• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministri i ri i Financave/ Ervin Mete, “syri e veshi” i Ramës për lëvizjet e Ahmetaj

19:15 : 04/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ervin Mete, i mandatuari i radhës i Edi Ramës për të drejtuar Ministrinë e Financave, ka qenë prej vitesh si “hije” në korridoret e qeverisë. Në periudhën 2013-2017 ka qenë numri dy i Ministrisë së Ekonomisë, kur ajo drejtohej nga Arben Ahmetaj.

Për njerëzit që e njohin dhe kanë bashkëpunuar me të, Mete ka qenë “syri dhe veshi” i Edi Ramës për çdo lëvizje të Ahmetajt. Dhe, madje, ka nga ata që e konsiderojnë edhe si një prej njerëzve që “i nguli thikën pas shpine” shefit të tij. Ervin Mete ka qenë aty, kur qeveria gatonte aferën e inceneratorëve, e cila, siç duket nga veprimet e deritanishme të SPAK-ut, ka mbetur me vetëm një aktor kryesor qeveritar-Arben Ahmetajn.

Ministri i ri i pritshëm i Financave është djali i ish-prokurorit që vjen nga periudha e komunizmit, Bilbil Mete, i cili ka qenë pjesë e kastës drejtuese të Prokurorisë së Përgjithshme kur ajo drejtohej nga Arben Rakipi dhe Ina Rama, dy shefa akuze që kanë bërë gjithçka për t’i lehtësuar periudhën opozitare Edi Ramës.

Ervin Mete mban gradën master nga Universiteti i Harvardit prej vitit 2010. Ai u tërhoq nga jeta akademike dhe e ardhmja profesionale për t’iu bashkuar grupimit G-99 të Erion Veliajt. Madje, për një periudhë kohe, deri në vitin 2013, ai edhe e drejtoi sektin e g-nëntëdhjetë e nëntëshave, të cilët as ishin e as nuk u bënë parti apo formacion politik.

Lexo edhe:

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

G-99 e Veliaj dhe më pas e Ervin Metes ishin një shtojcë e Rilindjes së Edi Ramës, të cilët u sistemuan në mënyrë kapilare në të gjithë administratën qendrore e lokale, për t’i dhënë jetë e frymëmarrje shefit të tyre politik, duke i siguruar informacion, nga ato të korridoreve dhe nën-zyrave.

Ervin Mete mori mandatin e zv.ministrit të Ekonomisë në vitin 2013 dhe qëndroi gjithë kohën pas Arben Ahmetajt. Dosja e SPAK-ut për ish-zv.kryeministrin Ahmetaj e përmend përciptas Ervin Meten. Sipas të dhënave hetimore, ai merr e-maile nga punonjës të administratës, të cilat njëkohësisht u dërgoheshin edhe “bosëve” të inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Ervin Mete ishte shpesh pjesë e këtyre komunikimeve, në të cilat, sipas dosjes hetimore, rezulton “pasiv”. Pra, vetëm ka pritur e-maile ku diskutoheshin procedurat koncesionare, por asnjëherë nuk ka dhënë mendim, opinion, qëndrim. Ose, të paktën kështu kanë lënë prokurorët të kuptohet në veprimet e tyre dhe në materialin që i përgatitën Parlamentit, ku i kërkuan arrestimin e Arben Ahmetajt.

Pas largimit të Ahmetajt nga posti i Ministrit të Ekonomisë, në vitin 2017 u largua edhe Ervin Mete nga pozicioni numër dy në këtë ministri.  Ai u rikthye sërish në skenën publike në vitin 2019, kur u emërua si anëtar i Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare (AMF) dhe prej vitit 2020 u zgjodh Drejtor Ekzekutiv i këtij institucioni. Tashmë, historia u rrotullua në favor të “djaloshit” Mete.

Ai, i cili dikur nisi si zëvendës i Arben Ahmetajt, tashmë merr post ministri. Ndërsa shefi i tij i dikurshëm, me shumë mundësi, sheh nga larg, nga arratia, se si ish-vartësi i tij dhe, me shumë mundësi, edhe një prej “ish-monitoruesve” të tij, emërohet si Ministër Financash.

Etiketa: arben ahmetajEdi RamaErvin Metekabinet qeveritarminister i financaveps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

“1 miliardë € për shëndetësinë”/ Shifrat nxjerrin zbuluar propagandën e Ramës

21:35 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Platformë te Kryeministria për largimin e Ramës dhe Ballukut”

17:34 : 10/11/2025
AKTUALITET

Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

17:00 : 10/11/2025
Para

Agresioni rus, Putin: Kundërofensiva ukrainase ka dështuar, shpresoj të vazhdojnë njësoj

TË GJITHA

Shpërthen bombola e gazit në Memaliaj, digjet banesa e një të moshuari

21:32 : 11/11/2025

“Më morën vitet më të bukura”/ I riu në Pogradec dënohet padrejtësisht, gjykata zvarrit kompensimin

21:28 : 11/11/2025

“Klient i përhershëm”/ Shefi i trafikut në Elbasan ‘rrjep’ qytetarin, merr 500 euro “për kafe”

21:13 : 11/11/2025

E rrëmbeu halla? Bleona Mata prej 15 vitesh e zhdukur! Përfshirja Begzim Isës në ngjarje

21:10 : 11/11/2025

“Kam kushëri Nuredin Dumanin”/ Si i mashtronte dhe kërcënonte mobileri “Luna” punonjësit në Farkë

21:09 : 11/11/2025

Atentati në Rinas/ “A ka gisht policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?”

21:04 : 11/11/2025

“Një algoritëm nuk mund të qeverisë vendin”/ NYT: “Diella” e Ramës eksperiment i dështuar

20:46 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com