• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk bie rrufeja në SPAK

14:00 : 02/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Lajmi se kreu i SPAK Altin Dumani po mbrohej me forca shtesë nga Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, qarkulloi disi dendur, deri në momentin që vetë Prokuroria e Posaçme reagoi duke mos e mohuar, por as pohuar për “shtesë sigurie”. Në fakt lajmi i madh do ishte nëse vërtetë prokurorët e SPAK dhe jo vetëm drejtuesi i këtij institucioni do kishin shpurë të shtuar truprojash, apo mjete të tjera mbrojtëse me makina të blinduara apo eskorta shoqëruese. Nëse kjo do ishte e vërtetë diçka do ziente se të korruptuarit dhe krerët e krimit të organizuar janë shqetësuar nga “puna e madhe” që po bën ky institucion, aq sa mund të mendonin edhe ndonjë tentativë për t’i sulmuar fizikisht, deri në eliminim.

Ata të korruptuarit që zgjasin duart në paranë publike dhe të tjerë që mbajnë në duar armë e drogë nuk kanë pse të shqetësohen. SPAK po bën atë që di të bëjë më mirë prej më shumë se katër vitesh ekzistencë; nuk prek lart, as tek krimi i organizuar dhe as tek maja e pushtetit. Deri më tani ka arrestuar dhe proceduar disa ish-drejtues të lartë si në pushtetin qendror ashtu edhe atë lokal, por asnjë prej tyre në detyrë.

Numërohen lehtësisht kush konsiderohen këta “peshq të mëdhenj”, që i ngjajnë më shumë peshkaqenëve të vegjël pa dhëmbë që i bëjnë shoqëri më të mëdhenjve të cilët shqyejnë ç’tu dalë para dhe mbetjet e “presë” ua kalojnë servilëve. Asnjë ministër në detyrë nuk është ndaluar, asnjë kryebashkiak në detyrë gjithashtu, me përjashtim të dy të lodhurve, Fatos Tushe i Lushnjes dhe Lefter Alla i Bulqizës. Ndërsa Safet Gjicit të Kukësit i hëngri koka vetë, pasi koka e madhe nuk i kontrolli të voglën…

Gjithë të tjerët janë ish-a, madje nga ata që Rama kishte muaj që as nuk u fliste. I tillë ishte Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri që prej një viti priste vetëm ditën kur do lëshohej urdhër-arresti. Po ashtu edhe Lefter Koka një ish-LSI-st, i kthyer në Socialist që Rama e përdori rëndë për të marrë vota në Durrës dhe në fund e largoi. Pjesa tjetër janë vetëm dy ish-ministra dhe tre ish-kryebashkiakë që kanë kërkuar të jenë të gjithë bashkë në qelitë e paraburgimit në Durrës, duke krijuar lirinë e tyre aty, paçka se në kushtet e “heqjes së lirisë”.

Lexo edhe:

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Po krimi i organizuar? Disa që shkrehën armë ndaj rivalëve kanë ikur në Dubai, aty ku nuk ekstradohen dot dhe ku shteti shqiptar nuk lëviz asfare në këtë drejtim për të nënshkruar marrëveshje ekstradimi. Të tjerë, ata të vërtetit, janë në çdo bashki të madhe në vend. Nuk kanë nevojë të shkrehim më armë, as të duken me automjete të blinduara. Janë në oazin e tredhjes së kryebashkiakëve duke kontrolluar tenderat publikë dhe pasi u japin pushtetin këtyre “lokalistëve Rilindas” u kërkojnë edhe haraçin, në batërdinë me fondet publike që në fund nuk janë gjë tjetër përveçse paratë e qytetarëve të vendit.

Asnjë oligark nuk është prekur nga SPAK, asnjë nga ata që kontrollojnë ekonominë e vendit dhe kanë kthyer në monopol me ndihmën e çmuar të qeverisë sektorët kyç në vend. Kur nuk preket lart në politikë, në majën e krimit të organizuar dhe botën e errët të oligarkisë përse duhet të ruhen SPAK-sat? Nuk do bjerë asnjë rrufe, qoftë edhe rastësore nëse vijojnë në këtë ritëm, duke përdorur disa dosje për statistikë që të justifikojnë “reformën e madhe” e cila nuk është gjë tjetër përveçse një gur që qëllohet nga dora e më të madhit. Nuk bie rrufeja në SPAK për aq kohë sa hetojnë vetëm dosjet e vjedhjeve të trasha dhe aty bëjnë selektim, duke rënduar më të dobëtit. Kjo strukturë e ngritur me qëllimin për të luftuar kryesisht korrupsionin rri dhe vegjeton në godinën e qelqtë, aty ku ndonjëherë thirret ndonjë i madh i cili vetëm veshja kur futet në zyrën e BKH-së i kushton sa tre vite rrogë të një mësuesi.

Etiketa: ALTIN DUMANIspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025
AKTUALITET

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025
Para

Barcelona ofensivë për Kvaratskhelia

TË GJITHA

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com