• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

Gjergj Leka, homazh për Arben Dukën me dy këngë të reja

12:42 : 23/09/2023
në KULTURE

Në edicionin e katërt të Festa e Këngës Shqiptare, kantautori Gjergj Leka kujton poetin Arben Duka, duke bërë këngë dy prej poezive të tij më të fuqishme. Poeti u nda nga jeta dy vjet më parë, në moshën 64 vjeçare, duke lënë pas krijimtari të pasur letrare, por edhe si tekstshkrues i disa prej këngëve më të famshme në festivalet e këngës.

Bota krejt lëviz në të vërtetë

O nga urrejtja, o nga dashuria

Dy ndjenjave të fuqishme, i këndonte poeti sa qe gjallë në vargjet e tij, duke i parë si motor i njerëzisë.

Lexo edhe:

Rikthehet Celine Dion, publikon këngën e parë pas shtatë vitesh

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Dy vjet pas ndarjes nga jeta, poezitë e  Arben Dukës  që marrin dimensionin e lirikave të këngëve. Ashtu si njëherë e një kohë, kur vlerësohej me çmime si tekstshkrues në festivalet e këngëve të muzikës së lehtë shqiptare.

Kështu ka vendosur ta kujtojë miku i tij, kantautori Gjergj Leka, në edicionin e katërt të Festa e Këngës Shqiptare. Jo vetëm një përkujtim për poetin që u nda parakohshëm nga jeta, në moshën 64-vjeçare, por një tribut dhe përjetësim përmes dy këngëve të reja.

Ilda Leka, e cila kishte udhëtuar nga Londra për baladën, titulluar “Urrejtje e dashuri”, me muzikë të boshnjakut Amir Karaliç dhe  me vargjet e Dukës.

“Një zemër që s’ka forcën të urrejë,

nuk ka fuqi as të dashurojë!”

Kumbon zëri i këngëtares së re, ndërsa Leka i cilëson poezitë e zgjedhura si ndër më seriozet në krijimtarinë e Arben Dukës.

Këngën e dytë, me tekst të lirikut të poezisë, “Lamtumirë Dashuri”, Gjergj Leka do ta sillte në një duet me Sonila Kurtin, një zë i freskët që vjen nga kantoja lirike te muzika e lehtë. E mësuar më shumë me punën përgatitore si pedagoge e kantos dhe me passkenën, ishte ngulmimi i kantautorit që e ngjiti në skenë për të sjellë një nga kulmimet e netëve të festivalit.

Motivet e poezisë janë po ato: urrejtja dhe dashuria. Ndoshta jo rastësisht Leka i ka zgjedhur nga krijimtaria e poetit, si dy shtylla të natyrës njerëzore, primordiale, të vërteta dhe pa nevojën e artificave dhe hipokrizive që shpesh vesh komunikimin mes individëve.

Urrejtje s’ka-jo rastësisht,

se nuk ka ndodhur veç mes nesh,

një që s’ke dashur marrëzisht,

është e pamundur ta urresh!

Repertori i muzikës së lehtë shqipe pasurohet me dy balada të fuqishme dhe poeti përjetësohet edhe përmes tingujve.

Ndonëse u nda nga jeta para kohe, për shkak të problemeve shëndetësore, Arben Duka ka lënë pas krijimtari të pasur letrare, me mbi pesëdhjetë vëllime poetike. E po ashtu, është autor dhe bashkautor i shumë teksteve të këngëve, që prej vitit 1974.  Përkujtimi në një skenë festivali, si amfiteatri i Flumen Park, në fshatin Ibë, ishte si ta ktheje emrin e tij edhe njëherë në shtëpi.

Mes këngëve të njohura që mbajnë autorësinë e vargjeve të tij është “Çel kjo tokë si Trëndafil”, “Më dhe dritë nga syri yt”,”Ne lindëm në Pranverë”, “Në moshën e rinisë”, “Mes dashurive”, “Çel di gonxhe dashuria”, Zgjohu nga gjumi dallëndyshe”, “Na kujtoni” dhe shumë të tjera. Shumë syresh të vlerësuara me çmimin e madh të festivalit, por edhe çmime të dyta e të treta.

Krijimtarisë së tij, përtej lirizmit në poezi nuk i kishte munguar humori e satira. Pengu më i madh i tij, ishte pikërisht autorësia për tekstet e këngëve, ndërsa në festivalin “Festa e Këngës Shqiptare”.

Dyert e mbyllura të televizionit publik

Gjergj Leka i kishte lënë një vend të veçantë  vargjeve të tij.  Një festival, të cilin kishte vendosur ta pagëzonte si “Mirënjohje”. Mirënjohje për emrat e mëdhenj të artit, që nuk jaë më apo janë lënë në harresë. Emocionues dueti i Lekës me aktoren dhe këngëtaren Justina Aliaj, “Lule t’bukra sjell Pranvera”. Një tribut për një emër të madh të muzikës shqiptare, Mark Kaftalli,  Me nderime kujtoi emra si të Agim Krajkës, Aleksandër Lalos, Tasim Oshafi, Xhavit Ujkani, Enver Shëngjergji, Gjergj Sulioti apo pena të letërsisë si Mojkom Zeqo.

Do të kishte dashur ndoshta ta vlerësonte në një mbrëmje, në atë vend ku edhe zhvillohet festivali i këngës, të cilit Duka i fali mbi 50 tekste: në RTSH.  Gjergj Leka është i mendimit që televizioni publik shqiptar t’i kthehet organizimit të spektakleve me vlera të vërteta dhe nderimit të figurave të mëdha. Por nuk gjeti mbështetje në dyert e televizioni, ndërsa e çoi përpara projektin me pak fonde, diçka më shumë se 1 milionë lek, ndërsa ngjiti në skenë, për tri net, 38 artistë dhe 40 performanca, ku pjesa më e madhe ishin krijime të reja muzikore.

Etiketa: Arben Dukagjergj lekakenge

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Rikthehet Celine Dion, publikon këngën e parë pas shtatë vitesh

18:54 : 20/04/2026
SHOW BIZ

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

15:11 : 12/09/2025
SHOW BIZ

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025
AKTUALITET

Administrata mbush sheshin, PS hap fushatën me valle dhe tallava

12:51 : 12/04/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ Parashqevi Simaku publikon këngë e re, shpërthejnë komentuesit: Nuk kemi fjalë

17:40 : 14/03/2025
SHOW BIZ

Egli i rikthehet muzikës, publikon këngën romantike në bashkëpunim me Kellyn (VIDEO)

19:45 : 13/03/2025
Para

Arrestohet ish-drejtori i burgut të Lushnjës, abuzoi me tenderin për transportin e gardianëve

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş