• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jamarbër Malltezi kallëzon në SPAK Taulant Ballën

12:50 : 30/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Jamarbër Malltezi ka lajmëruar në rrjetin e tij social ‘FB’ se sot ka kallëzuar penalisht Taulant Ballën në SPAK për kallëzim të rremë.

Padia lidhet me një kallëzim që Balla ka bërë ndaj tij lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Malltezi shton se duke qenë se kanë kaluar tre vite nga “kallëzimi i rremë i Ballës” dhe akoma ministri nuk është marrë në hetim siç ligji e parashikon, atëherë ai ka vendosur ta padisë.

‘’SPAK sot disponon të gjithë dokumentat që provojnë se kallzimi i Taulant Ballës ishte i rremë. Për të gjithë, këto shpifje të bera qoftë publikisht dhe qoftë depozituar ne SPAK, kam paraqitur sot nje padi penale ne SPAK për shtetasin Taulant Balla, që ka konsumuar veprën penale “Kallëzim i rremë” sipas Nenit 305 të KP që parashikon deri 7 vite burg”, shkruan Malltezi.

Në reagimin në rrjetin social, shpjegon dhe pse sipas tij, kallëzimi i Ballës ishte i rremë.

Lexo edhe:

Nga Balluku tek Xhaçka, Shehaj i përmend me emra: Më 11 maj largojmë të korruptuarit

“Balla, bajloz i krimit”/ Berisha: ‘Qepi’ gojën kur Suel Çela i theu kockat shoferit të tij

Ragimi

Malltezi shkruan:

Sot kallzova penalisht Taulant Ballen per Vepren Penale “Kallezimi i Rreme” sipas nenit 305 te Kodit Penal.

Para 3 vitesh Taulant Balla beri kallzim ne SPAK kundra thuajse gjithe ish-qeverise se PD dhe disa personave private. Në kallezimin e tij, sherbetori i Edit pretendoi se privatizimi i klubit Partizani (1) ishte tjetersim i paligjshem i prones shteterore (2) se toka ishte shpronesuar nga Italia dhe se (3) privatizimi ishte i paligjshem.

Meqenese kane kaluar 3 vjet dhe Balla nuk eshte marre ne hetim per Kallzim te Rreme sic parashikon ligji, vendosa te ngre padi ndaj tij per kallzim te rreme prane prokurorise speciale.

Padine time e bazoj se nuk ekziston asnjë shkelje as në procesin e kthimit te prones tek pronaret e ligjshem dhe as në atë të privatizimit të objekteve te ndertuara ne token e ish klubit të futbollit dhe ish klubit shumësportësh Partizani.

Dokumentat provojnë qartë se (i) toka ku u vendosen ish klubet iu kthye pronareve te ligjshem me Ligjin e Kthimit te Pronave, (ii) toka nuk ishte shpronesuar nga Italia dhe (iii) sipas ligjit te kthimit te prones tek pronaret e ligjshem, privatizimi i objekteve te ndertuara mbi truallin privat ishte i detyrueshem te behej, me te drejte parablerje per pronaret e tokes. Këto dokumenta provojnë se të gjitha faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit Taulant Balla ishin të rreme.
Sherbetori i Edit në momentin e bërjes së kallëzimit penal ishte tërësisht në dijeni të fakteve se nuk kish asnjë vepër penale, por në mënyrë të qëlllimshme, për përfitime politike dhe në kundërshtim me përmbajtjen e akteve të cilat ai i referohet në kallëzimin e tij paraqiti pranë SPAK kallezim te rreme.
Pas dorezimit te kallezimit te tij, me vone ai deklaroi se paraqiti ne SPAK dokumentet sikur toka tek Ish klubi sportiv partizani ishte shpronesuar nga Italianet. Kjo ishte nje mashtrim dhe shpifje tjeter pasi letrat qe paraqiti ishin per 9 familje krejt te tjera dhe mijera metra larg, por shpifja eshte natyra e tij.
Taulant Balla mashtroi kur pretendoi se pronaret denbabaden ishin bere pronare te 28,000 m2 toke permes privatizimit nderkohe qe ne fakt toka ju rikthye pronareve legjitime me ligjin e kthimit te prones dhe jo me privatizim. Kthimi i prones eshte procesi permes se cilit ju rikthyen pronareve pronat e tyre te grabitura gjate diktatures komunist.

Privatizimi i klubeve të futbollit dhe shumësportësh Partizani kishte të bënte jo me token (pasi qe ishte e pronareve private), por vetëm me ndërtesat e ndërtuar në tokë të pronarëve, të cilat në kohën e privatizimit ishin krejtësisht jashtë funksionit, pasi siç provohet nga inventaret e Bashkisë Tiranë të firmosur personalisht nga Edi Rama dhe drejtorë të tij ishin të zëna forcërisht.

Taulant Balla mashtroi publikisht ne kallezimin e tij kur deklaroi se “Klubi Sportiv Partizani” ishte vlerësuar në masën 10,109,000 lekë (afërsisht 100 mijë USD).
Kjo pasi Balla me qëllim paraqiti pjesëzën për të tërën dhe mashtroi për vlerën e privatizimit. Së pari, Klubi Sportiv Partizani u nda pas viteve ’90 në dy pjeseza: klubin e futbollit dhe klubin shumësportësh Partizani. Së dyti, vlera e privatizimit të objekteve të ndertuara të dy klubeve pjesë përbërëse të ish Klubit Sportiv Partizani (toka ishte pronë e pronarëve), ishte afro 800 mijë USD. (69,709,145 leke për Klubin Shumësportësh dhe 10,109,000 lekë për Klubin e Futbollit).
Balla mashtroi kur ne kallezimin e tij deklaroi se “Jamarbër Malltezi ka marrë 5% të vlerës si garanci nga ish pronarët”.

Jamarbër Malltezi ka investuar në zhvillimin e pronës, sipas një kontrate plotësisht të ligjshme investimi. Vlera prej 5% i referohej një marrveshje të hershme, në të cilën parashikohej që pronarët do të paguanin për shpenzimet që do të dilnin gjatë procesit, ku përfshiheshin ekspertiza topografike, gjyqësore, shpenzime noteriale e të ngjashme, deri në një vlerë prej 5% të pronës së tyre, sipas rrethanave konkrete. Kjo klauzolë e marrveshjes civile, nuk u vu kurrë në zbatim pasi firma ndërtuese që mori përsipër kontratën e sipërmarrjes mbuloi pagesat e këtyre shpenzimeve.

SPAK sot disponon të gjithë dokumentat që provojnë se kallzimi I Taulant Ballës ishte i rremë.

Per te gjithe keto shpifje te bera qofte publikisht dhe qofte depozituar ne SPAK, kam paraqitur sot nje padi penale ne SPAK per shtetasin Taulant Balla qe ka konsumuar vepren penale “Kallezim i rreme” sipas Nenit 305 te KP qe parashikon deri 7 vite burg.

Gjej rastin t’i kërkoj SPAK që të demonstrojë që nuk i druhet kostumit të përkohshëm të pushtetit të Edi Rames dhe Taulant Ballës, por vetëm ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Etiketa: Jamarbër MallteziTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Balluku tek Xhaçka, Shehaj i përmend me emra: Më 11 maj largojmë të korruptuarit

13:33 : 04/05/2025
AKTUALITET

“Balla, bajloz i krimit”/ Berisha: ‘Qepi’ gojën kur Suel Çela i theu kockat shoferit të tij

11:39 : 01/05/2025
AKTUALITET

Seanca paraprake, GJKKO shtyn për nesër dhënien e vendimit për dosjen “Partizani”

16:36 : 23/04/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës dhe Malltezit

16:56 : 22/04/2025
AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen “Partizani”, ja kur pritet të jetë e fundit

14:26 : 18/04/2025
AKTUALITET

Zvarritje për vendimin, shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen “Partizani”

15:18 : 15/04/2025
Para

Nesër shorti i fazës në grupe, gjithçka duhet të dini për sezonin e ri të Champions League

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com