• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të buzëqeshur brenda “kafazit”, del FOTO nga gjyakata e dy të arrestuarve për sterilizimin

12:12 : 18/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Personat që shihni në foton e mëposhtme janë dy të arrestuarit për koncesionin abuziv të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, ish-zv.ministri Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni që fitoi koncesionin Ilir Rrapaj.

Ish-zyrtari dhe biznesmeni do të njihen sot me masën e sigurisë, ndërkohë që të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të ‘çliruar’ para togave të zeza.

Klodjan Rjepaj akuzohet për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me kete koncesion. Mësohet se nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se ky koncension është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe bëhet fjalë edhe për shkeljet të tjera të rënda.

Lexo edhe:

Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua në Britani, publikohet FOTO e “Lilit” të Lushnjës

Armando Broja kalon pushimet në SHBA, sulmuesi poston fotot me partneren e tij

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh. Një pikëpyetje e madhe në lidhje me aferën e sterilizimit, përveç kostos së lartë, ka qenë kompania fituese me pronar emigrantin shqiptar në Itali, Ilir Rrapaj.

Në vitin 2000 ai kishte themeluar në Peruxhia një kompani me kapital të vogël prej 1500 eurosh, por pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, biznesmeni me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri, ku sipas BIRN, vendosi kontakte me kreun e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Fituesi i koncesionit së bashku me disa biznesmenë italianë, kanë pasur disa takime e kontakte me titullarin e shëndetësisë.

Pas kthimit në Shqipëri, nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, me kapital 1000 euro të regjistruar në Prishtinë me vetëm një të punësuar, Rrapaj zotëroi 40 % të aksioneve në një bashkim kompanish, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Ortakët e Rrapajt në këtë bashkim, tri kompani nga rajoni i Umbrias.

Në vitin 2015, ish-ministri Beqaj u pyet nëpërmjet telefonit për marrëdhënien e tij me Ilir Rrapajn, por në fillim mohoi ta njihte. Pasi BIRN i dërgoi Ministrit disa fotografi ku ai shfaqej me biznesmenin, Ilir Beqaj ka pranuar se “kishte njohje me z.Ilir Rrapaj.”

Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me vendim të Ilir Beqaj. Për shkak të kostos së lartë që u bë shkak për reduktimin e numrit të operacioneve në disa spitale, kontrata me kompaninë në fjalë u rishikua pas 5 vjetësh funksionimi në vitin 2020.

Deri në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Financave, buxheti i shtetit shqiptar e ka paguar subjektin “Sani Servis” që përmban bashkimin e kompanive fituese të koncesionit me rreth 58 milionë euro, ose 57% të vlerës së rishikuar të kontratës prej 12,3 miliardë lekësh. Investimi i Ilir Rrapajt nëpërmjet Investital Llc për të kontrolluar 40 % të kompanisë me koncesionin 100 milionë dollarësh është vetëm 8 mijë e 500 euro.

Etiketa: FotogjykateIlir RrapajkafazKlodjan Rjepja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua në Britani, publikohet FOTO e “Lilit” të Lushnjës

14:42 : 22/06/2025
SHOW BIZ

Armando Broja kalon pushimet në SHBA, sulmuesi poston fotot me partneren e tij

10:07 : 22/06/2025
AKTUALITET

Postoi foto intime të një vajze në rrjetet sociale, procedohet 28-vjeçari në Fier

12:20 : 19/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët kërkojnë rritje page/ Rama: Për herë të dytë brenda 3 viteve, një abuzim madhor!

14:46 : 11/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025
Para

Trafik kilometrik në Kukës, shkak punimet për ndërtimin e urës së Drinit

TË GJITHA

E rëndë në qytetin shqiptar/ 4-vjeçari përplaset për vdekje me makinë në oborrin e shtëpisë

12:41 : 23/06/2025

Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria çon për gjykim dy vëllezërit Gashi

12:26 : 23/06/2025

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

12:24 : 23/06/2025

Rinumërimi/ Dogjani përplaset me Rusmalin: Vidhni vota, hajdutë! S’më rr**et për Policinë

12:15 : 23/06/2025

Pas aksidentit, konfliktohen shoferët në Vlorë

12:13 : 23/06/2025

E goditi SHBA, Izraeli sulmon centralin bërthamor të Fordow

12:09 : 23/06/2025

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

11:56 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com