• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investimet e huaja në prona në rënie

08:20 : 26/09/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme pësuan rënie për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të këtij viti investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri kishin vlerën e 78 milionë eurove, në rënie me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, vlera e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ka zbritur në 127 milionë euro, në rënie me 14.2% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Megjithatë, sektori i pasurive të paluajtshme vazhdon të ruajë një pozicion të rëndësishëm në strukturën e investimeve të huaja, duke u renditur i dyti për flukset e reja, pas industrisë nxjerrëse.

Blerjet e shtetasve të huaj në vitet e fundit janë bërë një faktor me peshë të konsiderueshme në tregun e pronave në Shqipëri dhe kanë shënuar rritje të shpejtë veçanërisht pas pandemisë, në periudhën 2021-2022. Për shkak të pozicionit të Shqipërisë, klimës, sistemit të favorshëm të taksimit dhe çmimeve relativisht të ulëta të pronave në bregdet krahasuar me vendet konkurrente, shumë shtetas të huaj kanë vendosin të investojnë në një pronë në Shqipëri.

Por, këtë vit ky segment i blerësve duket se ka filluar të ndikohet nga rritja e normave të interesit. Vitin e kaluar, bankat qendrore nisën një rritje të shpejtë të normave të interesit, si kundërpërgjigje ndaj inflacionit të lartë. Banka kryesore qendrore europiane, duke filluar nga ECB-ja, kanë vijuar me vendosmëri shtrëngimin monetar edhe këtë vit. Mjedisi inflacionist dhe rritja e fortë e normave të interesit mund të ketë nisur të japë efektet e veta në ecurinë e investimeve në prona në Shqipëri nga shtetasit e huaj.

Me rënien e investimeve në prona, sektori me vlerën më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri për këtë vit është rikthyer të jetë industria nxjerrëse.

Lexo edhe:

“Masakër me VKM’/ Qytetarët durrsakë akuzojnë Ramën për projektin e shembjes së banesave

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

Për 6-mujorin, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 133 milionë euro, në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimet e larta të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare në dy vitet e fundi se kanë nxitur edhe shtimin e investimeve të huaja në nxjerrjen e naftës në Shqipëri. Përveç rolit të investitorit kryesor, Bankers Petroleum, vlerësohet se një peshë në rritje mund të kenë edhe investimet e Shell, në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut, ku ekzistojnë pritshmëri për ekzistencën e rezervave të mëdha të naftës bruto.

Rritje mjaft të lartë këtë vit po shënojnë edhe investimet në sektorin financiar, që për 6-mujorin arritën në 120 milionë euro, në rritje me 145% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Kjo rritja e ka renditur sektorin financiar të tretin në renditjen e investimeve të huaja, pas industrisë nxjerrëse dhe pronave.

Në veçanti, sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, për shkak se rritja e bankave tregtare kërkon shtim gradual të kapitalit aksioner. Një ndikim të konsiderueshëm në këtë sektor ka dhënë edhe forcimi I kërkesave rregullatore për kapital duke filluar nga viti 2019, që ka detyruar aksionerët të forcojnë kapitalizimin, kryesisht nëpërmjet riinvestimit të fitimeve.

Mes sektorëve të tjerë me kontribut të rëndësishëm në investimet e huaja, në rënie këtë vit paraqiten energjetika dhe industria përpunuese. Investimet e huaja në energjetikë kanë rënë në 68 milionë euro, 34% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera të rëndësishme të investimeve të huaja, sidomos në energjinë hidrike. Në vitet e fundit, investimet e reja kanë qenë kryesisht të fokusuara në energjinë diellore.

Një tjetër sektor ku këtë vit po shënohet rënie e ndjeshme e investimeve të huaja direkte është industria përpunuese. Për 6-mujorin, investimet e huaja në këtë sektor arritën në 46 milionë euro, në rënie me 45% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në gjysmën e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 686 milionë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/ Monitor /

Etiketa: banesainvestimeinvestime te huajapronaprona te paluajtshme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Masakër me VKM’/ Qytetarët durrsakë akuzojnë Ramën për projektin e shembjes së banesave

13:01 : 11/11/2025
AKTUALITET

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

11:59 : 11/11/2025
AKTUALITET

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

18:37 : 07/11/2025
AKTUALITET

Zvarritja në gjykatë lë pa shtëpi 30 familjet krutane, Apeli mban pezull procesin ndaj Nikolin Lleshit

20:48 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

09:40 : 01/11/2025
Para

Procesi i Berlinit/ Mbahet sot në Tiranë Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë

TË GJITHA

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Ekuador, 7 shqiptarë vihen në pranga (Emrat)

13:38 : 14/11/2025

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

13:29 : 14/11/2025

Berisha: Në takimin e ‘Arubas’ mund të kenë qënë dhe vëllezërit Hysa!

13:26 : 14/11/2025

Vdes pacienti në spitalin e Fierit, procedohet për neglizhencë mjekja

13:08 : 14/11/2025

Familja Hysa e përfshirë në kartelin “Sinaloa”/ Berisha: Ja ku shtrihej ‘perandoria’ e miqve të Edi Ramës

12:57 : 14/11/2025

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Justifikohet Malaj: Është zgjidhje e përkohshme!

12:56 : 14/11/2025

Luftar Hysa jehonë edhe në mediat franceze: Biznesmenit iu bllokua një kazino në 2024

12:47 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com