• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja e Jet-Ski/ A po manipulon policia e Vlorës vdekjen e të miturit?

14:18 : 30/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ngjarja e rëndë e përplasjes së dy të miturve me Jet-Ski në Llaman të Himarës, në datën 15 gusht 2023, u rëndua më shumë edhe nga veprimet e Policisë së Vlorës, e cila shpërndau informacione të pasakta, nën dyshimin se ka vepruar qëllimisht në këtë mënyrë.

Nëse “skandali” do të mbetej thjesht tek njoftimi “i pasaktë”, gjithçka mund të dukej si pakujdesi nga dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në det.

Por, efektivët blu të Vlorës u treguan shumë “tolerant” edhe me pronarin e Jet-Ski-ve, Renato Panajoti, i cili në kundërshtim flagrant me ligjin, u dorëzoi dy mjetet e fuqishme të ujit disa adoleshentëve 15-16 vjeçarë, të cilët nuk kishin as patentë dhe as përvojën e duhur në përdorimin e tyre.

Rezultati? Dy mjetet motorike u përplasën me njëri-tjetrin, me pasojë plagosjen e rëndë të të miturit K.XH nga Tirana, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, pak ditë pas aksidentit fatal.

Lexo edhe:

Shoferi humb kontrollin e makinës në Shkodër–Koplik, plagoset bashkë me dy pasagjerët

D*ogë, a*më dhe sherr, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në Vlorë

“Çoroditja” e Policisë

Pasditen e 15 Gushtit 2023, Policia shpërndau këtë njoftim:

“Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.       

Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda  në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë….”.

Pra, në njoftimin paraprak, Policia deklaroi se incidenti kishte ndodhur pas hedhjes së të rinjve nga shkëmbi.

Por, në një njoftim të dytë, disa orë pas të parit, Policia dha një version tërësisht të ndryshëm:

“Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.  Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K. Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë,  për ndihmë mjekësore më të specializuar”.

Variant i dytë flet për përplasje mes dy mjeteve motorike dhe jo për hedhje nga shkëmbi.

Policia e Vlorës u justifikua me faktin se dëshmitë kontradiktore ishin dhënë nga dy të miturit e tjerë, të cilët ishin të tronditur nga ngjarja.

Është e paqartë se përse Policia nxitoi të shpërndante një informacion “të pasaktë”. Ndoshta për të ruajtur “imazhin” e një Policie që kujdeset dhe monitoron mjetet motorike detare dhe një ngjarje e tillë e rëndë do të cënonte performancën?

Gjithësesi, e vërteta e ngjarjes u sqarua nga vetë Policia, ndoshta nën ndikimin e dëshmive të qytetarëve të tjerë, të cilët kishin parë përplasjen mes dy Jet-Ski-ve.

Pasi policia u “sqarua” për shkakun e aksidentit, kreu një vizitë inspektuese tek pika e dhënies me qera të motorëve të ujit, të menaxhuar nga Renato Panajoti.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Boldnews.al” nga dëshmitarët në vendngjarje, rezulton se fillimisht, Policia kishte inspektuar dy mjete motorike, të cilat nuk kishin asnjë dëmtim. Në bazë të kësaj kqyrjeje paraprake, u ndërtua edhe njoftimi i parë policor, mbi bazën e të cilit incidenti kishte ndodhur për shkak të hedhjes nga shkëmbinjtë.

Pasi ngjarja mori përmasa të mëdha, Policia e Vlorës “u detyrua” të paraqitet sërish tek pika Jet-Skive të Panajotit, ku, kësaj radhe, konstatoi mjetin e dëmtuar rëndë, i cili ishte përfshirë në përplasjen në det.

Por, megjithëse u zbulua e vërteta, si edhe u konstatua se pronari i Jet-Skive kishte shkelur ligjin, duke u vënë në dispozicion mjetet e fuqishme detare disa të miturve, të cilët nuk kishin as patentë për shkak të moshës, Policia e Vlorës nuk veproi me arrestim në flagrancë apo ndalim të biznesmenit.

Në njoftimin përfundimtar të Policisë për ngjarjen thuhet se “filloi procedimin penal për shtetasin R. P., (Renato Panajoti) 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

Për ngjarjen tragjike, aktualisht nuk ka asnjë të arrestuar. Fillimisht, Policia referoi materialet në Prokurorinë e Vlorës për hetimin në gjendje të lirë ndaj të miturit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje, D.K., për veprën penale të “plagosjes së rëndë nga pakujdesia”.

Rasti hetimor pritet t’i kalojë për shqyrtim seksionit të të miturve në Prokurorinë e Vlorës dhe, me shumë mundësi, ngjarja do të kualifikohet “vrasje nga pakujdesia”, pas humbjes së jetës së të aksidentuarit K.Xh..

Etiketa: aksidnetjet skillamanpolicia e vlores

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shoferi humb kontrollin e makinës në Shkodër–Koplik, plagoset bashkë me dy pasagjerët

19:56 : 23/08/2025
AKTUALITET

D*ogë, a*më dhe sherr, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në Vlorë

11:48 : 23/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025
AKTUALITET

Lundroi brenda zonës së sigurisë, e pëson pronari i Jet Ski-së në Ksamil

19:10 : 12/08/2025
AKTUALITET

Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në Durrës

14:45 : 24/07/2025
AKTUALITET

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital 

22:52 : 08/07/2025
Para
Prokurori Altin Dumani

Ka pasur kërcënime ndaj Dumanit? Përgjigjet Balla

TË GJITHA

Çfarë i ndodhi Eglit në Mal të Zi? Këngëtarja: Humba në mal për tre orë

18:38 : 08/09/2025

Vendimi i plotë dhe përgjimet/ Si u lirua Ragip Gila, autori i masakrës së Shkodrës

18:34 : 08/09/2025

Boçi për masakrën në Shkodër: Ky është kapitullim politik i shtetit partiak!

18:29 : 08/09/2025

Atentati në Shkodër/ Policia kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit

18:23 : 08/09/2025

Transferohen drejt Tiranës 30 nga të arrestuarit e operacionit anti-drogë në Elbasan

18:03 : 08/09/2025

V*asja në Shkodër, Çollaku: Siguria po merr goditje të rëndë, ka policë dhe prokurorë bashkëpunojnë me krimin

17:58 : 08/09/2025
Autori i masakrës, Ragip Gila

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, e kisha personale

17:48 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com