• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshime për korrupsion, ndryshohen dy herë kriteret për tenderin 15 mln € të shkollave SMART

12:35 : 26/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Tenderi 15 milionë euro për laboratorët SMART në shkollat 9 vjeçare është veshur me dyshime të forta korrupsioni. Agjencia Kombëtare e Informacionit ka ndryshuar dy herë kriteret e detyrueshme për kualifikim, pikërisht në datën kur ishte parashikuar të hapeshin ofertat e tenderit duke shtuar certifikatën e sigurisë

Ky është një rast i paprecedentë, kur një autoritet kontraktor ndryshon kriteret e procedurës prokuruese pikërisht në ditën e tenderit, kur ishin parashikuar të hapeshin ofertat. Dyshimet janë se përmes këtyre ndryshimeve, AKSHI kërkon të kufizojë konkurrencën dhe të përjashtojë nga gara kompani për ta çuar tenderin aty ku është paracaktuar.

Tenderi

Tenderi për implementimin e laboratorëve SMART u shpall në Agjencinë e Prokurimit Publik në datën 24 korrik. Ai parashikon ngritjen e laboratorëve SMART në 216 shkolla të vendit për një fond total prej 1 miliardë e 669 milionë lekësh ose 15.2 milionë euro me kursin aktual.

Data e hapjes së ofertave të tenderit ishte parashikuar 24 gushti. Por pikërisht në këtë datë, AKSHI ka depozituar në Agjencinë e Prokurimeve dy shtoja për ndryshimin e kritereve.

Lexo edhe:

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

Në shtojcën e parë, AKSHI ka vendosur që punonjësit e kompanive pjesmarrëse në garë duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie CSP, e cila lëshohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Por pak më vonë ka shtuar një tjetër shtojë, duke e ndryshuar sërish kriterin e certifikatës së sigurisë dhe tashmë duke e kërkuar atë jo për të gjithë punonjësit e kompanisë, por vetëm për ata që do të aksesojnë datacenterin qeveritar.

Rrjedhimisht data e re e zhvillimit të tenderit është shtyrë për na 6 shtator. Por në këtë rast shtyrja nuk ka asnjë rëndësi se procedura për të pajisur një punonjës me certifikatë sigurie zgjat disa muaj. Ndaj futja e këtij kriteri ditën e tenderit e bën të pamundur pjesmarrjen për ato kompani, të cilat nuk i kanë punonjësit të pajisur me certifikatë. Ndërsa kompanitë e huaja me këtë kriter praktikisht përjashtohen të gjitha nga gara.

Ndryshimi i kritereve dy herë brenda ditës, për më tepër në ditën e tenderit, hedh dyshime të forta se rregullat e lojës në tendera nuk përcaktohen në zyrat e shtetit, por në ato të kompanive private, të cilat i qepin dhe i ndryshojnë ato sipas rastit, për të mos lejuar garë.

Çmim tre herë mbi koston

Tenderi 15.2 milionë euro i laboratorëve parashikon ngritjen e laboratorëve në 216 shkolla të vendit. Në disa shkolla laboratorët do të përmbajnë 14 lap top, në disa të tjera 17 lap top dhe në një numër më të vogël shkollash, laboratorët do të kenë 19 lap top dhe disa pajisje ndihmëse IT.

Për pasojë shteti do të paguajë mesatarisht 70 mijë euro për një laborator, që përmban 17 lap top dhe disa pajisje ndihmëse IT. Ky çmim është i fryrë në mënyrë drastike, kur kostoja mesatare e një lap topi del gati 3 mijë euro.

Ky është tenderi I dytë për laboratorët SMART në shkolla. I pari u zhvillua vitin e kaluar. Ai parashikonte implementimin laboratorëve në 100 shkolla të vendit me fond 320 milionë lekë dhe u fitua nga kompania Advanced Business Solutions, një nga nënkontraktorët më të mëdhenj në tenderat e AKSHI-t.

Këtë herë janë 216 shkola pra 2.1 herë shkolla më shumë se vitin e kaluar, por fondi është rritur me mbi 5 herë. Ky është një tjetër fakt, që tregon fryrjen drastike të çmimit dhe kriteret që po qepen me porosi për ta çuar tenderin aty ku duhet.

/Oligarkia.al/

Etiketa: Agjencia Kombëtare e Informacionitakshitender

Lajme të lidhura

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë
AKTUALITET

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

20:21 : 09/08/2025
AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
AKTUALITET

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

21:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

15:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

Subashi pa akuzë/ Si e fitoi Ajola Xoxa tenderin 24 mijë € në bashkinë e Fierit, punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025
AKTUALITET

Pranohet ankimimi, KPP anulon vendimin e Lindës së AKSHI-t për tenderin 2.26 mln euro

13:42 : 24/07/2025
Para

Dy tenderat e Bashkisë Durrës me Zoton e Mërtirin, PD apel SPAK-ut të hetojë

TË GJITHA

Jepte para me fajde dhe reklamonte makina luksoze, jeta e shthurur e autorit të vrasjes në Gjilan

22:20 : 10/08/2025

Në kulmin e sezonit bllokohet aksi Vlorë-Orikum, IKMT: Do t’i vëmë tritolin një ndërtese

22:04 : 10/08/2025

Dhunoi rëndë një person pas një konflikti për parkimin, arrestohet 67-vjeçari në Lezhë

21:43 : 10/08/2025

Zjarr në Bërzhitë, flakët rrezikojnë zonat e banuara

21:29 : 10/08/2025

VIDEO/ Makina e Gardës së Republikës përdoret për të shmangur trafikun në Lushnje

21:11 : 10/08/2025

Përkeqësohet situata nga zjarri në Poliçan, evakuohen të moshuarit në azil dhe banorët e Plirezës

20:41 : 10/08/2025

Sherr për parkimin në Shëngjin, plagoset një person

20:22 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com