• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rreziku ndaj Covid-19/ Ekspertët: Të nisë rivaksinimi për pacientët kronikë dhe fëmijët

13:26 : 06/09/2023
në AKTUALITET, SHENDETI

Me mbarimin e sezonit të verës dhe hyrjen e vjeshtës, ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë shtim të kujdesit ndaj Covid-19, i cili ka rritur qarkullimin me daljen dhe të nënvarianteve të reja. Të gjithë pacientët kronikë që mbartin një ose më shumë sëmundje dhe fëmijët, në prag të sezonit të dimrit duhet të vaksinohen me një dozë vaksine për mbrojtjen nga Covid.

Kështu rekomandojnë ekspertët e shëndetit publik, të cilët shtojnë se ministria e Shëndetësisë duhet të marrë masa që krahas vaksinës antigrip, duhet të nisë dhe aplikimi i një doze për kategoritë më vulnerabël ndaj koronavirusit.

Në një intervistë për Gazetasi.al, imunologu Genc Sulçebe thotë se mbrojtja nga vaksinat anticovid zgjat vetëm 6 muaj ndaj pacientë të moshës 60-vjeç e lart që vuajnë nga sëmundje kronike duhet patjetër të vaksinohen me një dozë.

Sipas tij, nga vaksinimi nuk duhen përjashtuar fëmijët 0-14-vjeç. Sulçebe tha se nga të dhënat ka rezultuar se janë prekur nga Covid-19 edhe foshnja nën 3 muaj, ndaj nevojitet një plan masash para nisjes së sezonit dimëror.

Studimi më i fundit që kemi kryer mbi imunitetin ndaj Covid-19 është ai i dhjetorit 2022 ku ka rezultuar se 94 për qind e të rriturve kane mbrojtje imunitare ndaj Covid-19. Kjo shifër lidhet me kryerjen e vaksinimit, por dhe me riinfektimet nga Covid, të cilat kanë rritur numrin e antitrupave në organizëm. Kurse tek fëmijët, mbrojtja imunitare regjistrohet në nivelin 80 për qind.

Lexo edhe:

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

Nga studimi që kemi kryer në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, kemi dalë në përfundim që nisja e sezonit të vjeshtës duhet të shënojë dhe rifillimin e vaksinimit. Sipas rekomandimeve të OBSH, në prag të dimrit duhet të kryejnë një dozë vaksine anticovid DISA kategori pacientësh (6 për qind e qytetarëve pa mbrojtje imunitare) që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si hipertension, diabet, kardiakë, insuficencë renale dhe respiratore si dhe pacientë obezë. Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e saj duhet të bëjnë gati terrenin për aplikimin e dy dozave të vaksinës përpara nisjes së stinës së dimrit, kur dihet se shtohen qarkullimet e viruseve në ajër.

Po ashtu, ne rekomandojmë kryerje të një doze vaksine anticovid tek fëmijët nën 12 vjeç pasi nga të dhënat që kemi mbledhur, janë konstatuar raste të prekjes nga covid dhe tek foshnjat nën 2 muaj. Me nisjen e vitit të ri shkollor, fëmijët e pavaksinuar janë burim infeksioni duke sjellë apo përçuar sëmundjen nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas.

Arsyeja e rekomandimit të vaksinimit ka të bëjë me faktin se mbrojtja nga vaksina zgjat deri në 6 muaj dhe shumë prej pacientëve kronikë, janë të ekspozuar nga viruset. Së pari, për vaksinimin e ulët të vaksinës, situata është alarmante në mbarë botën. Janë prindërit më së shumti që pengojnë kryerjen e vaksinës por vlen të theksohet, se në kushtet e qarkullimit të shtuar të covid, mbrojtja imunitare është emergjente. I takon strukturave të shëndetit publik, që përmes fushatave ndërgjegjësuese, të rritin numrin e të vaksinuarve, pasi të kuptohet se për kategori të veçanta, është shumë e nevojshme./GazetaSi

Etiketa: COVID 19eksperte

Lajme të lidhura

BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
SHENDETI

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
Para

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin Pogradec-Korçë, arrestohet 51-vjeçari

TË GJITHA

Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati: Do vazhdojmë me kërkesën për zëvendësim mase

11:36 : 08/09/2025

Shkodër/ Masakër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, në shënjestër anëtari i Bajrave, prangoset autori

11:23 : 08/09/2025

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

10:48 : 08/09/2025

VIDEO/ Momenti kur Policia rrethon dhe kap autorin e masakrës në Shkodër, anëtar i grupeve kriminale

10:41 : 08/09/2025

Masakra në Shkodër/ Reagon Policia: Ja kush janë viktimat dhe të plagosurit, arrestuam autorin (EMRAT)

10:26 : 08/09/2025
Në foto: Motori i përdoru nga autori

EMRI/ Ky është autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, si u kap nga Policia

10:10 : 08/09/2025

EMRI/ Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë dhe truproja i anëtarit të Bajrave

09:56 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com