• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksportuesit e prodhimeve bujqësore po falimentojnë nga dobësimi i Euros

09:13 : 27/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Mungesa e produkteve për shkak të kohës së keqe në vendet e rajonit, ka sjellë për pasojë çmime më të larta këtë vit për prodhimet bujqësore shqiptare, por eksportuesit po përballen me humbje të larta nga kursi i këmbimit

“Kompanitë e eksportit janë në krizë të madhe për shkak të kursit të këmbimit. Gati 30% e eksportuesve kanë falimentuar” tha Laurat Mulliqi, Kryetar i Shoqatës së Eksportuesve të Prodhimeve Bujqësore.

Ai tha se fermerët paguhen me çmime ditore, ndërkohë pagesat nga nënkontraktorët jashtë vendit bëhen me gati 45 ditë vonesë.

“Këtu euro po bie nga dita në ditë dhe nga eksporti i mallrave deri tek arkëtimi i faturave humbjet janë shumë të larta”, – tha ai. Kur nisi sezoni, Euro ishte 117 lekë, ndërsa sot 102 lekë, teksa rënia vazhdon.

Eksportuesit e prodhimeve bujqësore tregojnë se janë pjesa më e pambrojtur në zinxhirin e eksporteve dhe shpesh janë pre e paragjykimeve dhe punojnë në një sektor me rrezik të lartë, të varur nga sasitë e prodhimit dhe cilësia e tij.

Lexo edhe:

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Vitin e kaluar, kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ishte 118.9 lekë, ndërsa më datë 21 korrik ishte 100.9 lekë, me tendencë në rënie.

Në anën tjetër, importuesit po fitojnë pa u lodhur aspak vetëm nga ndryshimet në kursin e këmbimit. Logjika ekonomike imponon se fitimet nga kursi duhet të përkthehen në çmime më të lira në tregjet e brendshme.

Historia e këtyre 30 viteve tranzicion ka treguar se tregu shqiptar është jo elastik sa i përket përçimit të kursit të këmbimit në krahun ulës të çmimeve. Çmimet në artikujt me pakicë po qëndrojnë të larta me ulje të matshme vetëm për disa produkte ushqimore se vaji dhe mielli teksa për të tjerat janë njëlloj.

Eksportuesit janë të shqetësuar se ekonomia shqiptare është duke u bërë gjithnjë e më shumë jokonkurruese për sektorin e prodhimit.

Humbjet e eksportuesve për shkak të kursit të këmbimit janë bërë të qëndrueshme, pasi rënia po vijon me ritme të larta nga viti në vit. Në pranverën e vitit 2016, 1 euro kushtonte rreth 140 lekë.

Që nga ajo kohë euro është nënçmuar ndaj Lekut me 40 lekë ose 28%. Po në këtë masë kanë rënë edhe të ardhurat e eksportuesve.

Mungesa e financimeve i pret hovin bujqësisë

Prodhimet bujqësore shqiptare po forcojnë lidhjet me tregun nga viti në vit por mungesa e subvencioneve dhe kredive për fermat aktuale po ul potencialin e sektorit për përfitime më të larta.

Aktualisht subvencionet nga buxheti i shtetit për mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera janë në vlerën deri në 200,000 lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1,5 milion lekë për aplikant.

Mirëpo këto kushte përjashtojnë shumicën e fermerëve pasi kanë sipërfaqe me serrë më pak se një hektar.

Fondet e brendshme të buxhetit janë shumë të ulëta. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se në 4-mujorin e parë të vitit 2023 në programin e “Zhvillimit rural duke mbështetur prodhimin Bujqësor, Blegtoral, Agroindustrial dhe Marketingun janë realizuar produkte me kosto faktike 396 milionë lekë (3,5 mln euro).

Kjo shumë e cila që përfshin edhe subvencionet ndaj fermerëve u përdor për hartimin e bazës ligjore për masat mbështetëse të Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministria e Bujqësisë shpjegoi se në katër muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar gjithsej 68 657 aplikantë, nga të cilët 54 691 në skemën e mbështetjes për naftë për bujqësinë, dhe 13 966 në masat e mbështetjes kombëtare.

Numri më i madh i aplikimeve me rreth 62% vërehet te masat e blegtorisë, ndjekur nga mbështetja për bletarinë me 28%.

“Programi IPARD II është në fazën e përfundimit të vlerësimit dhe disbursimit të aplikimeve. Aktualisht janë disbursuar 25 kontrata. Pas miratimit të IPARD III ka filluar puna për akreditimin e masave” sqaroi Ministria e Bujqësisë.

Ndërkohë një hetim i Komisionit Europian nëpërmjet zyrës së antikorrupsionit (OLAF) ka gjetur parregullsi në përdorimin e fondeve dhe ka pezulluar disbursimin e tyre.

Studimet tregojnë se Shqipëria ka mbështetje shumë të ulët me subvencione të bujqësisë. Por edhe ato pak fonde që jepen vuajnë nga niveli i lartë i korrupsionit dhe nuk po ndihmojnë sektorin e prodhimit bujqësor.

Qasja në financa është një pengesë e madhe për fermerët, veçanërisht për fermerët e vegjël, të cilët janë kushtëzuar nga mungesa e kolateraleve për t’u financuar nga bankat.

Kreditë jepen kryesisht nga institucione mikrofinanciare që ofrojnë interesa shumë të larta. Një problem tjetër i madh është mungesa e sigurimeve bujqësore për fermerët.

Mungesa e sigurimit krijon rreziqe për biznesin. Një operator i madh, i cili është edhe prodhues i madh me pikë grumbullimi, pavarësisht nga fitimet e larta, deklaroi se ishte i gatshëm të shiste biznesin e tij nëse mundej, pasi e ndiente veten të kërcënuar gjatë gjithë kohës nga ndryshimet e klimës dhe rreziqet e tjera që mbart sektori.

Një fermë relativisht e madhe, që kishte deri në 25 ha tokë perime, prodhuese me kontratë për një përpunues falimentoi nga përmbytjet dhe më vonë nga thatësira pavarësisht, se ishte shumë fitimprurëse./ MONITOR

Etiketa: Bujqesibujqësore shqiptareeksportuesiteurofalimentojnëfermeriShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

10:57 : 20/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

08:21 : 20/07/2025
AKTUALITET

Emigracioni masiv dhe rënia e lindjeve, në Shqipëri po plaket edhe forca e punës

08:07 : 20/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 19/07/2025
AKTUALITET

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

15:43 : 18/07/2025
Para

Luizi thyen tabunë, mbush koncertin plot me të moshuar! Këngëtari ‘mbytet’ me puthje (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com