• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mirel Mërtirin të paguajë Bolinon, Blushin, Fugën”

12:30 : 22/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Erion Veliaj është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës”. Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët.

Lideri demokrat u shpreh se në dosjen e SPAK ekzistojnë mesazhe, emaile, në të cilat kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, urdhëronte pronarin “faktik” të inceneratorëve, Mirel Mërtirin t’i jepte 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, 100 mijë euro Blushit. Berisha tha se lista ka dhe të tjerë, por do të ndalet vetëm në këta emra.

Berisha deklaroi se për Erion Veliajn ka edhe dokumente të tjera që e implikojnë në aferën e inceneratorëve dhe do t’i publikojë sapo t’i ketë në dispozicion.

Berisha: Kam deklaruar para jush këtu dhe kudo, se sipërmarrja e djegësave ka pronar qeveritarë, kurse Zoto dhe Mërtiri janë thjesht pronarë në letra dhe mundet aksionerë në një shkallë të caktuar. Këtë tezë e kam bazuar te njohuritë e mia si ish-kryeministër, sepse aktet e kryera, nuk mund të ndodhin kurrë përveç nga interesa perverse të përvetësimit dhe pasurimit të qeveritarëve. Kurrë, një zyrtar nuk mund t’i lejonte vetes firma të tilla dhe akte të tilla.
Kurrë ndonjëherë, Zoto dhe Mërtiri nuk do mund të arrinin të ndryshonin strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane në bashkinë e Tiranës dhe qarkun e Tiranës, nga strategji e hartuar nga IFC për landfill dhe absolutisht kurrë djegie, siç gënjen pronari i vërtetë i djegësit. Askush nuk mund të zëvendësonte këtë strategji me djegien, përveç Erion Veliajt. Askush tjetër nuk mund të falsifikonte vendime të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, përveç ai që kishte parashikuar që vidhte qindra miionë euro në këtë ndërmarrje. Askush nuk mund të detyronte në kundërshtim me ligjin, me tre polici, të gjithë ndërtuesit dhe qytetarët e Tiranës, që çdo dhe, çdo material interte, t’i depozitonte me detyrim në Sharrë, përkundrejt një pagese, duke vendosur një rrethin të plotë të Tiranës. Askush, përveç Erion Veliajt nuk mund të propozonte bonus 8 përqind për kompaninë e tij të djegësit të Tiranës. Askush nuk mund të merrte përsipër me shkrim se fizibiliteti është i vërtetë, edhe pasi ta kthente pesë herë Ministria e Financave. Askush nuk mund të zotohej që do mbikëqyrte çdo muaj punimet përveç Erion Veliajt. Dhe Erion Veliaj është i lirë.

Çfarë kanë zbulimet e fundit? Zbulimet e fundit faktojnë atë që u kam deklaruar ju në mënyrë të vazhdueshme. Ndërmarrja është e Erion Veliajt. Sot, në dosjen e SPAK ekzistojnë mesazhe, emaile, në të cilat pronari i djegësit që nuk ekziston, Erion Veliaj, urdhëronte Mërtirin t’i jepte 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, 100 mijë euro Blushit. Lista vazhdon, por po ndalem me këta të tre. Pra, ishte ky pronari i parë që urdhëronte se kaq para t’i jepen këtij apo atij. Kjo është e vërteta. Pse e thashë këtë këtu? E thashë këtë së pari në mbështetje të tezës se unë kam shtruar se sipërmarrja nuk mund të jetë kurrë Mërtiri-Zoto. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Mua më kanë thënë edhe përqindjet e aksioneve të Veliajt. Por unë po rezervohem. Këtë njoftim e bëra se po bëhen tentativa për të zhdukur fashikuj në dosjen e SPAK-ut. Nëse aty ka prokurorë të ndershëm, ta kyçin me tre çelësa këtë dokument në kasafortë që fakton në mënyrën më përfundimtare pronësinë e djegësit të Tiranës. Ta kyçin, madje ta shpërndajnë fotokopje.

Lexo edhe:

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

A ju kujtohet ju, a nuk humbën në katastrofën më sekrete të Ministrisë së Brendshme, a nuk u vodhën dosjet e krimit në katastrofë? Përveç kësaj, unë u them se çështja e fashikujve është një problem madhor. Unë e shtrova këtu para jush, por ka të dhëna të tjera se aty ka kriminelë të mirëfilltë, që zhvillojnë veprimtari kriminale në gjirin e SPAK dhe të BKH. Ndaj dhe uroj që të merren të gjitha masat. Këto dokumente kaq të rëndësishme, të cilët tashmë rrëzojnë përfundimisht tezën e myshteriut, se unë kam qenë myshteri i Zotos, thotë hajduti Erion Veliaj. Ndaj dhe, ky zhvillim është pozitiv, por të presim, të vëzhgojmë se çfarë rrjedhje do marrin. Për Erion Veliaj ka edhe dokumente të tjera. Sapo të disponohen, të parët do i merrni vesh ju se unë i sjell ju që publiku t’i marrë vesh përmes medias.

Etiketa: Blushicarlo bollinoErion Veliajfugamirel mertiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025
AKTUALITET

Veliaj i kërkon leje SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve të takohet me monitoruesit e KE

11:26 : 12/11/2025
AKTUALITET

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë me dosjen

08:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën

11:05 : 11/11/2025
Para

Vrasja e Valter Fierzës në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar/ EMRI

TË GJITHA

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja ndaj

22:02 : 14/11/2025

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve të OSHEE

21:55 : 14/11/2025

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

21:44 : 14/11/2025

‘Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

21:30 : 14/11/2025

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

21:22 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com