• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama bën ndryshime në qeveri pa dhënë asnjë shpjegim specifik

21:12 : 04/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama paraqiti sot disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, ku bie në sy, largimi i ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe zëvendësimi i saj me zotin Igli Hasani, ish ambasador i Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë, dhe aktualisht koordinator i kësaj organizate për Aktivitetet ekonomike dhe mjedisore.

Xhaçka drejtoi diplomacinë që pas zgjedhjeve të viti 2021. Javën e ardhshme ajo do të duhej të ishte në Nju Jork, për të drejtuar një sesion të Këshillit të Sigurimit, kushtuar një platforme të re të përgjigjes me ndihma humanitare, ndaj krizave të ndryshme në botë. Që prej 1 shtatorit Shqipëria ka rimarrë për herë të dytë presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Zonja Xhaçka është në përballje me Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e mandatit të saj si deputete, pas një kërkese të opozitës, e cila pretendon për një konflikt interesi, pasi bashkëshorti i zonjës Xhaçka, ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një kompleksi turistik në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Ndryshimet kanë prekur dhe ministrinë e Financave ku Delina Ibrahimaj do të zëvendësohet nga Ervin Mete, aktualisht drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, dhe ish zëvendësministër i Financave në periudhën 2013-2017. Zonja Ibrahimaj, mbetet brenda kabinetit qeveritar, por si Ministre shteti për Sipërmarrjen, duke zëvendësuar zonjën Edona Bilali.

Nga qeveria do të largohet dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila do të zëvendësohet nga Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë. Në vend të kësaj të fundit, është propozuar zonja Albana Koçiu, aktualisht drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike.

Lexo edhe:

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

Rikthehet në qeveri, ish ministrja e Financave Anila Denaj, e cila zëvendëson zonjën Frida Krifca, në krye të Bujqësisë. Kjo ministri u vu në qendër të vëmendjes në muajin korrik pasi Komisioni Europian njoftoi se kishte vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Vendimi ishte marrë “bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II”, bëri të ditur Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Zoti Rama njoftoi dhe shkrirjen e funksionit të Ministrit të Shtetit për Standartet dhe Shërbimet, që mbulohej nga zonja Milva Ekonomi, dhe zëvendësimin me Ministrin e Shtetit për Pushtetin lokal, post i cili ju besua Arbjan Maznikut, aktualisht një ndër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Pa dhënë ndonjë shpjegim specifik, zoti Rama i bëri publike ndryshimet në qeveri, në fund të një fjalimi prej gati 90 minutash, në Asamblenë e Partisë socialiste (PS), dedikuar në një pjesë bumit turistik të këtij sezoni, e nevojës për t’ju përgjigjur me një qasje të re, dhe në pjesën e dytë, forcimit të rolit të organeve të Drejtësisë, me angazhimin për t’i dhënë atyre një mbështetje të pakushtëzuar, pavarësisht goditjeve antikorrupsion, që kanë prekur disa ish anëtarë të kabineteve qeveritare, dhe një numër të ndjeshëm zyrtarësh apo ish zyrtarësh të të gjitha niveleve në pushtetin qëndror dhe atë vendor.

Zoti Rama është në krye të qeverisë që prej vitit 2013. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Partia socialiste mori një mandat të tretë, si askush më parë. Qeveria e dalë pas atyre zgjedhjeve, pati pak ndryshime nga ajo e mëparshmja. Ndërsa vitin e kaluar, zoti Rama shkarkoi zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, aktualisht në kërkim, pasi Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij disa akuza që nga ajo e Shpërdorimit të detyrës, te pastrimi i parave. Në fillim të korrikut të këtij viti, zoti Rama ndryshoi papritur dhe ministrin e Brendshëm. Në vend të zotit Bledi Çuçi, i cili mori drejtimin e grupit parlamentar socialist, u emërua zoti Taulant Balla./VOA

Etiketa: Edi Ramandryshimepsqeverivoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

21:48 : 13/05/2025
AKTUALITET

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025
AKTUALITET

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha “zhduket” pasi zbulohen votat e dyshimta

16:39 : 13/05/2025
AKTUALITET

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

16:24 : 13/05/2025
Para

Tronditet bota e futbollit, lufta mes karteleve të drogës lë të vdekur mbrojtësin 26-vjeçar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com