• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ekonomia e Kosovës shënon rritje vetëm 2.02%, kritikohet Qeveria

15:22 : 20/09/2023
në RAJONI

Prodhimi i Brendshëm i Kosovës ka shënuar rritje vetëm për 2.02% në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa eksportet e mallrave kanë shënuar rënie rreth 11%.

Prodhimi i Brendshëm i Kosovës ka shënuar rritje reale për 2.02% në tremujorin e dytë të këtij viti.

Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se rënia e eksporteve të mallrave kanë shënuar rënie për rreth 11%.

“PBB-ja në tremujorin e dytë 2023 shënon rritje reale për 2.02%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak. Komponentët e PBB-së sipas metodës së shpenzimeve me rritje ishin eksporti i shërbimeve me 13.62%, importi i mallrave dhe shërbimeve me 6.29%, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 3.96%, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake me 3.68% dhe formimi i bruto kapitalit me 2.04%. Ndërsa, rënie kishte eksporti i mallrave me 10.67%”.

Lexo edhe:

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

Pas këtyre të dhënave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kanë kritikuar Qeverinë Kurti për këtë normë, siç e kanë quajtur ata, të ulët ekonomike.

Sipas tyre, kjo rritje e ulët ekonomike po e degradon çdo ditë e më tepër standardin e jetës së qytetarëve në vend.

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa ka thënë se kjo është norma më e ulët e rritjes ekonomike në dhjetë vitet e fundit.

“Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2023 ishte vetëm 2.02 për qind – norma më e ulët e rritjes në dhjetë vitet e fundit”.

Tutje, ai është shprehur se kjo normë kaq e ulët e rritjes ekonomike kryesisht reflekton kushtet e vështira nëpër të cilat po kalon sektori privat.

“Këto të dhëna tregojnë se kah po shkon ekonomia e vendit dhe me këtë edhe standardi i jetesës së qytetarëve të Kosovës që po degradon çdo ditë e më tepër. Drejtimi që ka marrë ekonomia e vendit që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit ilustrohet qartë nga figura në vijim”, ka përfunduar ai.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka theksuar se rritja ekonomike në vend është më e ulëta ndonjëherë.

Bajrami në një postim në Facebook shkruan se nuk ka dialog me biznese, 42% e buxhetit shkon në subvencione, ndërkaq janë bllokuar investimet kapitale.

“Që 80 ditë vendin e kemi nën sanksione, që tri vite i kanë bllokuar investimet kapitale, nuk ka asnjë politikë fiskale, asnjë reformë për përmirësim të ambientit të biznesit, nuk ka rritje të pagave, 42% e buxhetit shkon në subvencione, vetëm 18% në investime kapitale që nuk arrijnë t’i shpenzojnë, nuk ka bashkëpunim me komuna, nuk ka dialog me biznese, ka korrupsion, ka nepotizëm dhe ka tenderë me negocim.

Dhe ja rezultati 2.02% rritja ekonomike për tremujorin e dytë 2023, më e ulëta ndonjëherë”.

Për profesorin e ekonomisë Nagip Skënderi, qeveria aktuale është duke u ushqyer me propagandë dhe se nuk është duke hartuar politika efikase.

“Kjo qeveri është duke u ushqyer me propagandë ekonomike, pra me disa të dhëna statistikore që nuk përkojnë me realitetin ekonomik që është aktualisht.

Qeveria aktuale nuk është duke prodhuar politika efikase ekonomike, sidomos politika fiskale që janë të qëndrueshme që e stimulojnë prodhimtarinë dhe për të gjeneruar vende të reja të punës”.

Profesori universitar thotë se fuqizimi i sektorit privat duhet bërë nëpërmjet politikave afatgjatë ekonomike, e jo nëpërmjet subvencioneve.

“Të gjenerohen vendet e punës, të fuqizohet sektori privat duke i ofruar përkrahje jo përmes subvencioneve, por përmes politikave ekonomike të cilat kanë një qëndrueshmëri afatgjate, për të gjeneruar vende të reja të punës”./Monitor

Etiketa: ekonomikosoveqeveria kurti

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:45 : 07/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë

17:01 : 05/07/2025
RAJONI

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri Fikrim Damka e mohon

15:43 : 05/07/2025
RAJONI

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

15:12 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

11:54 : 05/07/2025
Para

Shqetësimi i Papa Françeskut: Bota në prag të luftës bërthamore

TË GJITHA

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:45 : 07/07/2025

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

11:34 : 07/07/2025

Turizmi mes kontrasteve

11:28 : 07/07/2025

Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

11:15 : 07/07/2025

EMRI/ Në kërkim nga Italia për drogë, shqiptari kapet në Kroaci pas “spiunimit” nga policia shqiptare

11:12 : 07/07/2025

Drejtimi i paduhur

11:10 : 07/07/2025
Në foto: Kryeministri Edi Rama

Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive më 9 korrik

10:51 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com