• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden: Lëvizja ekstremiste e ish-Presidentit Trump kërcënim ndaj demokracisë

09:49 : 29/09/2023
në BOTA

Presidenti Joe Biden lëshoi një nga paralajmërimet e tij më të forta deri më tani, duke thënë se Donald Trump dhe aleatët e tij janë një kërcënim për demokracinë amerikane. Ai deklaroi të enjten se ish-presidenti republikan është më i interesuar për pushtet personal sesa për të mbështetur vlerat thelbësore të vendit, duke sugjeruar se edhe republikanët janë bashkëfajtorë.

“Heshtja është shurdhuese”, tha ai.

Gjatë një fjalimi në Arizona, ku po ndërtohet një bibliotekë për nder të mikut të tij dhe kritikut të ashpër të zotit Trump, senatorit republikan të ndjerë John McCain, Presidenti Biden përsëriti një nga temat kryesore të fushatës së tij, duke e quajtur lëvizjen “Ta Bëjmë Amerikën Sërish të Madhe” si një kërcënim ekzistencial për sistemin politik të vendit.

Ai po e ringjall këtë ide përpara fushatës presidenciale të vitit të ardhshëm, pasi ajo nxiti demokratët gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar për Kongresin, të cilat përkuan me mesin e mandatit të tij, duke e paraqitur kërcënimin me fjalë tepër të ashpra: “Diçka e rrezikshme është duke ndodhur në Amerikë tani”.

“Ne të gjithë duhet të kujtojmë se demokracitë nuk mund të vdesin vetëm nën trysninë e një arme”, tha zoti Biden. “Ato mund të vdesin edhe kur njerëzit heshtin, kur ata nuk arrijnë të ngrihen ose të dënojnë kërcënimet ndaj demokracisë, kur njerëzit janë të gatshëm të heqin dorë nga ajo që është më e çmuar, sepse ndihen të zhgënjyer, të lodhur, të tjetërsuar.”

Lexo edhe:

Intervista e parë e Papa Leonit XIV: Gjenocid në Gaza? Selia e Shenjtë për momentin nuk shprehet

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

Ndonëse zgjedhjet presidenciale do të mbahen pas një viti, kritikat e zotit Biden ndaj zotit Trump pasqyrojnë statusin e ish-Presidentit republikan si një kryesues i padiskutueshëm në zgjedhjet paraprake të partisë së tij, pavarësisht përballjes me katër padi, dy prej të cilave lidhen me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Fjalimi i presidentit ishte i katërti në një seri fjalimesh mbi atë që ai e sheh si kërcënim ndaj demokracisë, një temë e rëndësishme për atë ndërsa ai përpiqet të qëndrojë në detyrë për një mandat tjetër pavarësisht rënies së mbështetjes në sondazhet e fundit dhe shqetësimit të gjerë nga votuesit për moshën e tij. Ai është 80 vjeç.

Ashtu si për fjalimet e mëparshme, vendi për fjalimin e së enjtes u zgjodh me synimin për të dhënë një efekt të posaçëm. Ai e mbajti fjalimin afër Universitetit Shtetëror të Arizonës, ku ndodhet selia e Institutit McCain, që mban emrin e senatorit të ndjerë, kandidatit republikan për president në zgjedhjet e vitit 2008, i cili gjatë gjithë karrierës politike ka denoncuar autokratët anembanë globit.

Presidenti tha se “nuk ka dyshim se Partia Republikane e sotme drejtohet dhe frikësohet nga ekstremistët e lëvizjes së udhëhequr nga zoti Trump.

Ai vuri në dukje sugjerimin e fundit të zotit Trump që Gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, i cili do të largohet nga posti të premten, duhet të ekzekutohet për gjoja tradhti ndaj tij ish-Presidentit republikan.

“Edhe pse nuk besoj se shumica e republikanëve e ndajnë këtë mendim, heshtja është shurdhuese”, shtoi Presidenti Biden.

Rivalët republikanë të zotit Trumpin, që po garojnë për të marrë emërimin si kandidat i partisë së tyre për president, kanë shmangur në masë të madhe sfidimin e pretendimeve të rreme për zgjedhjet dhe Presidenti Biden tha të enjten se votuesit nuk mund ta falin heshtjen e tyre. VOA

Etiketa: BidenTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Intervista e parë e Papa Leonit XIV: Gjenocid në Gaza? Selia e Shenjtë për momentin nuk shprehet

20:27 : 18/09/2025
BOTA

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

19:13 : 18/09/2025
BOTA

Takimi Trump-Starmer, SHBA investon miliarda dollarë për infrastrukturën britanike të IA

17:31 : 18/09/2025
BOTA

Rishfaqet Angela Merkel, bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin!

20:18 : 17/09/2025
BOTA

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

19:29 : 17/09/2025
BOTA

Obama: Amerika është në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

19:28 : 17/09/2025
Para

“KFOR të marrë veriun”, Kurti përgënjeshtron Ramën. Si gënjeu kryeministri

TË GJITHA

E moshuara grabitet në mes të rrugës në Korçë, arrestohet agresori 41-vjeçar

14:49 : 19/09/2025

Rama sulmon inspektorët: Ndërtohet në mes të Tiranës, por shikojnë vetëm matanë Dajtit

14:35 : 19/09/2025

U sulmua nga Rama për ‘fshatin turistik’ pa leje në Theth, ILD: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli

14:33 : 19/09/2025

Rama kërkon përdorimin e IA në rend dhe siguri

14:27 : 19/09/2025

Berisha: Balluku është përgjuar duke i kërkuar një shumë të majme një biznesmeni për një tender

14:22 : 19/09/2025

Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant dhe falsifikator

14:12 : 19/09/2025

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

14:12 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com