• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi “përballë” Berishës, PD drejt unifikimit: Të gjithë kundër Ramës! Kush janë 43 deputetët që i thanë “PO”

12:56 : 05/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Është mbajtur këtë të martë tryeza e përbashkët mes deputetëve demokratë mbështetës të grupimeve të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit.

Të pranishëm në tryezën e përbashkët janë 43 deputetë, ku një pjesë e tyre për shkak të angazhimeve jashtë vendit morën pjesë përmes platformave ‘online’.

Pas një periudhe të gjatë tranzicioni dhe luftë e brendshme, ky është takimi i parë i deputetë të opozitës të cilët sot bëhen së bashku për të dalë në mënyrë të unifikuar përballë mazhorancës socialiste.

Fjalën hapëse në këtë tryezë e nisi kreut i grupit parlamentar, Gazment Bardhi i cili ka deklaruar se PD duhet të lërë pas debatet e brendshme dhe të dalin me axhendë të përbashkët parlamentare.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, ku është pranishëm edhe Sali Berisha, Bardhi u shpreh se duhet respektuar mendimi i secilit koleg “për çështje që na kanë ndarë deri në këtë moment”.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Gazment Bardhi: “Masakra zgjedhore dhe mënyra se si Rama organizon zgjedhjet, jo të gjitha fenomenet kriminale të krijuara prej tij, nuk zgjidhen me reformën zgjedhore. Çdo ditë kjo qeveri prodhon nga një skandal. Duhen ngritur komisione hetimore. Ky është takimi i parë që pas zgjedhjeve të 25 prillit, duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë. Të ndërtojmë axhendë të përbashkët parlamentare gjejmë zgjidhje për probleme që duken në qëndrime të kundërta. Respektojmë qëndrime të secilit koleg për çështje që na kanë ndarë deri në këtë moment. Ndasitë në qëndrime veçanërisht për çështje të ndryshme, veçanërisht brenda PD nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve dhe demokratëve. Duke ruajtur mendimin individual për zhvillimet apo debatet e brendshme, ndaj bindjen që kjo nuk do të na pengojë që sot të unifikojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Ramës duke dalë me axhendë të përbashkët parlamentare”.

Menjëherë pas tij, fjalën e mori kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike se duhet që të bashkërendojnë “përpjekjet ndaj një regjimit të Ramës”, që sipas tij, nuk njeh as ligj e as moral.

Berisha ftoi deputetët e pranishëm që të marrim pjesë në prezantimin e raportit për zgjedhjet vendore të 14 Majit që do të zhvillohet të mërkurën (6 shtator).

Sali Berisha: “Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht zotin Bardhi dhe të gjithë ata të cilët mendoj se në një moment shumë të rëndësishëm të jetës politike, u angazhuan për thirrjen dhe mbajtjen e këtij takimi të shumëpritur nga populli i përçmuar opozitar. Tu falënderoj të gjithë ju që jeni sot këtu dhe shpreh bindjen se, në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, misioni i opozitës shqiptare është më i vështiri që ai ka pasur në 32 vite, por njëkohësisht ështe edhe më vendimtari.

Ne ulemi këtu me mandat deputeti dhe jemi kaq dhe të tjerë që nuk janë këtu, por në fund të fundit, nuk duhet të harrojmë kurrë se mandat tona janë marrë në një terren në të cilin qeveria ka diktuar më të gjitha mënyrat, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ka krijuar një reaksion fatal në të cilin krimi shndërrohet në vota dhe vota në krim. Ky reaksion është shndërruar në një faktor pothuajse përcaktues të spastrimit etnik të Shqipërisë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Nga ky rreth vicioz nuk ka asnjë mekanizëm tjetër dalje përveç se përgjegjësive të opozitës.

Në rast se e sheh dhe analizon këtë rreth vicioz padiskutim që ka vend për fatalitet, por opozita nuk është ajo që mund të pranojë kurrë të bjerë në fatalitet, por është ajo që ka detyrën, ka misionin ligjor dhe moral të japë zgjidhje, të krijojë shpresën dhe të ngjallë shpresën. Dhe unë mendoj se ky takim i ynë sot është mesazhi më i duhur që ne u dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite, qëndruan si idealist dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit.

Nuk është një mision i lehtë, është një mision shumë i vështirë. Është një mision i vështirë sepse Edi Rama ka krijuar mekanizmat kriminale të grabitjes së mandateve dhe është në bindjen time me të thellë se vetëm protestat e qëndrueshme popullore mund ti japë vendin atij. Por kjo nuk mund të jetë armë e vetme e opozitës. Opozita në vlerësimin tim, ka dhe duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë. Në radhë të parë në parlament, i cili drejtohet në mënyrën më staliniste që është drejtuar në 32 vite. Por megjithatë ne duhet të bëjmë gjithçka për një bashkërendim dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë për të nxjerrë në shesh të vërtetën e këtij regjimi.

Zonja dhe zotërinj deputetë! Para 1 muaji është arrestuar Pëllumb Gjoka. Unë ju garantoj ju se shumëfishi i tij është Edi Rama, me të gjitha lidhjet e tij dhe dokumentet. Jo vetëm që po jepte atë licencën me 5 yje për të marrë kazinonë, por edhe për një seri arsyesh të tjera. E them këtë për ta ditur qytetarët se me çfarë përballet ai dhe përfaqësuesi i tij. Por përsëri aktiviteti eficent i yni, si deputetë të opozitës ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Një komision parlamentar hetimor u krijua për djegësat. Shënoi një kthesë. Nuk mund ta mohojmë. Duhet ta pranojmë se shënoi një kthesë sepse është e zakonshme të thuhet se këto komisione nuk kanë sjellë gjë. Jo nuk është ashtu.

Ai komision, po flas për atë, por edhe të tjera mund të ketë, ai shënoi një kthesë në qëndrimin tërësor ndaj vjedhjes më të madhe të realizuar. Sigurisht Edi Rama po i mbron balozët kryesorë, por ama ata tani janë të zhveshur para shqiptarëve. Ju ftoj, sipas kohës së lirë që keni, nesër në një paraqitje që do i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 Majit. Është bërë një punë e çmuar. Ky i vjedh zgjedhjet, dhe zgjedhjet e vjedhura nuk janë fitore.

Ju garantoj se jemi shumë të vendosur, ky është një takim i deputetëve të dalë nga lista e PD-së në zgjedhjet 2021, bashkërendimi me forcat të tjera opozitare, si Partia e Lirisë, të kemi front të gjerë dhe eficent, të bashkërendojmë përpjekjet ndaj një regjimi që nuk ka as ligj as normë e as moral”.

  • Të pranishëm në mbledhje:
  1. Gazment Bardhi;
  2. Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
  3. Dhurata Çupi;
  4. Saimir Korreshi;
  5. Dashnor Sula;
  6. Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  7. Zheni Gjergji;
  8. Qani Xhafa;
  9. Helidon Bushati;
  10. Ramadan Likaj;
  11. Xhelal Mziut;
  12. Flamur Hoxha;
  13. Bledion Nallbati;
  14. Agron Gjekmarkaj;
  15. Ferdinand Xhaferaj;
  16. Ervin Salianji;
  17. Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
  18. Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  19. Fatmir Mediu (PR);
  20. Agron Duka (PAA);
  21. Vangjel Dule (PBDNJ);
  22. Dashamir Shehi (LZHK);
  23. Greta Bardeli;
  24. Ina Zhupa;
  25. Isuf Çela;
  26. Asllan Dogjani;
  27. Bujar Leskaj;
  28. Edi Paloka;
  29. Kastriot Piroli;
  30. Lindita Metaliaj;
  31. Ludovik Hasanaj;
  32. Sorina Koti;
  33. Tomorr Alizoti;
  34. Edmond Spaho;
  35. Albana Vokshi;
  36. Flamur Noka;
  37. Oerd Bylykbashi;
  38. Luan Baçi;
  39. Tritan Shehu;
  40. Sali Berisha;
  41. Kasem Mahmutaj;
  42. Elda Hoti
  43. Emilja Koliqi
  • Kush mungon?
  1. Lulzim Basha;
  2. Enkelejd Alibeaj;
  3. Orjola Pampuri;
  4. Arbi Agalliu;
  5. Kreshnik Çollaku
  6. Eralda Bano;
  7. Flutura Açka;
  8. Merita Bakiu;
  9. Selaudin Jakupllari;
  10. Andia Ulliri;
  11. Shpëtim Idrizi (PDIU);
  12. Mesila Doda (PDIU);
  13. Nusret Avdullaj (PDIU);
  14. Gëzim Ademaj (PDIU);
  15. Agron Shehaj (ndodhet jashtë)
  16. Orjela Nebiaj;
Etiketa: demokratetEdi Ramagazment bardhiPartia DemokratikeqeverisjaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
Para

PD: Ndryshimet e qeverisë nga Rama, përpjekje për retushim të organizatës kriminale që drejton

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com