• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tryeza e përbashkët, Berisha falenderon Bardhin dhe e fton nesër në …

13:25 : 05/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën e përbashkët me deputetët opozitar, kreu i PD-së, Sali Berisha ka falenderuar Gazment Bardhi për thirrjen e këtij takimi, për daljen me një axhendë të përbashkët të opozitës për sesionin e ri parlamentar.

Berisha u shpreh se takimi i sotëm është mesazhi më i duhur që iu dërgojnë mbi 600 mijë qytetarëve, që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite qendruan si idealistë dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit. Ai shtoi më tej se duhet të bëjnë gjithçka që vendi të ketë një kod zgjedhor që të japë zgjedhjet më të drejta të mundshme për qytetarët shqiptarë.

Berisha i ftoi të gjithë deputetë e pranishëm në sallë që ditën e nesërme të jenë prezent dhe në prezantimin e farsës elektorale të 14 Majit.

Lideri demokrat deklaroi se duhet të kenë edhe takime të tjera, teksa u bëri ftesë për të qenë të pranishëm, edhe deputetëver të Partisë së Lirisë dhe Shpëtim idrizit.

Sali Berisha: Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht z.Bardhi dhe të gjiithë ata të cilët mendojnë se në një moment shumë të rëndësishëm të jetës politike u angazhuan për thirrjen dhe mbajtjen e këtij takimi të shumëpritur nga populli i përçmuar opozitar.

Lexo edhe:

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

Ju falënderoj të gjithë sot ju të gjithë jeni këtu dhe shpreh bindjen se në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, misioni i opozitës shqiptare është më i vështiri që ajo ka patur në 32 vite, por njëkohësisht është më vendimtari. Ne ulemi këtu me mandat deputeti, dhe jemi kaq dhe të tjerë që nuk janë këtu, por në fund të fundit nuk do të harrojmë kurrë se ne, apo mandatet tona janë marrë në një terren në të cilin qeveria ka diktuar në të gjitha mënyrat vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Ka krijuar një relacion fatal, në të cilin krimi shndërrohet në vota dhe vota shndërrohet në krim. Ky relacion është shndërruar në faktor pothuajse përcaktues të spastrimit etnik të Shqipërisë, sa kurrë në historinë e saj. Nga ky rreth vicioz nuk ka asnjë mekanizëm tjetër daljeje, përveçse përgjegjësive të opozitës, se në rast se e sheh dhe analizon këtë rreth vicioz, padiskutim që ka vend për fatalitet, por opozita nuk është ajo që kurrë mund të pranojë të bjerë në fatalitet, është ajo që ka detyrën, ka misionin ligjor dhe moral të japë zgjidhje, të krijojë dhe ngjallë shpresën.

Dhe unë mendoj se ky takimi ynë i sotëm është mesazhi më i duhur që ne iu dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve, që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite qendruan si idealistë dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit. Nuk është se është një mision i lehtë, është një mision shumë i vështirë. Është një mision i vështirë sepse Edi Rama ka krijuar mekanizmat kriminale të grabitjes së mandateve, dhe është në bindjen time më të thellë se vetëm një protestë e qendrueshme popullore mund t’i jape vendin atij. Por kjo nuk mund të jetë armë e vetme e opozitës. Opozita në vlerësimin tim, ka dhe duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë.

Në radhë të parë në parlament, cili i drejtohet në mënyrën më staliniste që është drejtuar në 32 vite, por megjithatë ne duhet të bëjmë gjithçka për një bashkërendim, dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë për të nxjerrë në shesh të vërtetën e atij regjimi. Zonja dhe zotërinj deputetë, para një muaji është arrestuar Pëllumb Gjoka. Unë ju garantoj se shumëfishi i tij është Edi Rama, me të gjitha lidhjet me të gjitha dokumentet, dhe jo vetëm se po jepte atë licensën për 5 yjet për të marrë kazinonë, por për një seri arsyesh të tjera. E them këtë për ta ditur qytetarët se me çfarë përballet ai dhe përfaqësuesit e tij. Por përsëri, aktiviteti eficient i yni si deputetë të opozitës, ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Një komision parlamentar hetimor u krijua për djegësat. Shënoi një kthesë, nuk mund ta mohoj. Duhet ta pranoj që shënoi një kthesë, sepse është e zakonshme të thuhet se këto komisionet nuk kanë sjellë gjë, jo nuk është ashtu. Ai komision shënoi një kthesë në qendrimin tërësor ndaj vjedhjes më të madhe të realizuar.

Sigurisht, Edi Rama po i mbron bajlozët e Shqipërisë, por ama ata tani janë të zhveshur para shqiptarëve. Nuk janë më pak aferat e shëndetësisë që kanë kushtuar mijëra e mijëra jetë. Nuk është më pak konflikti i interesit, të cilat janë të ndërtuara palë palë. Ministrja i jep burrit tenderin, Edi Akrabasë, e kështu me rradhë. Pra, ne kemi një rol shumë të madh gjithashtu mendoj në një legjislacion tërësor të ri për luftën kundër vjedhjeve qeveritare dhe korrupsionit.

Kombet që janë në vështirësi përdorin ligje të veçanta, ligje të forta e kam fjalën, në mënyrë që të dominojë një fenomen që po e rrënon dhe po e shkatërron atë. Kemi reformë npër zgjedhjet. Ai, siç e dini është i aftë të bëjë çdo gjë për të përcaktuar kuadrin zgjedhor, por besoj se përcaktimin më të vërtet të jetës së tij e bëri kur tha: kodi zgjedhor është një kinezëri. Megjithatë, ne do bëjmë gjithçka që vendi të ketë një kod zgjedhor që të japë zgjedhjet më të drejta të mundshme për qytetarët shqiptarë.

Unë nuk dua të zgjatem më shumë, por edhe njëherë shpreh vlerësimin tim. Ju ftoj ju, sipas kohës së lirë që keni nesër në një paraqitje që ne i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 majit. Është bërë një punë, mendoj unë, shumë e çmuar. Asgjë nuk ka që ne nuk dimë, por ka një gjë, që ne faktojmë dhe dokumentojmë, se Edi Rama, ose ngrihemi kundër atij koncepti që thotë se, ky i vjedh po i fiton zgjedhjet. Jo! Ky i vjedh zgjedhjet, dhe zgjedhjet e vjedhura nuk janë të fituara. Dhe besoj se ia kemi dalë atij qëllimi, me atë raport që paraqitet me shumë dokumente.

Edhe njëherë ju falënderoj për organizimin dhe ju garantoj se, ne je shumë të vendosur, sikundër duhet të zgjerojmë në takime tjera. Ky është një takim i deputetëve të dalë nga lista e PD në zgjedhjet e 2021. Bashkërendimi me forca të tjera politike opozitare si PL, dhe në qoftë se dëshirojnë shumë të mirëpritur, edhe partia Integrim dhe Unitet e z.Idrizi, dhe të kemi front të gjerë, eficient të bashkërendojmë përpjekjet ndaj një regjimi që nuk ka asnjë ligj, asnjë normë, asnjë moral.

Etiketa: bardhiBerisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

17:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025
AKTUALITET

PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën! Bardhi: Keni frikë…

09:43 : 30/09/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
Para

Bora Zemani largohet nga Për’puthen, kush është “vajza e skandaleve” që i zë vendin?

TË GJITHA

OBSH ngre alarm për disa shurupet: Dhjetëra fëmijë të vdekur, ndalohet përdorimi i tyre

15:35 : 14/10/2025

Rihapet autostrada Tiranë-Durrës, punimet pezullohen për shkak të trafikut të rënduar

15:29 : 14/10/2025

Mandatet e Kushtetueses/ Peleshi ndryshon kursin, mohon transparencën e premtuar nga Spiropali

15:26 : 14/10/2025

Kryeprokuori Çela: Mbrojtja e institucioneve nga Ilirjan Guard nuk rezultoi funksionale

15:15 : 14/10/2025

REL: Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?

15:09 : 14/10/2025

“Më zhdukën flokët”/ Trump kritikon revistën “Time”: Më vunë foton më të keqe të të gjitha kohërave!

14:56 : 14/10/2025

Po vinte drejt Shqipërisë i armatosur rëndë, kapet pranë doganës së Qafë-Botës i huaji

14:56 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com