• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sigurimi privat i shëndetit mbulon vetëm 1.3% të shpenzimeve shëndetësore të familjeve shqiptare

15:03 : 06/09/2023
në AKTUALITET

Sigurimi privat i shëndetit është i vetmi ndër produktet e sigurimit në rënie për këtë vit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për shtatë muajt e parë të vitit 2023, primet e shkruara bruto në sigurimin e sëmundjeve kishin vlerën e 507 milionë lekëve, në rënie me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe vitin e kaluar ky produkt kishte shfaqur një ecuri të zbehtë, me një rritje vjetore të primeve prej 3.7%, ndër më të ulëtat në tregun e sigurimeve për vitin e kaluar.

Drejtuesit e kompanive të sigurimit e shpjegojnë ecurinë e dobët të këtij segmenti të tregut me disë faktorë.

Sipas tyre, modeli i financimit publik të shëndetësisë që ndjek Shqipëria nuk e favorizon shumë zhvillimin e tregut privat të sigurimit të shëndetit. Siguruesit mendojnë se, për sa kohë shqiptarëve u premtohet shëndetësi falas, ato nuk do të jenë të nxitur të blejnë sigurim privat, për të siguruar marrjen e shërbimit shëndetësor me standarde më të larta.

Duke iu referuar anketës së buxhetit të familjeve të INSTAT, për vitin 2021 (viti më i fundit i disponueshëm në statistika) shqiptarët shpenzuan afërsisht 42 miliardë lekë për shëndetin. Një shumë e tillë përbënte 5.4% të buxhetit mesatar të familjeve shqiptare.

Lexo edhe:

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara

Megjithëse në teori skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore duhet të ofrojë mbulim të plotë shëndetësor ose “shëndetësi falas”, në praktikë familjet shqiptare vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha nga xhepi i tyre për shëndetin. Deri tani, sigurimi privat nuk po rezulton dot si zgjidhje e suksesshme për këtë problem.

Gjithmonë për vitin 2021, kompanitë e sigurimit paguan 532 milionë lekë dëme në produktin e sigurimit të shëndetit. Kjo shumë përfaqëson më pak se 1.3% të shpenzimeve të përgjithshme të familjeve shqiptare për shëndetin. Një raport i tillë tregon qartë shkallën shumë të ulët të mbulimit me sigurime shëndetësore private.

Një problem tjetër, sipas burimeve, është edhe rritja e çmimeve të shërbimeve shëndetësore private, sidomos në të atyre spitalore. Rritja e çmimeve ushtron presione edhe mbi primet, që në vitet e fundit kanë shfaqur një tendencë drejt shtrenjtimit, edhe për t’iu përgjigjur shtrenjtimit të çmimeve të spitaleve private.

Të dhënat e Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare nuk ofrojnë informacion të veçantë për produktin e sigurimit të shëndetit, megjithatë, ato tregojnë se bilanci i llogarisë teknike për produktet e shëndetit dhe aksidenteve në përgjithësi gjatë viteve të fundit ka qenë pozitiv.

Rezultati financiar si diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve nga këto produkte vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 107 milionë lekëve, niveli më i lartë i pesë viteve të fundit. Raporti dëme/prime neto rezultoi në nivelin 46.71% (50.39% në 2021), ndërsa raporti i kombinuar i dëmeve dhe shpenzimeve të tjera me primet rezultoi 93.15% (nga 98.24% në 2021)./E.Shehu / MONITOR

Etiketa: familjeshendetishqiptareSigurimi privat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

12:51 : 01/07/2026
AKTUALITET

Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara

17:12 : 29/06/2026
AKTUALITET

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

20:34 : 26/06/2026
AKTUALITET

51 mijë paund cash dhe kanabis, dënohet çifti shqiptar në Britani /EMRAT

13:48 : 26/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Itali, polici humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve

16:24 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
Para

Bardhi: Bashkimi me Berishën hapi politik më pozitiv

TË GJITHA

Mjekja i del përballë Ramës: Informohu para se të akuzosh bluzat e bardha

21:05 : 04/07/2026

“Diktatori i fundit”, qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës

20:55 : 04/07/2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

20:39 : 04/07/2026

Denoncimi i emigrantit nga Mynihu: Na kanë intimiduar që të mos marrim pjesë në protestë

20:22 : 04/07/2026

“Edhe 100 vite… në burg”, protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni

20:06 : 04/07/2026

Mes lekëve dhe protestave, Rama për median gjermane: S’mund t’u them jo 4 miliardëve

19:53 : 04/07/2026

Lamallari ‘në gjurmët’ e Ramës, kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli

19:35 : 04/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobeten çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetultrabetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetPerabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom girişbetistbetcio