• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Djali i Blendi Gonxhes fitoi 200 mijë USD pa i deklaruar”/ PD-SPAK: Ç’të bëjë më shumë për ta ndjekur penalisht

11:29 : 16/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

Partia Demokratike ka denoncuar paraditen e sotme një tjetër skandal të anëtarit të rrethit të ngushtë të kryeministrit Rama, Blendi Gonxhes, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, deklaron se djali i Blendi Gonxhes, Dante Gonxhja ka fituar 200 mijë dollarë, kur në regjistrin tregtar nuk deklarohet asgjë.

“Dante Gonxhja person fizik (ish-Rental Cars Albania) (djali i Blendi Gonxhes)

Regjistruar 2014 – objekti: Dhënie automjetesh me qira dhe tregtimi i tyre nuk ka as bilance, as dokumente te tjera ligjore të publikuara.

2016 – 2019, Dante Gonxhja përfitoi pagesa nga Akademia e Shkencave, Aparati i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (3535)/ish Aparati Ministrisë së Punëve të Jashtme (3535), Kuvendi për marrje makinash me qira vlera 6.6 milionë lekë (të vjetra).

Blendi Gonxhja, në deklaratat e pasurisë që ka dorëzuar në ILDKPKI, deklaron se djali i tij ka fituar vetëm në vitin 2015, 38 mijë USD nga kompania fantazmë dhe pa asnjë bilanc.

Nga viti 2015, e në vijim kur Gonxhja nisi punën në bashki si drejtor te Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe deri në vitin 2020 kur kishte bërë kërdinë si drejtor i DPSHTRR, Blendi Gonxhja deklaron në ILDKP rreth 200 mijë USD fitime dhe paga e djalit të tij, Dante Gonxhja, përmes kompanisë që nuk ka asnjë bilanc të publikuar.”- denoncon PD ndër të tjera.

PD kërkon nisjen e hetimeve për Gonxhen.

Partia Demokratike, në emër të qytetarëve të cilët paguajnë paratë për tenderat qindra milionëshe që Blendi Gonxhe menaxhon, pyet SPAK-un: “Çfarë mund të bëjë më tepër se kaq një zyrtar shtetëror për t`u ndjekur penalisht?”.

Deklarata e plotë:

Në datën 30.08.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor lidhi kontratë në nr. 18631/64 prot, me objekt: “Ndërtim i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)”, objekt multifunksional në interes publik, për Shërbimet Qendrore të Transportit Rrugor”, vlera 8.6 MILIARDË LEK (te vjetra dhe me tvsh), kohëzgjatja e kontratës 18 (tetëmbëdhjetë muaj) nga data e fillimit të punimeve sipas grafikut të punimeve. Zbatuesi i punimeve (kontraktori “HASTOÇI” shpk).

Sipas dokumenteve të tenderit, godina do të ketë 6105 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe do të kushtojë 8.2 milionë euro. Pra, rreth 1350 euro për metër katror. Pa asnjë shpenzim për tokën, sepse trualli është i shtetit. Po si përllogariten këto shifra?

A kanë lidhje këto me tregun aktual apo shërbejnë vetëm për t`u vjedhur pavarësisht se ligji shkelet me të dyja këmbët?

A ekzistojnë më institucione ligjzbatuese në këtë vendin tone për të  vlerësuar këto lloj shkeljesh, apo Blendi Gonxhe mund të  vazhdojë i qetë të fryjë fondet e më pas t’i përvetësojë ato pa u shqetësuar (duke qenë se kostot reale të implementimit të  kontratave janë shumë herë më të ulëta) si të ishin trashëgimi personale.

Po çfarë detyrash ka mbajtur së fundmi Blendi Gonxhja?

Nga gushti 2015, Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit.

Nga tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë.

Nga nëntori 2018 e në vijim, Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Aktualisht pronar në:

ALBARENT shpk

Objekti: Dhënia me qira e makinave, motorëve, minibus, autobus, jahte, mjete lundruese etj, si dhe të gjitha llojeve të tjera të mjeteve motorike, personave të tretë. Tregtim, shërbim me qira, me drejtues mjeti, për çdo mjet të lëvizshëm të lejuar për qarkullim, shërbim taksi, shërbim urban, ndërurban, ndërkombëtar, ndërkontinental, etj. Pronar 100% Blendi Gonxhja

Pas vitit 2012 nuk paraqitet asnjë bilanc i deklaruar pranë QKB.

Objekti i kësaj shoqërie tregtare lidhet drejtpërdrejtë me detyrën aktuale që mban Blendi Gonxhe …

2014 – 2023 përfitoi 135 transaksione vlera 198 milionë lekë (të vjetra) kryesisht nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, por edhe Agjencia e Zhvillimit Rajonal nr.2 Tiranë (3535), apo Agjencia Kombëtare e Turizmit, Aparati i Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Si anëtar i rrethit të ngushtë të Ramës, Blendi Gonxhja nuk kishte si t’i shpëtonte bashkë vjedhjes me Integrated Energy BV SPV. Nga 2019 deri 2021 kompania Albarent e Blendi Gonxhes është paguar rregullisht edhe nga koncesionari Integrated Energy Bv Spv për marrje automjetesh me qira kundrejt vlerës 151 milion lekë (të vjetra).

Dante Gonxhja person fizik (ish-Rental Cars Albania) (djali i Blendi Gonxhes)

Regjistruar 2014 – objekti: Dhënie automjetesh me qira dhe tregtimi i tyre nuk ka as bilance, as dokumente te tjera ligjore të publikuara.

2016 – 2019 Dante Gonxhja përfitoi pagesa nga Akademia e Shkencave, Aparati i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (3535)/ish Aparati Ministrisë së Punëve të Jashtme (3535), Kuvendi për marrje makinash me qira vlera 6.6 milionë lekë  (të vjetra)

Blendi Gonxhja, në deklaratat e pasurisë që ka dorëzuar në ILDKPKI, deklaron se djali i tij ka fituar vetëm në vitin 2015, 38 mijë USD nga kompania fantazmë dhe pa asnjë bilanc.

Nga viti 2015, e në vijim kur Gonxhja nisi punën në bashki si drejtor te Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe deri në vitin 2020 kur kishte bërë kërdinë si drejtor i DPSHTRR, Blendi Gonxhja deklaron në ILDKP rreth 200 mijë USD fitime dhe paga e djalit të tij, Dante Gonxhja, përmes kompanisë që nuk ka asnjë bilanc të publikuar.

Si i fitoi djali i Blendi Gonxhes 200 mijë USD kur në regjistrin tregtar nuk deklarohet asgjë? SPAK të hetojë Blendi Gonxhen!

Si përfitues i parave publike nga biznese private, ndërkohë mban detyra shtetërore për tenderat fiktivë, mbulimin e autoshkollave që nuk plotësojnë kriteret, ryshfeti për licencat e transportit, dhënia e disa shërbimeve me koncesion etj., Thonë se disponon 4 veturat luksoze familjare, 32 makinat “Retro” që ka i biri dhe 70 makinat “Tax”-i që jep me qira.

Partia Demokratike në emër të qytetarëve të  cilët paguajnë  paratë  për tenderat qindra milionëshe që Blendi Gonxhe menaxhon pyet SPAK-un:

Çfarë mund të bëjë më tepër se kaq një zyrtar shtetëror për t`u ndjekur penalisht?

Etiketa: Blendi Gonxhjadante gonxhjaEdi RamaKlevis BalliuPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025
AKTUALITET

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

16:51 : 28/06/2025
AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
AKTUALITET

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

10:50 : 28/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025
Para

Vidhen dy makina në Lushnje, në kërkim autorët

TË GJITHA

Sekuestro para 1 muaji/ Bllokohet “Majestic”, SPAK asnjë masë për “Eldemar-in” e Caushollit

12:15 : 29/06/2025

Musk kritikon sërish projektligjin fiskal të Trump: Shkatërron ekonominë e vendit tonë!

12:14 : 29/06/2025

Pogba firmos me Monacon mes lotësh, i rikthehet futbollit pas 2 vitesh mungesë (Video)

12:03 : 29/06/2025

Akuzohet se planifikoi atentatin ku mbeti i vrarë biznesmeni, lirohet nga qelia Erdion Muho

11:50 : 29/06/2025

Dështon për të 38-ën herë përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës

11:48 : 29/06/2025

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025

EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

11:35 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com