• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

AI: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

22:19 : 31/08/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Një raport i publikuar të enjten nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, tregon se të mbijetuarit e dhunës në familje në Kosovë, që në të shumtën e rasteve janë vajza dhe gra, përballen me pasiguri dhe mungesë të mbështetjes në përpjekjet e tyre për t’iu larguar situatave abuzive.

Të mbijetuarat e dhunës në familje të anketuara nga Amnesty International thanë se përgjigja e shtetit është e pamjaftueshme për t’i mbështetur ato të jetojnë të pavarura, duke i detyruar shumë prej tyre të rikthehen te abuzuesi.

Rina Kika, autore e raportit tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se reagimi i shtetit ndaj dhunës në familje nuk është mjaftueshëm i përqendruar tek të mbijetuarat.

“Një prej gjetjeve kryesore te raportit tonë është që shteti i Kosovës e ka përgjigjen shumë të përqendruar në drejtësinë penale dhe madje as kjo përgjigje nuk është adekuate sa i takon rasteve të dhunës në familje.

Ndërkaq shumë pak po bëhet që të mundësohet që një person i cili përjeton dhunë në familje, të mund të jetojnë të pavarura dhe të kenë një mbështetje sociale prej shtetit sa i përket strehimit, punësimit dhe aftësimit të tyre dhe ta jetojnë një jetë pa dhunë”, tha Kika.

Lexo edhe:

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

Të mbijetuarat e dhunës që përpiqen të largohen nga situatat abuzive sipas të gjeturave të raportit përballen me pengesa të rënda, si mungesën e informacionit për ndihmën e disponueshme, keqtrajtimin nga oficerët e policisë, punonjës socialë të mbingarkuar dhe shërbime të pamjaftueshme mbështetëse.

“Në momentin që shkojnë në polici ato trajtohen me mosrespekt, me paragjykime gjinore duke marrë një gjuhë që i fajëson ato për dhunën që kanë përjetuar dhe kjo normalisht që i dekurajon ato për të paraqitur rastet e tjera të dhunës. E njëjta ndodh edhe te gjykatat ku kemi dënime shumë të ulta. Sipas analizës që kemi bërë ne ato janë dënime në shpërputhje me peshën e veprës penale, shumica janë dënime me kusht dhe dënime me gjobë”, thotë zonja Kika.

Zonja Kika thotë se një ndër faktorët thelbësor që i vendos gratë në situatë të vështirë është varësia e tyre ekonomike nga familja e origjinës apo bashkëshortët e tyre.

“Ne i kemi parë edhe statistikat zyrtare të shtetit që tregojnë se sa e ulët është pjesëmarrja e grave në pronë, sa pak gra zotërojnë prona, sa pak gra janë të punësuara formalisht dhe kjo natyrisht i bënë ato të varura dhe të ndjeshme duke i detyruar ato të kthehen në situata të abuzimit sepse nuk mund të jenë të pavarura”, thekson ajo.

Sipas të dhënave të publikuara në raport në vitin 2017 vetëm 17 për qind e grave ishin të punësuara zyrtarisht krahasuar me 50 për qind të burrave, dhe në vitin 2021 vetëm 18 për qind e pronës zotërohej nga gratë krahasuar me 79 për qind që zotërohej nga burrat.

Për më tepër gratë shpesh përjashtohen nga trashëgimia familjare ose heqin dorë nga e drejta e tyre për shkak të trysnisë sociale, pavarësisht ligjeve që u garantojnë atyre barazinë me burrat në këto çështje.

Studimi i Amensty International rekomandon që shteti t’i përfshijë të mbijetuarat e dhunës në familje në proceset politikbërëse, si dhe të zbatojë politika gjithëpërfshirëse të parandalimit duke siguruar që të mbijetuarat të kenë mbrojtje dhe mbështetje të mjaftueshme për t’u larguar nga situatat abuzive dhe për t’iu qasur drejtësisë e dëmshpërblimit në përputhje me nevojat dhe përparësitë e tyre.

Që nga viti 2018 ka pasur një rritje të vazhdueshme të raportimit të dhunës në familje. Në vitin 2019, policia e Kosovës ka regjistruar 1 mijë e 915 raste, nga 1 mijë e 533 që ishin në vitin 2018. Ndërkaq viti 2022 shënoi shkallën më të lartë të dhunës në familje deri tani, me 2 mijë e 764 raste të raportuara.

Raporti thotë se sado alarmante që janë, shifrat ka të ngjarë të jenë më të ulëta se numri i rasteve aktuale të dhunës në familje për shkak se shumë të mbijetuara vendosin mos të raportojnë tek autoritetet.

Një anketë e vitit 2019 e kryer nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunimi në Evropë, zbuloi se gati 50 për qind e një mijë 990 grave të anketuara në Kosovë besojnë që dhuna është një çështje private, që duhet të zgjidhet brenda familjes./VOA/

Etiketa: amnisti internationaldhunekosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

15:04 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 27-të për konstituimin e kuvendit

09:16 : 05/06/2025
BOTA

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025
RAJONI

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë, do të caktohet në ditët në vijim

16:38 : 04/06/2025
Para

Politikanët tentojn t’ia mbathin me valixhet plot me para, ndalohen nga policia

TË GJITHA

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com