• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Darka e Athinës/ Meta kritika Ramës: Shqipëria, e munguara e madhe! Po zbaton politika personale

12:10 : 22/08/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Shqipëria ishte e munguara e madhe e darkës së liderëve të Ballkanit dhe drejtuesve më të lartë të BE-së, në Athinë.

Mungesa e një ftese nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për homologun e tij Edi Rama, në sajë të marëdhënieve të tensionuara prej çështjes Beleri, sipas Metës është diktuar nga zbatimi i politikave personale të shefit të qeverisë shqiptare.

“Partia e Lirisë është kundër qëndrimit të kryeministrit Rama, që vazhdon të zbatojë një politikë të jashtme personale, kundër interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes perëndimore të Shqipërisë dhe i ka bërë thirrje, BE-së që në rajonin tonë të fokusohej me prioritet për funksionimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pushteteve autokratike”, shprehet Meta.

Sipas kreut të PL, Shqipëria ka humbur shumë kohë në procesin integrues dhe vendimet e Ramës në 10 vite qeverisje e kanë përkeqësuar rrugën europiane të vendit.

“20 vjet më parë Shqipëria ishte përpara Malit të Zi dhe Serbisë në procesin e integrimit europian, ndërsa ka shënuar një vonesë historike në dekadën e fundit vetëm për shkak të minimit të reformave të besueshme për qëllim të kapjes së shtetit në çdo qelizë nga Kryeministri aktual”.

Lexo edhe:

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

Rama në delir: Demokracia në Shqipëri dhe Komisioni i Venecias, shokë materniteti

DEKLARATA E PLOTË:

“Përshëndes deklaratën e miratuar nga 11 liderët e Europës së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor në 20 vjetorin e Samitit të Selanikut, i cili hapi rrugën e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur, që kjo është rruga e vetme për këtë rajon të rëndësishëm, sidomos për kushtet gjeopolitike sot në botë.

Përshëndes pjesëmarrjen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe atë të merituar të Republikës së Kosovës, duke menduar gjithmonë, se politika e integrimit europian është një politikë bashkimi dhe jo përjashtimi, një politikë që përshtatet me filozofinë e Procesit të Berlinit duke përjashtuar nismat individuale që krijojnë tension.

Partia e Lirisë është kundër qëndrimit të kryeministrit Rama, që vazhdon të zbatojë një politikë të jashtme personale, kundër interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes perëndimore të Shqipërisë.

Shqipëria nuk mund të ishte e munguara e madhe në takimin e prespektivës europiane të rajonit tonë dhe të linte vendin bosh në mesin e vendeve me të cilat bashkëndajmë vlerat europiane.

Partia e Lirisë dhe opozita shqiptare mbetet e angazhuar që rruga europiane e Shqipërisë të mos thyhet nga elementë dhe situata të interesave personale, ndaj do të vijojmë pa kompromis rrugën tonë për të realizuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo rrugë do të bëhej më e lehtë nëse dhe investimi i Bashkimit Europian dhe i perëndimit për rajonin tonë, do të fokusohej me prioritet për funksionimin e shtetit të së drejtës, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe luftën ndaj pushteteve autokratike.

Është jetike për ne dhe të gjithë Europën që në situatën sot kërcënuese gjeopolitike, siç ka treguar agresioni rus ndaj Ukrainës, të jemi të bashkuar rreth vlerave dhe parimeve europiane.

Ne përkrahim vendosmërinë e deklaratës së djeshme për Ukrainën dhe Moldavinë për të qenë pjesë e proceseve integruese në familjen europiane.

20 vjet me parë Shqipëria ishte përpara Malit të Zi dhe Serbisë në procesin e integrimit europian, ndërsa ka shënuar një vonesë historike në dekadën e fundit vetëm për shkak të minimit të reformave të besueshme për qëllim të kapjes së shtetit në çdo qelizë nga Kryeministri aktual. Ndaj beteja për çkapjen e shtetit dhe institucioneve të pavarura mbetet vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.”

Etiketa: ballkani perendimorEdi RamaIlir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

21:26 : 20/10/2025
AKTUALITET

Rama në delir: Demokracia në Shqipëri dhe Komisioni i Venecias, shokë materniteti

15:23 : 20/10/2025
AKTUALITET

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

13:07 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Ballukut dhe koncesionarit

13:04 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
Para

Shtyhet seanca për ish-luftëtarin e UÇK, avokati: Dritanin duan ta flijojnë!

TË GJITHA

I pandehur në dosjen “Veliaj”, paraqitet në GJKKO biznesmeni Elman Abule

09:17 : 21/10/2025

Çaste tmerri në fluturimin e ‘United Airlines’, thyhet xhami i përparmë i aeroplanit, plagoset piloti

09:02 : 21/10/2025

Kapen në Rinas 4 valixhe me 100 kg kanabis nga Tajlanda, dy në pranga/ Detajet e para

08:49 : 21/10/2025

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025

Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë

08:24 : 21/10/2025

Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

08:13 : 21/10/2025

Këmbimi valutor 21 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com