• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbetje dhe ujëra të zeza në liqen, pamja tjetër e Belshit

14:39 : 21/09/2023
në AKTUALITET

Pak minuta nga qendra e qytezës së Belshit, në lagjen Shkëndijë gjendet liqeni i Mullizit. Liqeni zë disa hektarë, por ndërsa kalon rrugën për bri tij era e keqe të bllokon frymëmarrjen dhe panorama që të rrethon nuk është e një zone me fokus turizmin.

Dy grumbullues mbeturinash mundohen të shkëpusin plastikë apo metale në grumbujt e krijuar buzë liqenit. Ata thonë se mbeturinat vijnë nga banorët e shtëpive përreth, që nuk kanë kosha dhe i hedhin në breg. Ndërkohë ujërat e zeza që derdhen në dy anët e bregut shkaktojnë ndotje që shfaqet nëpërmjet erës së rëndë gjatë stinës së verës.

Myftar Uruçi, një banor i zonës që kullot bagëtitë thotë se vit pas viti liqeni është kthyer në një gropë të madhe septike.

“Kanë ardhur shumë këtu nga bashkia. Do bëhet kështu e do bëhet ashtu, do mbyllet e do mbulohet, por asgjë nuk është bërë. Nuk durohet grahma. Ne jemi më mirë se jemi pak më larg, por këto që janë këtu e dinë si jetojnë”, tha ai.

Belshi, është një prej zonave që tërhoqi investime private dhe publike në dekadën e fundit. Me një pejsazh interesant me thyerjeve të vogla të relievit, bujqësinë, liqenet e shumta dhe detaje arkeologjike që vlejnë të eksplorohen, zona ka një potencial të madh për turizëm. Por menaxhimi i mbetjeve dhe probleme të ngjashme të infrastrukturës, i kanë bërë banorët të dyshojnë mbi suksesin e këtyre investimeve.

Lexo edhe:

Turizëm elitar? Mungesë infrastrukture, plehra, ujëra të zeza, raporti nxin fasadën e Ramës

Fatmir Hanxhari ngul 47 katësh tek Ambasada Amerikane, Dari i Apexit zhduk “Pasqyrat” në Ksamil

I pyetur nga BIRN për situatën në liqenin e Mullizit dhe menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë e Belshit, kryetari i saj Arif Tafani këmbënguli se “Belshi është një nga bashkitë më të pastra në Shqipëri”.

Tafani i vuri fajin personave të papërgjegjshëm për mbetjet e hedhura jashtë koshave. Ai po ashtu tha se kishin hartuar projektin për pastrimin e ujërave të zeza në liqenin e Mullizës.

Mbetjet urbane

Me një vëzhgim në rrugët e Belshit nuk është e vështirë të gjesh kazanë të djegur mbetjesh. Ndërkohë që mbetjet gjatë rrugëve kryesore i sheh ngado jashtë kazanëve.

Myftar Uruçi, banorë i zonës, thotë se në lagje si Shkëndija mungon tërësisht infrastruktura për mbetjet dhe ato përfundojnë në gropa. “Njerëzit nuk i sjellin këtu, por i hedhin nëpër gropa. Ndonjëherë i hedhin këndej dhe i djegin që të mos bëhen shumë. Secili djeg të vetat”, thotë Uruçi.

Njëkohësisht ka denoncime të banorëve të zonës se herë pas here në ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve dhe pranë liqenit që mbledh ujërat e zeza digjen mbetje urbane.

Kryebashkiaku Tafani mohoi një situtaë të tillë. Ndërsa tha se mund të kishte persona të papërgjeshëm që i hidhnin mbetjet jashtë vendeve të caktuara, ai pretendoi se bashkia mbulonte 90 për qind të territorit. “Unë mendoj që kjo është betejë e përditshme kundër ndotësve dhe besoj që do të fitojmë kundër një pakice ende e pandërgjegjshme”, tha Tafani.

Ai këmbënguli se shumica e mbetjeve të hedhura jashtë koshava ishin mbetje organike nga bujqësia dhe tha se ato depozitoheshin nga bashkia për dekompostim.

Megjithatë, Tafani pranoii se kishte probleme. Ai tha se koshat ishin në gjendje të keqe, shumica e tyre ishin blerë prej vitit 2015. Tafani theksoi se kishin plane për të blerë të rinj vitin e ardhshëm.

Në përgjigje të një kërkesë për informacion Bashkia Belsh tha se bënte ndarjen e një pjese të mbetjeve që në burim.

“Bashkia bën një seleksionim paraprak të mbetjeve organike që përpunohen në fushën e kompostimit si dhe seleksionim të mbetjeve të kartonit”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Por nga ana tjetër problemi me ujërat e ndotura nuk duket se ka një zgjidhje të shpejtë, pavarësisht alarmit të ngritur nga banorët.

Bardhyl Staka, një banor i zonës pranë liqenit të Mullizit, tha se gjendja aty është e rrezikshme. “Ky liqen është i rrezikshëm. Nuk përdoret për asgjë. Ka vite që përdoret për ujërat e zeza e sa vjen do bëhet edhe më keq se shtohet sasia”, tha Staka.

Një tjetër banor i kthyer nga emigracioni përkohësisht thotë se kjo është pamja e pasme e Belshit. “Këtu ka vite që përdoret për ujërat e zeza. Era e keqe dhe rruga këtu janë shumë keq. Unë tani jam kthyer pasi nuk jetoj këtu. Nuk di për mbeturinat, por ky liqen është shumë problem”, thotë emigranti.

I pyetur në lidhje me këtë situatë Tafani premtoi se bashkia kishte një projekt dhe po kërkonte financim nga AKUM-i. “Bashkia ka bërë procedurë për hartimin e projektit ” Impianti i pastrimit të ujrave të zeza të qytezës”, e disponojmë këtë projekt, e kemi depozituar pranë AKUM- it dhe shpresojmë në financimin e këtij projekti shumë të domosdoshëm për liqenin Mullizë”, tha Tafani.

Turizimi në ngërç

Bashkia Belsh ka rreth 33 mijë banorë të regjistruar, por bashkia llogarit që aty jetojnë 23,400 banorë dhe ka të regjistruara rreth 500 biznese. Një pjesë e këtyre janë investime që u bënë vitet e fundit me shpresën e një bumi turistik.

Por banorët dhe pronarët e bizneseve të lidhura me turizmin nuk janë edhe aq optimistë për situatën në të cilën ndodhen.

Ardjan Hoxha, pronar i një anije panoramike që bën xhiron e liqenit kryesor të Belshit tha se numri i vizitorëve nuk i arrin pritshmëritë e tyre.

“Tani shikoni disa emigrantë që kanë mbushur sheshin ditë pazari, por në kohë të tjera njerëz nuk ka fare”, tha ai. Vetë Hoxha bën një jetë emigranti. Në pjesën më të madhe të vitit ai punon në Selanik dhe kthehet në Belsh vetëm për sezonin tursitik ose në fundjava.

“Që turistët të vijnë ne nuk mund t’i ofrojmë vetëm panoramën” theksonHoxhai, duke listuar një sërë fushash ku mund të investohej për të rritur mundësitë ekonomike të zonës.

Megjithatë Hoxha nuk është optimist.

“Kush do të punojë në Belsh. Këtu kanë mbetur të moshuar vetëm. S’ka kush punon tokat dhe nëse nuk bashkohen, nëse nuk mekanizohet (bujqësia) dhe të ketë çmime të pranueshme, nuk do ofrojmë asgjë dhe turistët do vijnë një herë e nuk do vijnë më”, thotë ai.

Por plakja prej emigracionit nuk është problemi i vetëm. Lumturi Hysa, një prej administratorëve të strukturave turistike, tha se ndërsa po marrin vlerësime pozitive për hotelin, ushqimin dhe shërbimet e tjera, turistët kërkojnë më tepër se sa mund të sigurohet prej nismave private.

“Përshtypjet e turistëve janë ato që na bëjmë të mendojmë e të përmirësojmë shërbimet, por ka gjëra që nuk janë në dorën tonë”, tha ajo.

Hysa theksoi se turizmi ka nevojë për lehtësira që mund të vijnë vetëm prej qeverisjes si për shembull të ketë banjo publike, parkimi të jetë me një pagesë simbolike dhe që mbetjet të pastohen çdo ditë./ BIRN

Etiketa: BelshiLiqenujëra të zeza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizëm elitar? Mungesë infrastrukture, plehra, ujëra të zeza, raporti nxin fasadën e Ramës

09:36 : 06/04/2025
AKTUALITET

Fatmir Hanxhari ngul 47 katësh tek Ambasada Amerikane, Dari i Apexit zhduk “Pasqyrat” në Ksamil

19:06 : 31/01/2025
AKTUALITET

Turizëm mes plehrave në Golem

08:13 : 06/08/2024
AKTUALITET

Vetëmbytet 50-vjeçari në liqenin e fshatit Grevë

16:28 : 15/07/2024
AKTUALITET

Belsh – Vetëmbytet në liqen 47-vjeçari

09:49 : 01/07/2024
AKTUALITET

Bizneset në Pogradec kundër impianteve të përpunimit të ujërave

22:06 : 19/06/2024
Para

Aksident i trefishtë në Lezhë, 3 të plagosur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com