• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sterilizimi/ Rrapaj dhe Rjepaj mbeten në burg, GJKKO lë në fuqi 8 masat e sigurisë

13:05 : 18/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 8 urdhër-arrestet e lëshuara për koncesionin avuziv të sterilizimit, me vlerë 100 milionë eruo.

Më konkretisht janë lënë në fuqi masat “arrest me burg” për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, si dhe biznesmenin që ka fituar koncesionin Ilir Rrapaj. Gjithashtu, janë lënë në fuqi masat “arrest shtëpie: për: Saimir Kadiu, Drejtor Ekonomik, dhe Marsela Serjanaj, Drejtoreshë Juridike. Si dhe masat “detyrim paraqitje” për: Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

Shtatë zyrtarët akuzohen për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të dyja të kryera në bashkëpunim. Ndërsa, biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili u la me masën “detyrim paraqitje” për koncesionin e sterilizimit, pas seancës gjyqësore tha se ata mburren me atë koncesion. “Ne mburremi që kemi futur sterilizimin” – tha Mersini.

Ndërsa, shefi i kirurgjisë në QSUT dhe njëkohësisht rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata refuzoi të fliste për mediat pas seancës gjyqësore.

Lexo edhe:

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

GjKKO i kishte firmosur 8 urdhër-arrestet e lëshuara nga prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili që më 23 qershor 2023, por u ekzekutuan dy muaj më pas, 16 – 17 gusht 2023. Rrapaj u prit që të hynte në Shqipëri nga Italia dhe u arrestua në Dhërmi ku kishte ardhur me pushime.

E konfirmuar nga prokurorët e SPAK, nën hetim për këtë çështje janë dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja me ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, por çështja për ta është ndarë më vete. Të dy ata kanë dëshmuar në SPAK në lidhje me këtë çështje, bashkë me ish-ministren e Ekonomisë, Anila Denajn,.

Pronari i kompaninë me seli në Prishtinë, “Investital LLC”, Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve të subjektit “SaniService” i cili në vitin 2015, fitoi koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.

Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një nga katër projektet e Partneritetit Publik Privat të qeverisë “Rama” në sektorin e shëndetësisë, i cili i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 7.9 miliardë lekë [76 milionë euro] deri në fund të vitit 2022. Ajo është një ndër dosjet e para të denoncuara në Prokurorinë e Posaçme që prej vitit 2019, ndërkohë që vendimarrja vjen pas më shumë se katër vitesh hetime.

Nga të dhënat e publikuara në media, biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili ka fituar koncesioin, rezulton mik me Ilir Beqajn, i cili drejtonte ministrinë e Shëndetësisë, në kohën kur është dhënë ky koncesion. Po ashtu, Ilir Rrapaj rezulton se ka qenë shok klase në shkollë dhe me ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj, tashmë i arrestuar nga SPAK.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.

Një pikëpyetje e madhe në lidhje me aferën e sterilizimit, përveç kostos së lartë, ka qenë kompania fituese me pronar emigrantin shqiptar në Itali, Ilir Rrapaj.

Në vitin 2000 ai kishte themeluar në Peruxhia një kompani me kapital të vogël prej 1500 eurosh, por pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, biznesmeni me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri, ku sipas BIRN, vendosi kontakte me kreun e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Fituesi i koncesionit së bashku me disa biznesmenë italianë, kanë pasur disa takime e kontakte me titullarin e shëndetësisë.

Pas kthimit në Shqipëri, nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, me kapital 1000 euro të regjistruar në Prishtinë me vetëm një të punësuar, Rrapaj zotëroi 40 % të aksioneve në një bashkim kompanish, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Etiketa: Burgmasatspaksterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
Para

OBSH po vëzhgon nga afër një variant të ri të koronavirusit

TË GJITHA

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025

Zbulohet parcela me drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

10:52 : 10/10/2025

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

10:46 : 10/10/2025

Tha se shtetet baltike bllokuan bisedimet e BE-së me Putin, Merkel kritikohet ashpër për deklaratat e saj

10:42 : 10/10/2025

Zyrtarizohet nga UEFA, kush është gjyqtari që do vendosë drejtësi në Serbi–Shqipëri

10:35 : 10/10/2025

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

10:20 : 10/10/2025

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk jam penduar

10:19 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com