• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkoi lirinë për t’u betuar si kryebashkiak, GJKKO lë në burg Fredi Belerin

11:14 : 21/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE
Fredi Beleri ne sallen e gjyqit

Fredi Beleri ne sallen e gjyqit

Edhe pse pas hekurave, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është protagonist i politikës së ditës, teksa me arrestimin e tij ka përjashtuar Edi Ramën nga darka e liderëve të Ballkanit në Athinë.

Në të njëjtën ditë kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të presë homologët e tij nga vendet aspirante për t’iu bashkua BE-së, por edhe aktorët në rajon që janë pjesë e bllokut, Fredi Beleri kërkoi lirinë në GJKKO.

Ashtu siç ka ndodhur me kërkesat e tij të mëprashme për një masë më të butë sigurie, edhe në seancën e sotme, GJKKO ka refuzuar kërkesën e bërë përmes avokatëve të tij, duke ndaluar Belerin që të lërë qelinë dhe të betohet në krye të detyrës.

Trupit gjykues ju kërkua të zëvendësojë arrestin me burg me një masë tjetër në liri, duke i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

Përfaqësuesit e tij ligjorë shprehën në gjyq pretendimin se kjo e drejtë i mohohet Belerit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator, duke bërë që të humbë mandatin e fituar në zgjedhjet e 14 Majit.

Lexo edhe:

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

Ndryshe nga seancat e mëparshme, këtë herë Beleri zgjodhi të ishte i pranishëm edhe vetë në sallën e gjyqit, ku iu komunikua vendimi refuzues nga drejtësia.

Pas përfundimit të seancës në GJKKO, për mediat foli avokati i Belerit, Edmond Demo. Ai tha se u bë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit për pavlefshmëri të akteve. I pyetur mbi vendimin e gjykatës, ai u shpreh se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet në burg për arsye politike.

“Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg. Kemi bërë kërkesën edhe këtë radhë për zëvendësimin e masës së sigurimit. E bëmë më 31 korrik, sipas ligjit duhet të ishte bërë seanca brenda 5 ditësh. Gjykata e bëri pas 21 ditësh, vendosi ato që kishin vendosur paraardhësit. Përmbajtja e atyre akteve solli që të bëjmë këtë kërkesë sepse më 31 korrik na u vunë në dispozicion disa prova që nuk i dinim. Që nga caktimi i prokurorit të Shkallës së Parë, një ditë më pas dhe veprimet nisën një ditë më parë. Kjo sjell pavlefshmëri të të gjitha akteve. Duhet të konstatoheshin dhe nga Gjykata”, tha Demo.

Avokati ka mohuar të ketë biseda mes Belerit dhe agjentit të infiltruar të policisë para arrestimit.

“Nuk ka pasur asnjëherë, nuk ka as sot. Nuk e dimë logjikën deri ku do vejë. Ne e dimë deri diku që është me urdhër dhe këta e dinë. Beleri kërkoi të drejtën e tij, si gjithmonë. Të lirohet dhe të marrë detyrën e tij siç e ka votuar populli. Nga Gjykata u shkrua bukur arsyetimi që tha rrëzohet se nuk plotësohen kushtet”, tha avokati i Belerit.

Fredi Beleri ndodhet në paraburgim prej 12 majit të këtij viti, kur u arrestua nën akuzën për shitblerje votash. Ai akuzoht se ka blerë vota nga 8 qytetarë përkundrejt shumës 40 mijë lekë të reja.

Etiketa: Edi RamaFredi Beleri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
Para

GJKKO e la në burg, avokati i Belerit: Po mbahet politikisht në qeli, s’ka prova!

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom