• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria “noton” në para/ Të ardhurat buxhetore rriten me 460 milionë euro

14:16 : 20/09/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Të ardhurat në buxhetin e shtetit u rritën me 12.9 për qind në tetë muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, falë performancës së fortë të arkëtimeve nga Tatimi mbi Fitimin, Akcizat, Taksat Nacionale dhe veçanërisht kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Të dhënat paraprake nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Gusht, qeveria mblodhi 425.2 miliardë lekë gjithsej nga taksat dhe burimet e tjera të të ardhurave, nga 376.7 miliardë lekë që ishte shifra progresive në Gushtin e një viti më parë.

Rritja prej 48.5 miliardë lekësh ose afro 460 milionë euro konfirmon se ecuria e të ardhurave është në përputhje me programin buxhetor. Për gjithë vitin 2023, qeveria ka programuar të mbledhë 642.6 miliardë lekë të ardhura gjithsej nga 576.8 miliardë që mblodhi vitin e kaluar.

Më shumë sigurime dhe tatim fitimi

Rritja e të ardhurave këtë vit po udhëhiqet veçanërisht nga dy zëra. I pari është ai i kontributeve. Falë rritjes së pagës minimale dhe rritjes së rrogave në tërësi, qeveria është duke mbledhur më shumë para nga kontributet e sigurimeve.

Lexo edhe:

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

Sipas tabelave, deri në fund të gushtit të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore, arritën në 94.8 miliardë lekë ose 14.5 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Në vendin e dytë me rritjen më të madhe renditen të ardhurat që qeveria mbledh nga tatimi mbi fitimin e bizneseve. Të ardhurat nga Tatim Fitimi rezultuan 40.9 miliardë lekë në fund të Gushtit ose 10.9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Ecuria e fortë e tatimit mbi fitimin i dedikohet kryesisht taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë elektrike. Kjo taksë e cila paguhet nga 3 kompani, Statkraft, Ayen dhe Kurum ka sjellë rreth 4.6 miliardë lekë të ardhura në arkën e qeverisë, ndërkohë që kësti i dytë i taksës arkëtohet në tetor.

Ndërsa të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar janë me një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, për shkak të efektit negative që vjen nga forcimi i lekut kundrejt lekut. Baza e TVSH-së janë importet në dogana, të cilat në tetë muajt e parë të vitit ishin 30 miliardë lekë më pak se vitin e kaluar. / Kapitali.al

Etiketa: buxhetekonomiqeveriate ardhurat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

08:13 : 18/11/2025
AKTUALITET

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
AKTUALITET

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025
Para

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, Prokuroria e Posaçme kërkon 13 vite burg për 5 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal

TË GJITHA

PS-PD bien dakord, mocion me debat për situatën me krimin e organizuar në vend

11:32 : 18/11/2025

Kush e vrau Françesk Shkambin, si iu falën 27 vite burg nga administrata Biden?

11:24 : 18/11/2025

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

11:24 : 18/11/2025

PD: Në seancë të mos miratohet paketa fiskale! U hoq mundësia për konsultime me grupet e interesit

11:15 : 18/11/2025

Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës

11:05 : 18/11/2025

Buxheti 2026/ Tabaku ndërpret mbledhjen e Komisionit: Nuk diskutojmë pa ardhur ministrja e Shëndetësisë

11:00 : 18/11/2025

Dosja “SASPAK’, shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj

10:59 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com