• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK, fute dorën, do kapësh një Lal…!

21:35 : 02/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në Bashkinë e Tiranës, mjafton që të zgjasësh dorën për të marrë një procedurë tenderi, një vendim për prishjen e objekteve kulturore, apo një faqe shkresë me firmën e titullarit, për të zbuluar qindra milionë euro dëm, korrupsion, ndikim të paligjshëm, apo blerje propagande. Prokuroria Speciale SPAK mjafton që të fusë dorën në “thesin e zi” aty pranë Sahatit me kullën përbri dhe gjithnjë brenda do gjejë një copë Lal…

Kudo del emri i kreut të Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj. Me urdhrin e Ramës, me ndikimin e tij, apo me yshtjen e oligarkisë së ndërtimit, Erion Veliaj për tetë vite radhazi nuk është në gjendje të kuptojë se ka lënë “gjurmë krimi” kudo. Ndoshta sot i ka thirrur paksa mendjes, kur SPAK vendosi të sekuestrojë Inceneratorin e Tiranës, pasi zbuloi se në fakt pronarë të vërtetë ishin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Me firmën e Veliajt këtyre dy personazheve kotrovers, që janë një shkrirje e krimit me politikën, Veliaj u ka dhënë edhe në arrati rreth 100 milionë euro. Ky dëm sot është i dukshëm, mban erë të rëndë plehrash dhe dogji taksat qytetare për disa vite, edhe nën “hundët e SPAK”.

Veliaj reagoi, si gjithnjë duke bërë rolin e viktimës sikur po baltosin një “figurë të pastër” si ai. Mënyra e reagimit tregon shumë më shumë sesa çdo hetim i institucionit të akuzës, që në fakt ka përgjegjësinë e saj sepse e sekuestroi shumë vonë. “Histeria e portaleve të baltës tregon vetëm që baltaxhinjtë e udhëhequr nga Non Gratat s’e kanë marr vesh akoma që jemi në epokë tjetër! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mëse i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik”-shkruan Veliaj. Mënyra e gjuhës së përdorur dhe tentativa për ta paraqitur si “lajm portalesh që baltosin”, në fakt është frika më e madhe e Veliajt sot, nesër dhe në vijim.

Ai e di më mirë se kushdo se nëse SPAK kërkon vertetë të zbardhë këtë aferë, vetë ai e ka një rrugë fort të shkurtër për të bërë, nga bashkia drejt e në një furgon me ca çuna që e shoqërojnë diku, aty ku kamera e vetme që mund të gjejë me sy është ajo që vëzhgon korridorin në hyrje të dhomëze të errët, deri në daljen para gjykatës për të mësuar “masën e sigurisë”.

Lexo edhe:

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

Dilemat e Veliajt tashmë janë të mëdha, frika po ashtu, ndërsa pyetja që me gjasë nuk ka marrë përgjigje është nësë ai i madhi e lëshoi apo jo. Nga ana tjetër, SPAK mban në duar një dosje që nuk ka nevojë për shumë hetime të thelluara. Afera është bërë aq e trashë sa të gjithë kanë lënë gjurmë më të mëdha se ato të ujkut në dëborë.

Veliaj ndoshta ca më trashë pasi ka anashkaluar Këshillin Bashkiak si për rënien dakord për ngritjen e inceneratorit ashtu edhe për vlerën e pagesave që do jepte për trajtimin e tyre. Trashësia e zullumit ishte aq e madhe sa ndërsa në Sharrë mbetjet mbulohen me dheun e oligarkisë së ndërtimit, paguhet sikur incenerohen. Ndaj SPAK sa herë të fusë dorën ne “thesin e inceneratorit të Tiranës” gjithnjë do i dalë një Lal… Plehrat po marrin plehra, të cilët deri më tani me ndihmën e propagandës, forcën e medias së blerë kanë shitur veten si “shërbëtorë të qytetarëve”.

Etiketa: inceneratoretlalmertirispakVeliajzoto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
AKTUALITET

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

11:44 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
Para

Drithërat mbeten stok/ Fermeri: Qeveria e ka mendjen tek turizmi, s'na vjen as deputeti, as ministrja

TË GJITHA

“Situata është shumë e rëndë ”, banori i Nartës: Gjithçka po digjet

20:18 : 13/08/2025

Lech Poznań “ia hedh” me 50 mijë euro gjobë për banerin shovinist ndaj Kosovës

20:11 : 13/08/2025

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025

Dikur shkëlqente në Premier League, ish-futbollisti dënohet me shtatë vjet burg për trafik droge

19:53 : 13/08/2025

Shkodran Mustafi emërohet ndihmëstrajner i Gjermanisë U-21

19:42 : 13/08/2025

FOTO/ Pamje të trishta: Zjarri në Delvinë lë pas shkatërrim dhe vështirësi për banorët

19:31 : 13/08/2025

Pas transferimit të Darwin Nunez, Al-Hilal ofron 80 mln euro për yllin e Dortmund

19:26 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com