• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy javë fushatë për zgjedhjet në Kukës, 1 shtatori afati i fundit për regjistrimin e partive

15:44 : 16/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Komisioni Qendron i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme afatet për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për kreun e Bashkisë së Kukësit, pas dekretit të presidentit Bajram Begaj, i cili vendosi të mbahen më 24 shtator.

1 shtator është dita e fundit për partitë politike për t’u regjistruar për zgjedhjet e pjesshme ndërsa afati për koalicionet është data 6, dhe për kandidatët e pavarur deri më 8 shtator. Për organizimin e këtyre zgjedhje Komisioni Qendror ka rreth 40 ditë kohë, ndërsa partitë politike do të kenë në dispozicion dy javë për të zhvilluar fushatën elektorale për këtë bashki.

Koha në dispozicion duket e pakët, por vëmendje të veçantë pritet të kenë kandidatët në garë. Socialistët, ndonëse ende jo zyrtarisht, do të fusin në garë prefektin e qarkut, Albert Halilaj, ndërsa opozita prite jetë sërish e përçarë me dy kandidatë në garë, një të Berishës e një të Bashës.

Edhe në këtë proces elektoral KQZ kërkon nga institucionet vendore në Bashkinë e Kukësit por edhe ato qendrore në Tiranë të raportojnë veprimtaritë e tyre publike.

Afatet e miratuara:

1. Bashkia Kukës dhe institucionet e saj të varësisë janë të detyruara të raportojnë në KQZ, të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 26.8.2023 deri më datë 24.9.2023.

Të njëjtin detyrim kanë edhe institucionet publike qendrore, organet e tyre të varësisë dhe degët e tyre vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, për veprimtari me karakter publik, që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 26.8.2023 deri më 24.9.2023, në territorin e Bashkisë Kukës ose për të.

2. Autoriteti i Mediave Audiovizive monitoron OSHMA-të për veprimtaritë me karakter publik të institucioneve publike të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, nga data 26.8.2023, nga ora 08:00-00:00 ose sipas rastit deri në përfundimin e programit.

3. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në Bashkinë Kukës, fillon më datë 11.9.2023.

4. Zyra e Gjendjes Civile në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 16.8.2023. Brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga përfundimi i përditësimit, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore miraton dhe shpall listat e zgjedhësve, në përputhje me nenin 48 të Kodit Zgjedhor.

5. Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ-në nr. 11, të Bashkisë Kukës, Qarku Kukës, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, duhet të sjellin propozimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, jo më vonë se data 18.8.2023. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton përbërjen e KZAZ-së jo më vonë se data 21.8.2023.

6. Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ-në përkatëse, jo më vonë së data 1.9.2023. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, jo më vonë se data 4.9.2023.

7. Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në GNV duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ, jo më vonë së data 12.9.2023. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të GNV-ve, jo më vonë se data 14.9.2023.

8. Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kukës, jo më vonë se data 1.9.2023. KQZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga dorëzimi. Partitë politike paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga kthimi për plotësim. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesat për regjistrim brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit.

9. Komitetet Nismëtare duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kukës, në KZAZ-në nr.11, jo më vonë se data 1.9.2023. KZAZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga dorëzimi. Komitetet Nismëtare paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga kthimi për plotësim. KZAZ-ja miraton kërkesat për regjistrim brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit.

10. Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kukës jo më vonë se data 6.9.2023. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesën për regjistrimin si koalicion, brenda 24 (njëzet e katër) orëve.

11. Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ-në nr.11, jo më vonë se data 8.9.2023. KZAZ-ja bën verifikimin e tyre jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë nga paraqitja dhe në rast se vëren parregullsi, i kthen për plotësim. Dokumentet e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë. KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë nga riparaqitja e tyre.

12. Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë dhe për vëzhguesit e huaj bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jo më vonë se data 22.9.2023.

13. Paraqitja e kërkesave për akreditim nga ana e subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje bëhet në KZAZ-në nr. 11 jo më vonë se data 22.9.2023.

14.  Kryetari i bashkisë paraqet në KQZ listën e plotë të objekteve të qendrave të votimit që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj, jo më vonë se data 27.8.2023.

15. Prefekti i Qarkut Kukës i paraqet KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të Qarkut që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj për Vendin e Numërimit të Votave, jo më vonë se data 27.8.2023.

16. Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 3 (tre) ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit.

17. Kryetari i bashkisë në detyrë të përcaktojë vendet publike në territorin e bashkisë Kukës për afishimin nga subjektet zgjedhore të materialeve propagandistike jo më vonë se data 5.9.2023.

Etiketa: 1 shtatorafatetkandidatetKQZkukespartitezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

12:33 : 02/09/2025
AKTUALITET

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025
AKTUALITET

PD-ASHM ankimon certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit: Procesi i manipuluar

16:15 : 01/09/2025
AKTUALITET

Tom Doshi debitor tek UKT-ja, nuk paguan faturat e ujit (DOKUMENTI)

09:45 : 01/09/2025
AKTUALITET

Celibashi bën kërdinë, 137 milion euro tendera

13:20 : 30/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon pamje të reja nga QV në Divjakë: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit

15:57 : 29/08/2025
Para

Dhunuan bashkëshortet dhe fëmijët e tyre, dy të arrestuar në Tiranë

TË GJITHA

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

12:33 : 02/09/2025

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

12:27 : 02/09/2025

“Taksat e larta i paguan shumica”/ Tabaku: Shqiptarët janë më të varfër, oligarkët më të pasur

12:16 : 02/09/2025

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

12:02 : 02/09/2025

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

11:46 : 02/09/2025

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

11:38 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com