• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit

13:58 : 19/09/2023
në AKTUALITET, VETTING

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajluka, pas rekomandimit të ONM-së.

Procesi i vetingut për prokurorin Artur Ismajlukaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Në vendimin e saj, KPK veç konfirimimit në detyrë kërkonte nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë një vlerësim, nëse kishte shkelje disiplinore, për shkak të disa udhëtimeve të tij me persona me precedentë penalë. Në argumentat e tij, gjatë shqyrtimit në seancë publike të KPK, Ismajlukaj tha se udhëtimet ishin të rastësishme.

Në kërkesën e depozituar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vihet re se pikat mbi të cilën realizohet ankesa janë pikërisht udhëtimet e prokurorit me persona me precedentë penalë.

“Komisioneri Publik, bazuar në aktet e administruara në dosje të Komisionit, referuar rrethanave të rezultuara nga kontrolli i figurës, në konsideratë dhe të përmbajtjes së Gjetjes të paraqitur nga Vëzhguesi Ndërkombëtar i çështjes, si dhe Rekomandimit të ONM-së, vendos në vëmendje të Kolegjit se: Nga baza e të dhënave TIMS rezulton e provuar se subjekti i rivlerësimit, ka kaluar kufirin shqiptar me një mjet në pronësi të një shtetasi, i cili  rezulton një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, i shpallur fajtor më në vitit 2016 nga Gjykata e Rimini Ufficio G.I.P- (në Itali), për 5 akuza për shitje të paligjshme të lëndëve narkotike dhe një akuzë për armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me 4 vjet e dy muaj burgim dhe gjobë prej 26.000 euro”, lexohet në një nga argumentat e paraqitura nga Komisoneri Publik. Pjesë e dosjes ishin dhe disa udhëtime të tjera.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

Në fund të argumenteve të paraqitura, Komisioneri Publik në ankesën e saj thekson se “vendimi i Komisionit nuk është në pajtueshmëri të plotë me gjendjen e fakteve dhe provave të administruar në fashikull, për krijimin e bindjes se subjekti i rivlerësimit arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë. Duke ritheksuar se Komisioneri Publik ka detyrimin që të ushtrojë kontroll mbi vendimet e dhëna nga Komisioni, me qëllim që të garantojë mbrojtjen e interesit publik në procesin e rivlerësimit, duke vlerësuar në qoftë se vendimmarrja e Komisionit për konfirmimin ose shkarkimin e subjektit, ose ndërprerjen e procesit të rivlerësimit është marrë në përputhje me ligjin, në përfundim të një hetimi të plotë, mbështetur në faktet dhe provat e administruara për këtë qëllim”, përfundon kërkesa e Komsionerit Publik

Artur Ismajlukaj e nisi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2005. Ai u emërua prokuror në vitin 2014 dhe e ushtroi funksionin fillimisht pranë Prokurorisë së Tropojës dhe më pas në Prokurorinë e Elbasanit.

Etiketa: Artur Ismajlukakomisioneri publikveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
Para

68-vjeçari grek që vrau shqiptarin: Ishte gabimi më i madh i jetës sime

TË GJITHA

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

11:53 : 03/06/2025

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025

Pas tezave të Anglishtes, publikohen edhe ato të Frëngjishtes/ FOTO

11:46 : 03/06/2025

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vrau nënën time, pastaj bëri vetëvrasje para syve të mi

11:35 : 03/06/2025

Kosovë/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik në një bankë

11:29 : 03/06/2025

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com