Përjashtimi i 11 deputetëve/ Gjekmarkaj: Mashtrim publik i Bashës, dëshiron të jetë klloun i Ramës

Lexo edhe:

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar mashtrim publik vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar 11 deputetë që i përkasin grupit të Berishës.

Ai tha se në momentin kur Basha pretendon se është marrë vendimi, në janar të vitit 2022, disa prej emrave nuk kanë qenë fare pjesë e kuvendit, e një pjesë tjetër ka qenë prezent vetë në mbledhjen e kryesisë.

“Besoj se Basha ka përjashtuar pak, duhet ti përjashtonte të gjithë, sepse ai nuk ka nevojë për deputetë, ai ia del vetëm. Kjo është një situata komike në fakt, vendimet e tij janë nul. Ai ka mbledhur rreth vetes disa dashamirës që çuditërisht i besojnë. Në u munduam 10 vite ta bëjmë kryeministër, por ai mesaduket paska dashur me qenë një klloun, shërbyes i qeverisë. Kjo letër është një mashtrim, është grupi ai që përcakton çdo gjë. Ai thot që ky vendim është marrë para një vit e gjysëm, por atë kohë disa prej deputetëve nuk ishin fare pjesë. Këto janë të gjitha trillime, për t’ia faturuar Bardhit një vulë që ai se ka vënë kurrë për të përjashtuar këta njerëz. Është cirku i radhës, në pamundësi për të bërë opozitë. Kjo i shërben mediave dhe më së shumti qeverisë”, shprehet ai në Abc.

 

 

Agron Gjekmarkaj, thotë se grupi parlamentarë ku ai bën pjesë është Partia Demokratike, dhe çdo lëvizje ka një qellim të vetëm, unifikimin e aksioni opozitar.

“Unë jam tek PD e para dy viteve, te ajo që kanë votuar qytetarët me shpresën për ndryshim. Nuk jam në asnjë grup. Jam tek kjo parti të cilën ju fola, ndërsa kryetari është i qartë është Gazmend Bardhi”, deklaron Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj tha se mazhoranaca po përdor shkresat e Bashës, për të zbehur dhe për të krijuar amulli në kampin opozitar.

“Se si e përdor mazhorancat letrat e pafundme që prodhon Basha, është çështje tjetër. Por rregulloret e Kuvendit janë të qarta. Nëse duan me prodhuar kauza artificiale, për ta shndërruar kuvendin e Shqipërisë në institucion të PS, më mirë ta mbyllin fare, e të mos i lejnë deputetët e PD të futen fare brenda”, tha ai.

E këto sjellje, tha Gjekmarkaj, po e ekspozojnë Bashën më shumë si një aleat të qeverisë se sa një faktor opozitar.

“Basha e ka ndërprerë kontaktin me elektoratin e djathtë. Basha të njëjtin aleat që ka është me qeverinë, por kjo e fundit thjeshtë e përdor për të bërë zhurmë dhe më pas për ta hedhur. Te opozita ai përceptohet  si një aleat i qeverisë më shumë se një faktor opozitar”, tha Gjekmarkaj.

Lajme të lidhura

Para