• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

10 kutitë e fundit, PS kryeson zgjedhjet në Kukës me mbi 4 000 vota diferencë

10:44 : 25/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kandidati i PS Albert Halilaj kryeson zgjedhjet në Kukës me një diferencë prej  4 814 votash, teksa mbeten për tu numëruar 10 kutitë e fundit.

Sipas të dhënave nga KQZ, nga 64 qendra votimi të numëruara (74 në total), Albert Halilaj numëron 11 260 vota. Ndërsa rivali i tij Emri Vata, nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” 6 446 vota.

Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama, përmes një postimi në “FB” më herët gjatë ditës, shpalli fitoren duke u shprehur se avantazhi tashmë është i “pakthyeshëm”. Sipas tij, fitorja e PS “flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”.

Drejtuesi politik i PS-së në Kukës Pandeli Majko vlerësoi kandidaturën e socialistëve. “Kjo fitore i dedikohet se pari kandidaturës së mrekullueshme që ky komunitet përzgjodhi, ai është Albert Halilaj. Më pas ka të bëjë me disa gjëra që ky qytet i shpreh pa folur. E ka të veçantë këtë se duhet të jesh i kujdesshëm se duket sikur të përkrah, por mund të ndodhë e kundërta. Kukësi na ka futur në një borxh shumë të thellë”, tha Majko në një deklaratë për gazetarët.

Lexo edhe:

Dëmtohet rruga dhe ujësjellësi, si firma “Trade Minerals Al” po shkatërron infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Kthesë e papritur e motit, zonat malore të Kukësit mbulohen nga dëbora

Përfaqësuesit e opozitës nuk kanë reaguar ende lidhur me rezultatin që shënon një humbje më të thellë se në 14 Maj, kur Safet Gjici i PS fitoi ndaj rivalit të “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati me 2 031 vota diferencë.

Burimi: KQZ

Kuksianët votuan të dielën për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë. Në krahasim me 14 Majin kur u mbajtën zgjedhjet vendore, pjesëmarrja dje ishte më e ulët. Sipas të dhënave paraprake, kutive të votimit i janë drejtuar rreth 4 mijë votues më pak.

Procesi i votimit ishte përgjithësisht i qetë. Përfaqësues të koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’ denoncuan gjatë paradites së të dielës prezencën në disa qendra të votimit të përfaqësuesve të PS që sipas tyre, mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar.

Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit vijnë si pasojë e largimit të Safet Gjicit nga posti i kryebashkiakut, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin. Aktualisht, Gjici ndodhet në burg, nën masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e korrupsionit pasiv. Në pamjet e publikuara, pas konsumimit të marrëdhënies intime me Alma Kaçin (po ashtu e arrestuar për korrupsion aktiv, tashmë nën masën e arrestit shtëpiak), shihet Gjici i cili i premton asaj një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës.

Etiketa: kukeszgjedhjet ne kukes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëmtohet rruga dhe ujësjellësi, si firma “Trade Minerals Al” po shkatërron infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

21:58 : 24/04/2026
AKTUALITET

Kthesë e papritur e motit, zonat malore të Kukësit mbulohen nga dëbora

17:39 : 21/04/2026
AKTUALITET

Digjet makina në Kukës, përfshihen nga flakët edhe dy makinat e parkuara pranë

09:28 : 21/04/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Kukës

14:01 : 19/04/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Kukës, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:17 : 18/04/2026
AKTUALITET

Transport emigrantësh të paligjshëm, arrestohen dy vajza në Morinë

13:01 : 06/04/2026
Para

Shokon Ronaldo: Kristi u dërgon foto të organit gjenital komentuesve, e kam parë vetë

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom