• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha takim me bizneset në Kukës: Rrethi më i varfër në Europë prej politikave të qeverisë

12:20 : 19/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Kukës, në një takim me përfaqësuesit e bizneseve në Kukës. Berisha në takimin e sotëm shoqërohet nga Emri Vata, kandidati i PD, për kryetar bashkie në Kukës.

Kreu i PD tha se qarku i Kukësit ishtë ndër më të varfrit në Europë, për shkak të politikave të qeverisë ndaj këtij qyteti, ndonëse është i pasur me resurse natyrore dhe ekonomike.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Është kënaqësi të diskutoj me ju problemet themelore të një shoqërie, problemet e biznesit, në prani të kandidatit, kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Kukësit, zotit Emri Vata. Kukësi, banorët e Kukësit dhe të Qarkut të Kukësit, janë sot më të varfrit në Europë. Këtu ne jemi në qarkun më të varfër të Europës. Dhe këtu, ne nuk jemi në qarkun më të varfër të Europës se lumjanët, se kuksianet nuk janë punëtorë. Absolutisht e kundërta është. Këtu nuk jemi në qarkun më të varfër të Europës se ky rreth, kjo trevë nuk ka potenciale dhe resurse ekonomike të mëdha. Kukësi ka resurse natyrore, ekonomike sa për shumë herë banorët. Resurset ekonomike të Kukësit janë një kontribut i madh në ekonominë shqiptare. Por Kukësi është qarku dhe rrethi më i varfër në Europë, për shkak kryekëput të politikave që janë ndjekur ndaj këtij rrethi, ndaj këtij qarku. Pra, nëse sheh vetëm çfarë ka mbi tokë, këtu janë potencialet malore turistike më të mëdha të Shqipërisë, ndër më të mëdhatë në Ballkan. Duke filluar nga Nikaj-Mërturi, duke përfunduar në Peshkopi, në Korab. Por nëse hedh sytë, zhvillimit të këtij sektori, ky sektor për të mos thënë është inekzistent, nuk është më shumë se 10 përqind të të gjithë kapacitetit të tij. Kukësi ka rezerva të mëdha minerale, por si të gjitha rezervat e tjera nëntokësore, ato nuk janë shndërruar dhe nuk shndërrohen në të mira për qytetarët, për banorët e tyre. Keni dëgjuar ju këto ditë të flitet për naftën e Shpiragut. Në mentalitetin dhe psikoligjinë e vjetër, duan ta paraqesin si lugën e artë. E vërteta është se Shpiragu ka naftë dhe e ka sanksionuar Shell që në shpimin e parë në vitin 2012. Edhe tre shpimet e tjera e kanë konfirmuar. Por çfarë presim ne? Me këtë qeveri, asgjë! 25 milion ton krom ka Bulqiza dhe Batra. Të dhëna të kompanive më të mëdha të botës. Çfarë ka në Bulqizë? Një mafie, e cila as që mendon për ata banorë. Qeveria hoqi rentën dhe ata nuk marrin asgjë. Aq sa merrni ju nga uji i hidrocentraleve, aq sa merrni nga minierat e tjera.

Berisha tha se gjithashtu PD do të ndërtojë një politikë për të nxitur me të gjitha mënyrat, zhvillimin e turizmit në të gjitha zonat malore, duke bërë çdo gjë për potencialet minerale të këtyre zonave dhe përpunimin e tyre.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

“Po e përsëris, bëmë një ligj në vitin 2013, ku përjshtuam tetë vite nga taksat të gjithë ata që investojnë në turizmin malor. Në atë kohë dhe në vazhdim, vendosëm të ndërtojmë të gjitha rrugët që të çojnë drejt zonave turistike malore, nga Çajupi deri në Valbonë, Theth e Tamarë. Në mënyrë armiqësore, akti i parë, qeveria e Edi Ramës anuloi atë ligj. Po tani të shkosh të investosh te Kroi i Bardhë, që është një nga zonat më mahnitëse, kostoja e investimit është 50 përqind më e lartë se në Kukës dhe 100 përqind më e lartë se në Durrës. Ne nuk e bëmë për bujari atë ligj, por ata që shkojnë dhe investojnë atje, duhet t’u japësh një kohë të nxjerrin fitimin dhe pas tetë vitesh të paguajnë taksat. U hoq ai ligj dhe u zëvendësua me ligjin e investimeve strategjike, le ta quajmë Ligjin Gjoka, ky bandit që ka marrë titullin e investitorit strategjik në Velipojë. Shumë nga investitorët strategjikë të Ramës janë Pëllumb Gjoka të tjerë, marrin një thes me euro droge, shkojnë dhe marrin 200 mijë, 300 mijë euro. Pëllumb Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë në Velipojë, e vrau të moshuarën 90 vjeç dhe i mori tokën me Edi Ramën. Dhe përjashtohet nga taksat dhe detyrimet dhe ndërton parajsën e tij të tërën mbi drogën, kurse këtu, të gjithia këto mrekulli të vërteta të natyrës, mbeten në një kohë tmerrësisht të ngadaltë, me investime shumë të rralla, pavarësisht se rruga ka shkuar. Por qeveria, në vend që të financojë dhe të subvencionojë investimet, ajo përqendrohet në bllokimin dhe mbytjen e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet për mineralet. E njëjta gjë me taksat. Kukësi, Kruma, Tropoja, duhet të kenë detyrim doganat te tuneli, në Fierzë, në Helshan. Pra, së bashku me zonat kufitare të Kosovës, këto duhet të jenë zona të lira. Pse? Sepse janë më të varfrat! Sepse qeveria duhet ët bëjë gjithçka për rimëkëmbjen e tyre. Këta kanë shpallur një marrëveshje që gjoja do e bënin këtë, por asgjë nuk bënë. Se ky siç e dini ju është i angazhuar në një betejë antikombëtare ndaj Kosovës. Sepse ky, i diskredituar në mbarë botën për aferat e tij, për aferën McGonigal, përpiqet të tundë flamurin e kozmopolitit, me të cilin kërkon të paraqitet si faktor stabiliteti apo paqeje. Po ai është flamur i rreckosur, që nuk ka asnjë vlerë. Ne qëndrojmë në përpjekjen tonë të madhe për zhvillimin e potencialit turistik në të gjithë qarkun e Kukësit, Dibrës dhe të gjithë zonat malore të Shqipërisë. Vendet e tjera jo vetëm që kanë subvencionuar, por kanë paguar banorët që të qëndrojnë aty ku janë. Zvicra u paguan banorët në të gjithë zonat malore. U paguan një shpërblim të përmuajshëm. Në mënyrë që të mbahet turizmi. Pra, ne do ndërtojmë një politikë për të nxitur me të gjitha mënyrat, zhvillimin e turizmit në të gjitha zonat malore. Ne do bëjmë çdo gjë për potencialet dhe përpunimin e tyre. Potencialet minerale të këtyre zonave dhe përpunimin e tyre sa më të mundshëm. Do bëjmë gjë që aq sa ka në profilin e tyre, pemtarinë dhe bujqësinë e blegtorinë, t’i subvencionojmë. Faktikisht ato po shkojnë drejt shkatërrimit.”, tha Berisha.

Etiketa: kukesSali Berishavarferia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

15:04 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Qarkun e Kukësit, KAS rrëzon kërkesën

10:15 : 05/06/2025
Para

Presidentja Osmani takon kancelarin Scholz, zbardhet biseda

TË GJITHA

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

14:39 : 07/06/2025

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

14:30 : 07/06/2025

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com