• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Llumin në Shqipëri, Rama nuk e lan në New York

08:21 : 14/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama ka numëruar ditët mbrapsht për të pritur momentin që Shqipëria të marrë drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, në atë rrotacion ku secilit shtet anëtar e ka një herë mundësinë për ta drejtuar. Këtë “short rutinë”, Rama po e shet si sukses të qeverisë së tij, edhe pse çedon kaq shumë pasi në këtë “sukses” nëse do ishte i tillë, kishte dorë edhe Ministrja Olta Xhaçka, të cilën e shrakoi më datë 4 të këtij muaji. Por, kjo ka më pak se çdo gjë rëndësi, pasi propaganda boshe nuk është as e vjetër dhe nuk do jetë kurrë e re.

Po çfarë nënvizon Rama se do të flasë në New York? Në një koment të gjatë, ai nxjerr tre çështje, e para si gjithnjë “meritat në arenën ndërkombëtare”, që sipas tij e rendisin Shqipërinë si vend të rëndësishëm që për herë të parë pas 100 vitesh po konsiderohemi “shtet me ndikim”. E dyta flet për reformën në drejtësi dhe e treta diskuton për dialogon Kosovë-Serbi.

Që të trija pikat që Rama veçon se janë “arritje” të vendit, në fakt janë dështimi i tij. Së pari Rama flet për “faktorizim ndërkombëtar” të Shqipërisë. Ne jemi një faktor jo pak i vogël, por faktor kokëçarës për vendet e BE-së dhe SHBA-ve. Jemi tmerri i fqinjëve, sidomos me tonelatat e drogës tonë që në kulmin e qeverisë Rama pushtuan Italinë. Jemi të njohur në arenën ndërkombëtare për raportet që ata sjellin çdo vit për korrupsionin masiv në të gjithë nivelet qeverisëse, aferat me oligarkinë dhe vrasjen e konkurrencës së ndershme të bizneseve.

Jemi të njohur edhe për raportet e zeza të OSBE-ODIHR që ngrenë gjithnjë e më shumë shqetësimin për shitblerje votash, përdorim të administratës publike në zgjedhje për Rilindjen e Ramës dhe angazhimin e frikshëm të botës së krimit gjatë fushatës dhe në ditën e votimit, duke shantazhuar qytetarët. Të gjitha këto janë në raportet që mbesin aty, jo për ca vite, por shekuj me radhë, ku brezat që do të vijnë minimalisht do ndjejnë turp për atë që pushteti po bën sot…

Lexo edhe:

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

Po ashtu jemi të njohur që në prag zgjedhjesh parlamentare mbërrijnë lloj e sorollop ndërkombëtarësh për të paqtuar klasën politike në vend, ku këndezi i madh majë plehut të korrupsionit ndryshon edhe kushtetutën me deputetë të blerë, të shitur dhe përdalë në moralin politik.

Po drejtësia? Po, kjo është pika që sa herë të përmendet nuk kemi vend për mburrje, por ulje të kokës dhe dhimbjes se drejtësia e re është më e vjetër se e vjetra, duke na kthyer kohë më parë ku partia shkruante vendimet gjyqësore, apo edhe se kush duhet të hetohej dhe kush jo. Prokuroria e Posaçme sot po ha disa bashkëpunëtorë të dikurshëm të Ramës të cilët ai i ka lëshuar vetë, duke i çuar prej veshi në dyert e SPAK-ut.

Si pikë të tretë që Rama mburret është ndërhyrja në konfliktin Serbi-Kosovë. Këtu hesapet janë edhe më të rënda se një politikë ditore, interes pushteti, korrupsion, abuzim apo tjetërsim i një pasurie. Raportet politike me Kosovën janë në pikën e saj më të errët. Kur e gjithë bota kritikonte Serbinë se nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Edi Rama. Po, deri në atë pikë arriti, duke bërë avokatin e një djalli që vendosi të shfaqej dukshëm në krah të aleates së përjetshme Rusisë së Putinit. Po ashtu Rama refuzoi Kurtin teksa qeveria atje përballej me dhunën e çmendur të ekstremistëve serbë që lanë të plagosur mbi 60 ushtarë të KOFOR-it.

Rama anuloi mbledhjen që ishte parashikuar me qeverinë e Kosovës dhe më pas bridhte nëpër Prishtinë duke u lutur të takohej me Kurtin, i cili e refuzoi publikisht disa herë. Por këto çmenduri kryeministrore sot kanë një kosto mjaft të rëndë. Aleaten me të madhe pala serbe fatkeqësisht ka qeverinë shqiptare, si në aspektin politik ashtu edhe atë ekonomik. Edhe pse Rama është shprehur se nuk mund të vijojë më “Ballkani i Hapur” në fakt marrëveshjet janë në fuqi. Të trija këto pika që Rama i quan arritje në fakt janë dështimet më të rënda dhe barrë mbi kurrizin e kërrusur të qytetarëve. Sa për fjalimet që do të mbajë në Neë York nuk janë gjë tjetër përveçse tollumbace propagandistike që e kanë rrugën e shkurtër, jo më larg se Tiranë-Borizanë, në fshatin ku në fakt po luhet drama e fundit e tre aktorëve që janë sëbashku: banda kriminale-qeveri-drejtësi.

Etiketa: Edi Ramakeshilli sigurimitNew YorkOKBosbe/odihrspak

Lajme të lidhura

ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

18:32 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
Para

Si rekruton Rusia emigrantë për të luftuar në Ukrainë

TË GJITHA

Gjykata rrëzon Qeverinë: Gazetarët e Panoramës të rikthehen në redaksi, të kthehen dhe sendet personale

16:21 : 12/08/2025

Zjarri në Gramsh/ Nis transportimi me helikopter i të lënduarve drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë

16:16 : 12/08/2025

Egnatia pret në shtëpi Olimpija Ljubljanën, kompanitë e basteve “eliminojnë” rrogozhinasit

16:11 : 12/08/2025

Përkeqësohet situata e zjarrit edhe në Tiranë, evakuohen banorët e dy fshatrave

16:07 : 12/08/2025

Vapa ekstreme, paralajmërojnë mjekët: Rrahjet e zemrës dyfishohen, pini sa më shumë ujë

16:04 : 12/08/2025

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025

Milani bën lëvizjen e radhës në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

15:51 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com