• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fjalimi që mungoi në Asamblenë e Partisë Socialiste

16:39 : 07/09/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

I nderuar Kryetar,

të nderuar anëtarë;

Ndërsa Kryetari, ndër të tjera tha se “unë nuk jam diktator e as autokrat”, edhe pse ka plot 10 vjet që merr vendime të cilat i ka diskutuar sic thotë me një grup njerëzish , pra vetëm me barkun e tij të Shën Mërisë, ku druaj të ketë mbetur ndonjë socialist, më erdhën në mend vargjet:

“Nuk jam unë Diktator,

s’ju detyroj me zor!”

Lexo edhe:

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

“PS kapak i krimit dhe i pushtetit”/ Goxhaj: Jemi diktaturë hidride

Po e them që në fillim; bashkohem me ju zoti Kryetar. Po, ju nuk jeni diktator i llojit tradicional nga ata të shumtit e shkuar. Por, ju jeni diktator i një lloji tjetër. Diktati juaj për shumicën në ketë sallë është i qartë dhe i dukshëm si djersa në ballin tuaj , edhe ju e ushtroni mjeshtërisht atë me anë te propagandës, dhe ne operojmë nën pushtetin e propagandës tuaj .

Ju e dini mirë për çfarë po flas, por më lejoni ta sqaroj për njerëzit e thjeshtë, që njohin si diktatorë vetëm ata që vrasin e presin si dikur Enveri që burgosi e vrau me mijëra të pafajshëm.

Jo, diktatorët modernë të shekullit të 21-të, ku dukshëm e pa asnjë dyshim një model par exelence jeni ju, nuk drejtojnë me anë të frikës por më anë të shtrembërimit të vazhdueshëm të realitetit.

Diktatorët e propagandës nuk kanë ideologji dhe mund të bashkëpunojnë me këdo nëse kjo i shërben mbijetesës së tyre.

Do të duheshin netë dimri për t’i zënë në gojë bashkëpunëtorët politikë me të cilët na ndante jo vetëm ideologjia por edhe qëllimet për të cilat erdhëm në pushtet. Por sot është fillim vjeshte e në ketë sallë bën shumë vapë, për t’ja filluar.

Diktatorët e shekullit tonë falimentojnë opozitën, blejnë mediat e shoqërinë civile duke sfumuar kështu çdo lloj opozitë nga sfera publike.

Ndryshe nga diktatorët e dikurshëm të frikës, diktatorët e sotëm të propagandës bojatisin imazhin e tyre duke përdorur konceptet e pëlqyera të kompetencës, paqes dhe prosperitetit. Për të na bindur për kompetencën e prurjeve të reja në parti ju nuk reshtët së qëmtuari gjeni librash, kursantë Harvardi, e yje të tjerë galaktikash të panjohura, që vetëm ju ua njihnit vlerat, ne kundërshtim të plotë me fjalët tuaja kur erdhët në krye të partisë . Dikur na premtonit se:

“Unë s’jam as sot, po s’do të jem as nesër si kryetar partie, njeriu që mendon se i takon çelësi i portave të forumeve të Partisë Socialiste ku njerëzit, sipas bindjes sime të palëkundur, duhet të hyjnë apo të mos hyjnë, jo sepse kryetari u hap apo nuk u hap derën, por sepse votohen ose nuk votohen dhe kaq”.

Por, qysh se kemi ardhur në pushtet, kemi asfiksuar garën dhe zgjedhjet brenda partisë.

Sot asnjë zyrtar shtetëror përfaqësues i partisë nuk votohet paraprakisht nga strukturat e saj; asnjë përfaqësues politik duke nisur nga kryetari i organizatës socialiste e deri të kryetari i partisë së rrethit nuk votohet por emërohen. Por nuk u ndalëm këtu . Të njëjtën qasje pa garë aplikuam në ekonomi edhe me meritokracinë në shoqëri.

Diktatorët e propagandës janë të obsesuar pas sondazheve të opinionit publik, si puna e Këshillimit me anë të së cilit legalizuam hashashin duke i veshur një politike shumë të kontestueshme ndër nesh kostumin e miratimit popullor.

Ju me të drejtë folët gjatë për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Padyshim që ju keni luajtur një rol qendror këtu.

Për të fituar miratimin brenda komunitetit ndërkombëtar dhe për të konsoliduar imazhin tuaj brenda vendit, ju keni punuar pa pushim me elitat perëndimore, keni operuar me shumë ish-zyrtarë të njohur perëndimorë, dhe keni financuar media për të ndryshuar dhe përcaktuar narrativen e tyre, Çfarë nuk blihet me para, blihet me më shumë para.

E pra, çelësi i regjimit tuaj është manipulimi i informacionit edhe shtrembërimi të vërtetës.

Për të ruajtur pushtetin tuaj , ju kërkoni që ne të parët, e mandej qytetarët të besojnë në mënyrë racionale por të gabuar se hija e fajit për çfarë ka ndodhur e që endet në këtë sallë si shpirti që kërkon një trup të mishërohet, nuk ka lidhje me ju. Por më lejoni t’ju them që këto individë nuk kane lidhje as me ne, sepse nuk janë përcaktuar nga ne për të përfaqësuar vullnetin e forcës tonë politike .

Po Ju nuk jeni diktator edhe nuk detyroni njeri me zor, por ju doni me doemos të na bindni dhe këtë e betë me ngulm edhe sot, se perceptimet janë reale ndërsa e vërteta jo.

Edhe e fundit por jo nga rëndësia; dëshiroj t’ju uroj ministrave të rinj e të vjetër suksese në detyrë, por mos harroni se revolucioni ka mbaruar, juve ju mbetet të sistemoni vetëm pasojat.

Të hidhura këto rreshta e di , por ilaçet e hidhura shërojnë , jo karamelet e ëmbla !

…………………….

Etiketa: asambleja e osEdi Ramaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

15:21 : 30/05/2025
AKTUALITET

“PS kapak i krimit dhe i pushtetit”/ Goxhaj: Jemi diktaturë hidride

10:28 : 30/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025
AKTUALITET

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

22:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike

22:00 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Nuk i jep ndonjë bonus Ramës”, Andi Bushati analizon urimin e ambasadës së SHBA për zgjedhjet

21:41 : 29/05/2025
Para

Shteti privat (shembulli i godinës 6.8 milion euro që tenderoi Gonxhja)

TË GJITHA

Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre

10:26 : 31/05/2025

EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij

10:13 : 31/05/2025

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

09:58 : 31/05/2025

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

09:45 : 31/05/2025

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025

Frederik Ndoci eliminohet nga “Ferma VIP”, ja kë zgjodhi si kryefermer

09:11 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com