• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autoriteti i Konkurrencës heton ndërmarrjet e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të çimentos

18:17 : 13/09/2023
në AKTUALITET

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetim të thelluar në tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të çimentos.

Sipas vendimit të Komisionit të Konkurrencës, hetimi i thelluar do të marrë në analizë periudhën kohore nga 1 Janari 2019 deri në 31 Mars 2023.

Mbështetur në të dhënat e mbledhura gjatë procedurës së hetimit paraprak, tregu i çimentos gri në Shqipëri është një treg i përbërë nga katër kompani prodhuese që janë: “Antea Cement” SHA, “Elbasan Cement Factory” SHPK, “Fushë Kruja Cement Factory” SHPK dhe ”Colacem Albania” SHPK, si dhe dy ndërmarrje importuese, “Eurotech Cement” SHPK, dhe “Bërdica Cement” SHPK.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, për vitin 2021 ndërmarrja me pjesën më të madhe të tregut, referuar shitjeve brenda vendit, ishte Antea Cement me 45% të tregut, e ndjekur nga Fushë Kruja Cement me 31%, Colacem Albania me rreth 13%.

Ndërmarrja Eurotech Cement për vitin 2021 zinte rreth 8% të tregut ndërsa ndërmarrja Elbasan Cement 6% të sasisë totale të shitur brenda vendit. Për vitin 2021, në treg hyri edhe një ndërmarrje e re importuese, Bërdica Cement, me 1% të tregut.

Lexo edhe:

Përmbytjet “zhysin” bujqësinë, bien eksportet e perimeve dhe frutave

Komision deri në 50 %/ Konkurrenca: Si i rrjep Raiffeisen qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë

Duke iu referuar sasisë totale të importuar, prodhuar dhe eksportuar, sërish për vitin 2021 ndërmarrja me pjesën më të madhe mbetet Antea Cement me 43% të tregut, e ndjekur nga Fushë Kruja Cement me 36% të tregut, Colacem Albania, me 11% të tregut, Elbasan Cement me 5% të tregut dhe Eurotech Cement, me 4% të sasisë totale të tregut të çimentos.

Edhe për periudhën janar — qershor 2022, referuar vetëm shitjeve brenda vendit, ndërmarrja me pjesën më të lartë të tregut ishte sërish Antea Cement me 58%, e ndjekur nga Fushë Kruja Cement, me 15%, Colacem Albania me 13%, Eurotech Cement me 8% dhe Elbasan Cement me 6% të tregut.

Duke iu referuar sasisë totale të importuar, prodhuar dhe eksportuar për periudhën janar — qershor 2022, ndërmarrja me pjesën më të madhe të tregut vazhdon të mbetet Antea Cement me 57%. Ndërmarrja Fushë Kruja Cement zotëronte pjesën prej 19% të tregut, Colacem Albania 12% të tregut, Elbasan Cement 6% të tregut dhe Eurotech Cement Albania 5% të tregut.

Sipas Komisionit të Konkurrencës, pjesa e lartë dhe në rritje (nga 45% në 58% për 6-mujorin 2022) e Antea Cement në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të çimentos është një nga treguesit që dëshmojnë ekzistencën e një ndërmarrjeje me pozitë dominuese në treg. Gjithashtu, ndërmarrja Bërdica Cement zotëron rreth 89% të tregut të importit të çimentos së bardhë.

Një nga kriteret kryesore, që përcaktojnë pozitën dominuese në treg është pjesa e tregut që zënë ndërmarrjet në tregun përkatës.

Gjithashtu, tregu i prodhimit të çimentos në Shqipëri ka barriera ligjore në hyrje të tilla si vështirësitë e marrjes së lejeve përkatëse minerare për shfrytëzimin e mineraleve ndërtimore të cilët përdoren si lëndë e parë për prodhimin e çimentos, lejet mjedisore për instalimet e tyre të cilat mund të ndikojnë në shkarkimet dhe ndotjen etj., si dhe barriera ekonomike në formën e investimeve të larta në fabrikat e prodhimit të çimentos.

Referuar të dhënave ekonomike të ndërmarrjeve nën hetim rezulton se për vitin 2021 ndërmarrjet prodhuese dhe importuese të çimentos kanë një normë fitimi nga -0.7% në 11.2%. Ndërmarrja Elbasan Cement Factory rezulton me humbje, ndërsa Antea Cement SHA është ndërmarrja me fitimin më të lartë për vitin 2021.

Në përfundim të analizës, duke marrë parasysh pjesën e tregut të ndërmarrjes Antea Cement, barrierat për hyrjen në treg, fuqinë ekonomike dhe financiare të ndërmarrjes, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 9121/2003, ndërmarrja Antea Cement është vlerësuar si ndërmarrje me pozitë dominuese në tregun e shitjes me shumicë të çimentos.

Megjithatë, Komisioni i Konkurrencës vlerëson se në tregun e shitjes me shumicë të cimentos operojnë edhe ndërmarje të tjera me pjesë tregu të konsiderueshme, si Fushë Kruja Cement Factory, çka bën që të këtë konkurrencë potenciale.

Gjithashtu një ndërmarrje me pjesë të madhe tregu nuk mund të veprojë e pavarur nga klientët që zotërojnë fuqi të mjaftueshme tregu, sepse klientët kanë mundësi për të kaluar drejt furnizuesve të tjerë konkurrentë.

Tregu i importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të çimentos gri, ndahet në nëntregje sipas produkteve: nëntregu i prodhimit dhe shitjes me shumicë të produktit çimento 32.5 e paketuar me thase; nëntregu i prodhimit dhe shitjes me shumicë të produktit çimento 42.5 e paketuar me thasë; nëntregu i prodhimit dhe shitjes me shumicë të produktit çimento 42.5 rifuxho.

Për analizimin e sjelljes së ndërmarrjeve janë analizuar faturat e shitjes dhe blerjes së të gjitha ndërmarrjeve të cilat ushtrojnë aktivitet në këtü treg për të parë nëse ka elemente të kufizimit të konkurrencës si pasojë e marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet ndërmarrjeve, si çmime të fiksuara, ndarje e tregjeve etj, duke marrë në analizë çmimet mesatare mujore të prodüktit çimento me thasë 32.5, çimento me thasë 42.5 dhe çimento rifuxho 42.5 për të gjitha ndërmarrjet nen hetim.

Nga analizimi i çmimeve mesatare mujore te ndërmarrjeve të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të prodüktit çimento vërehet se të gjitha ndërmarrjet në muajin mars të vitit 2022 kanë rritur çmimin e shitjes për të gjitha produktet në të njëjtën masë të konsiderueshme dhe masa e ndryshimit që ka pësuar çmimi i shitjes për secilën ndërmarrje është realizuar në të njëjtën periudhë.

Duke iu referuar çmimeve mesatare mujore të aplikuara nga ndërmarrjet për produktin çimento 32.5 me thasë verehet se ritmi i ndryshimit të çmimeve të ndërmarrjeve është i njëjtë për të gjithë periudhën, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme në periudhën mars — qershor 2022 dhe trendi i rritjes së çmimit të aplikuar nga ndërmarrjet është i njëjtë.

Nga analizimi i çmimeve mesatare mujore të aplikuara nga ndërmarrjet për produktin çimento 42.5, rifuxho vërehet se ritmi i ndryshimit të çmimeve të ndërmarrjeve është i njëjtë për të gjithë periudhën, duke aritur një rritje të konsiderueshme për të gjitha ndëmarrjet nën hetim e cila varion nga 40% deri në 60%.

Ndërmarrja Antea Cement SHA aplikon çmime më të larta shitje për produktin çimento 42.5 rifuxho sesa ndërmarrjet e tjera në tregun përkatës, si dhe gjatë periudhës janar qershor 2022 masa e rritjes së çmimit të shitjes është më e madhe se konkurrentët e tjerë në treg.

Nga analiza e çmimeve të shitjes vërehet se ritmi i ndryshimit te çmimeve të ndërmarrjeve është i njëjtë për të gjithë periudhën, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme në periudhën mars — qershor 2022 dhe trendi i rritjes së çmimit të aplikuar nga ndërmarrjet është i njëjtë, sjellje e cila bie në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtën e konkurrencës.

Mbështetur në analizn e tregut të prodhimit dhe shitjes së produktit çimento, Komisioni i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se, nga vlerësimi i sjelljes së ndërmarrjeve në treg, vërehen elementë të cilët mund të përbëjnë shkelje të konkurrencës në kuptim të nenit 4 dhe 9 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, me pasoja për konkurrencën në treg. Për këtë arsye, është hapur procedura e hetimit të thelluar dhe pritet që raporti i hetimi t’i paraqitet Komisionit të Konkurrencës brenda muajit shtator./ MONITOR

Etiketa: autoriteti i konkurrencesçimentoprodhimitregtimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmbytjet “zhysin” bujqësinë, bien eksportet e perimeve dhe frutave

19:02 : 19/05/2026
AKTUALITET

Komision deri në 50 %/ Konkurrenca: Si i rrjep Raiffeisen qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë

15:04 : 05/05/2026
AKTUALITET

Pozita dominuese e Philip Morris, Konkurrenca hap hetim për tregun e cigareve

10:17 : 05/05/2026
AKTUALITET

Konkurrenca hap hetim për tregun e sigurimeve: Fokusi te TPL dhe Kartoni Jeshil

17:09 : 17/03/2026
AKTUALITET

Buka nga 120 në 150 lekë, Konkurrenca nis monitorimin e tregut në Korçë

12:05 : 05/03/2026
AKTUALITET

Makutëri deri në palcë! Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190 mijë € të Bankers Petroleum

21:19 : 30/01/2026
Para

Formacionet zyrtare/ Dinamo dhe Kukësi kërkojnë pikët e para, ja si rreshtohen skuadrat

TË GJITHA

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

20:01 : 24/06/2026

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026

Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

19:39 : 24/06/2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:17 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş