• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Dinamoja e madhe e Tiranës dhe hibridi mashtrues i babëzisë i quajtur City!

15:26 : 08/09/2023
në BOLD BLOG, SPORT

Nga Jeton Selimi

Ishte 15 janar i vitit 2018 kur shkoj në një konferencë të përbashkët të dy personazheve më jetëgjatë në karriget përkatëse në epokën e Shqipërisë së re pluraliste, Armando Dukës dhe Edi Ramës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kryeministri i vendit do të përuronin nisjen e punimeve për investimin më të madh sportiv në vend pas “Arenës Kombëtare”, atë që quhet sot “Shtëpia e Futbollit”.

Si në çdo rast tjetër që ju ka rastisur në gjëmat e rënda, edhe ai mëngjes ishte i errët me shi e erë. Themelet e së ashtuquajturës “Shtëpi e Futbollit” po ngriheshin mbi eshtrat e shkërrmoqura të Dinamos. Skuadra 18 herë kampione po shikonte t’i grabitej struktura më mbresëlënëse e ndërtuar ndonjëherë në futbollin tonë, kompleksi sportiv, që në sallonin e tij kishte të renditur dhjetëra e dhjetëra trofe të fituar ndër vite nga shumësportëshi blu i kryeqytetit.

Për Dinamon, të mbetur fatkeqësisht jetime në mbështetje nga lart, kjo ishte grabitja e dytë pas stadiumit “Dinamo” dhe, sikundër herën e parë, ata që kishin vulosur dhe ishin prezentë në këtë konferencë po zbardhnin dhëmbët. Përveç njërit, që duhej të qëndronte në rresht të parë për shkak të pozicionit të tij në KE të FSHF-së, por kishte zgjerdhur skajin më të largët. Mujo Targaj ishte i zymtë dhe nxintë në fytyrë. Qëndronte duarkryq dhe shikonte gjatë gjithë kohës godinën qëndrore të kompleksit, atë që shumë shpejt do të rrafshohej përtokë. Ndërkohë, dy karrierëgjatët vijonin buzëqeshjet hipokrite, shtrëngimet e duarve dhe premtimet e stërfryra që bëhen zakonisht në këto raste. Dënuan me vdekje Dinamon. Vulosën me dy buzëqeshje çdo gjë.

Dinamo, që lëngonte në Kategorinë e Parë prej pesë sezonesh, nuk bëri zë. Ata “dinamovitë” prezentë në konferncë u bashkoheshin duke zgërdhirë me hipokrizi buzëqeshjeve hipokrite të shefave të mëdhenj.

Lexo edhe:

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

Por nëse mendoja se më keq se kaq nuk kishte ku të shkonte për Dinamon, gabohesha rëndë. Vetëm pak ditë më parë ai që duhej të ishte shpëtimtari i emrit të madh dhe logës së rëndësishme të futbollit tonë, bëri krejt të kundërtën. E çon në Durrës, ndryshon logon, ngjyrat dhe vitin e themelimit. Për mua, ky është një hibrid mashtrues. Nuk ka asnjë lidhje me Dinamon e madhe të Tiranës, i ka vjedhur vetëm të drejtën për të garuar në Kategorinë Superiore dhe ka lënë pas çdo gjë tjetër, historinë, traditën, simbolin dhe ngjyrat.

Ata që duan futbollin duan Dinamon, rivalët duan Dinamon, tifozët duan Dinamon. Sahanlëpirësit dhe matrapazët duan Cityn. Për habi e do edhe padroni i futbollit në vend, për habi e dashka edhe sheiku i Mançester Sitit…

Etiketa: armand dukaDinamoEdi Ramatirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
Para

Shqipëria sërish në "luftë" me Covid-19! Çdo javë regjistrohen 500 raste të reja, rriten shtrimet në spital

TË GJITHA

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

15:11 : 01/11/2025

Nga maskat te besëtytnitë, teologu zbulon rrënjët fetare të Halloween-it

14:56 : 01/11/2025

Lëvizje e mistershme e Musk në SpaceX, a planifikon një shitje masive të Bitcoin?

14:46 : 01/11/2025

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025

Prapësi me punët e Zotit!!!

14:21 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com