistemit shëndetësor në vend. Largimi i bluzave të bardha është një problem edhe i vendeve të tjera, por në Shqipëria e ka më të evidentuar. Ne jemi ndër vendet që paguajmë vetëm gjysmën e specializantëve. Ne keqpaguhemi, korrupsioni po ashtu, ngelen ndër problemet që detyrojnë mjekët e rinj të ikin. Duhet të ulemi në një tryezë të gjerë, që të flasim dhe të diskutojmë për kërkesat tona. Do të vazhdojmë bojkotin deri sa të kemi një reagim. Me bojkotin dhe protestat, po bëjmë përpjekje që ta çojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, do të bëjmë padi. Ne kërkojmë që të shfuqizohet ligji për detyrimin e studentëve të mjekësisë për kontratat e punës”, tha studenti.

Ky bojkot vjen pasi studentët kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur. Ndërkohë, që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.

  • Sot nis viti i ri kademik

Ditën e sotme do të nisë viti i ri akademik për sezonin 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve. Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Por, ky vit akademik pritet të nisë me protesta dhe bojkote që në fillim të tij nga ana e studentëve të mjekësisë. Ky bojkot  vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

Ndërkohë, sot pritet një komunikatë dhe nga Lëvizja për Universitetin para Ministrisë së Arsimit, ku do të bëhen me dije dhe problematikat e arsimit universitar.

“Sot në orën 12:00, Lëvizja Për Universitetin do të mbajë një komunikatë te Ministria e Arsimit.

Përveç se do të jemi te protesta e Mjekësisë që në mëngjes një grup nga ne, gjithashtu do të mbajmë edhe komunikatën me kërkesat dhe problematikat që e gjejnë studentët universitetin edhe këte vit të ri akademik”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.

Një fenomen tjetër që po ndodh me universitet është dhe se nga viti në vit po shtohen gjithnjë e më shumë degët që rrezikohen të mbyllen për shkak të regjistrimeve të pakta.

Ndërkohë vlen të rtheksohet dhe fakti se në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore, Shqipëria radhitet në fund të listës. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.

  • Universitetet shqiptare nga 688 në universitete në total renditen:

-Universiteti Bujqesor i 605

-Universiteti Durrësit i   606

-Universiteti i Politeknik i 658

-Universiteti i Tiranës i 677

Universiteti i Tiranës fabrika më e madhe e Diplomave Universitare në Shqipëri është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete të Evropës Jugore.

Kjo tregon një rënie drastike për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, pasi në 2021 këto universitete renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis 350-400.

Etiketa: akademikdiplomatkorrupsionprotesteqeveriaviti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025
BOTA

Dorëhiqet zv.kryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner

16:26 : 05/09/2025
RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
Para

"Burgu është pak për Hajdarin"/ Maliqi tregon gjendjen e Kuçovës: 40 mld lekë dhe shihni si e ka katandisur

TË GJITHA

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

09:00 : 07/09/2025

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët/ Ç’ndodhi me Nuredin Dumanin, spitali ende pa diagnozë

08:44 : 07/09/2025

Rusia sulm ajror gjatë natës në Kiev, bombardon edhe një godinë qeveritare

08:32 : 07/09/2025

VIDEO/ Grushta dhe kapje për flokësh, vajzat përleshen me njëra-tjetrën në Astir

08:24 : 07/09/2025

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:11 : 07/09/2025

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

08:03 : 07/09/2025

Horoskopi, e diel, 7 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com