• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i PD: Si zv.ministrja e Arsimit mori tenderin pa garë nga Ministria e Mbrojtjes

13:00 : 30/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

PD denoncoi sot se si kompania e familjes së zëvendësministres së Arsimit, Albana Tole, ku ajo rezulton aksionere, ka përfituar një tender pa garë nga Ministria e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për një tender të shpallur më datë 3 korrik të këtij viti për “Blerje materiale për xhenion”, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 64.342 milionë lekë, (të reja).

Zëdhënësja e PD, Genta Vangjeli në një dalje për mediat deklaroi se tenderi në fjalë është bërë pa garë, duke shtuar se fituesi ka qenë i paracaktuar. Ajo tha se Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshti me ligjin për prokurimin publik, ndërsa përballë është Albana Tole, zëvendësministre e Arsimit. Kjo e fundit është emëruar në këtë detyrë më 3 nëntor të vitit 2021.

Nga kërkimet në QKB për shoqërinë “Tirana Due shpk”, rezulton se zëvendësministrja është aksionere në masën 15%, ndërkohë që babai i saj disponon 70% të aksioneve dhe e motra, 15%. Kontrata në fjalë, sipas tenderit të bërë publike edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik, mbaron më 31 dhjetor të këtij viti.

Tenderi

Tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion (elemente për ura Bailey)”, është publikuar më datë 3 korrik në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Sikurse shihet në dokumentet, me fondin në fjalë po blihen materiale për të ndërtuar ura metalike, konkretisht: shufra, kaçavida, gozhdë e të tjera, ndërsa është planifikuar që të shpenzohen 666 milionë lekë.

Lexo edhe:

Edhe me Veliajn në burg, opozitës i duhet ‘një mrekulli për Tiranën’

Refuzimi i rezolutës për gjenocidin serb, Këlliçi: Provë e vëllazërisë Rama-Vuçiç

Siç sqarohet në dokumentet zyrtare, ofertë për këtë tender kanë paraqitur vetëm bashkimi i operatorëve “TIRANA DUE shpk” dhe “3A – PROFILE” shpk. Oferta e tyre ishte në nivelet e 64.342 milionë lekë, pra sa gati 90% e fondit limit.

2
1

 

Denoncimi i PD

Genta Vangjeli e nisi deklaratën nga selia blu duke sqaruar se në buletinin nr.60, 3 Korrik 2023 Ministria e Mbrojtjes shpall fitues për tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion”, me fond 66.6 milionë lekë bashkimin e operatorëve ku bën pjesë shoqëria “Tirana Due shpk.

“Për këtë procedurë bie në sy fakti i paraqitjes së vetëm 1 ofertë, duke krijuar dyshime të arsyeshme se kriteret kualifikuese dhe specifikimet teknike në dokumentet e tenderit hartohen në mënyrë të tillë për të paracaktuar fituesin e shpallur. Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshtim me të paktën nenin 2 dhe 3 të ligjit nr.162/2020 për prokurimin publik, ku parashikohet: c) nxitja e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik; ç) nxitja e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë; Ministria e Mbrojtjes për këtë procedurë shpalli fitues ofertuesin e vetëm me vlerë 64.3 milion leke ose pothuajse 97% e fondit limit. Informojmë publikun se në zotërim aktiv të aksioneve të kesaj shoqërie rezulton pronare me 15% zv.Ministrja e Arsimit Albana Tole në këtë detyre prej nëntorit 2021. A ishte në dijeni të këtij fakti Autoriteti Kontraktor i cili shpalli fituesin për prokurimin e mësipërm? Nga transaksionet e Thesarit rezulton se gjatë vitit 2022 dhe 2023 Tirana Due shpk ku është pronare aktive edhe zv.ministrja, ka përfituar 555.306.360 milion lekë të vjetra të gjitha nga Ministria e Mbrojtjes (Reparti Ushtarak Nr.4300 Tirane)“, tha ajo.

Më tej shtoi:

“Neni 27 pika B dhe C i ligjit Nr .9367 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE thotë: Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri: b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj”.

“Si mundet atëherë të ushtrojë detyrë shtetërore pronarja e shoqërisë tregtare Tirana Due shpk? Znj. Tole para marrjes së detyrës së zv ministres duhet ose të ishte vetë përjashtuar shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore. Çfarë mund të kërkojë qeveria nga të tjerët sa u takon standardeve, kur zyrtarët e lartë janë të parët që nuk zbatojnë dispozitat ligjore, por përfitojnë sa dhe ku munden nga influenca e funksionit publik që ushtrojnë. Zv. ministria e Arsimit duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga funksioni publik dhe të kthejë vlerën 555.306.360 milion lekë të vjetra, të përfituara nga shoqëria ku bën pjesë aktive si aksionere. Formula bëni si themi në, por mos bëni si bëjmë ne, është slogan hajdutësh jo shtetarësh“, përfundoi ajo.

Etiketa: Albana TolePDtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edhe me Veliajn në burg, opozitës i duhet ‘një mrekulli për Tiranën’

10:00 : 01/10/2025
AKTUALITET

Refuzimi i rezolutës për gjenocidin serb, Këlliçi: Provë e vëllazërisë Rama-Vuçiç

15:25 : 30/09/2025
AKTUALITET

Balla zbulon pse mazhoranca nuk pranoi kërkesën e PD për mocionin me debat

11:27 : 30/09/2025
AKTUALITET

PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën! Bardhi: Keni frikë…

09:43 : 30/09/2025
AKTUALITET

Kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeveritar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

09:30 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Ky komb po vdes”, Alimehmeti: Opozita duhet të bashkohet ndaj së keqes në pushtet

18:17 : 29/09/2025
Para

U mposht thellë nga Sevilla, shkarkohet trajneri i vendit të fundit në renditje

TË GJITHA

U kap me drogë, Buta kërkon lirimin nga paraburgimi: Kam familjen për të mbajtur

12:55 : 01/10/2025

Rama e shkarkoi, Veliaj: Jam i fortë se kurrë në betejën me të ligën

12:49 : 01/10/2025

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës! Rama e ndjen veten sheik

12:44 : 01/10/2025

Grabitja e 4.6 mln € në Rinas/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit

12:37 : 01/10/2025

Nën hetim disiplinor, ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës së gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

12:30 : 01/10/2025

EMRAT/ Zbulohet “ shtëpia e barit” në Tiranë, sekuestrohen municione dhe armë, në pranga dy persona

12:19 : 01/10/2025

Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagë për sigurinë dhe mbrojtjen

12:11 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com