• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Importet e energjisë arrijnë 24 milionë euro, KESH shton blerjet në treg të lirë

09:55 : 01/08/2023
në AKTUALITET

Korporata Elektoenergjetike Shqiptare (KESH) ka zhvilluar një tjetër procedurë prokurimi dhe këtë herë për të siguruar energji për një javë duke nisur nga 31 korriku deri në 6 gusht.

Kjo është e disata procedurë që KESH zhvillon në harkun e një muaji. Sasia e blere këtë herë në treg të lirë ishte e ndarë në dy lote ku në lotin e parë u blenë 33 600 MWh për një çmim të ponderuar 106.72 euro/MWh ndërkohë që u sigurua edhe një sasi prej 5250 MWh me një çmim 92.11 euro/MWh.

Në total të dyja blerjet i kushtuan KESH rreth 4 milionë euro duke çuar këtë shumë së bashku me importet e tjera të këtij viti 24 milionë euro. Ndërkohë shitjet apo eksportet e KESH gjatë këtij viti të paktën sipas procedurës së fundit që përfshinte 20-23 qershorin kanë kapur vlerën e 36 milionë eurove.

Ky vit ndryshe nga ai paraardhës është shfaqur më mirë sa i takon situatës hidrike por ardhja e stinës së verës dhe rritja e konsumit kanë bërë që Korporata të fillojnë alternimin me blerje më masive në treg të lirë në mënyrë që të vijojë të mbajë kaskadën në nivele optimale. Deri në fund të prillit sipas shifrave zyrtare të raportuara në ERE kaskada qëndronte mbi kufijtë e mesatares historike.

Lexo edhe:

Situatë e përsëritur! Reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

KESH më herët ka deklaruar se përballimi i konsumit gjatë stinës së verës do të jetë një alternim mes prodhimit në kaskadë dhe blerjeve në tregun e lirë ndërkohë që për aq kohë sa çmimet janë të përshtatshme këto blerje do të kenë prioritet në raport me termocentralet e lundrueshëm që janë të vendosur në Vlorë.

KESH është ngarkuar me sigurimin e furnizimit me energji në vend duke marrë kompetencat që më parë kishte Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe kjo në kushtet e situatës së gjendjes së emergjencës në fuqi nga tetori 2021.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua zgjatja e kësaj emergjence deri në fund të vitit çka do të thotë se KESH do të vijojë të jetë përgjegjës për sigurimin e gjithë sasisë së energjisë së nevojshme për konsum në vend, kompanitë nuk do të kryejnë investime madhore përveç atyre që lidhen me mirëfunksionimin e rrjetit dhe prodhuesit me përparësi (HEC-et deri në 15MW) nuk do të mund të dalin në treg të lirë pasi janë në regjimin e detyrimit të shërbimit publik.

Çmimet e energjisë pavarësisht pasigurisë që ende mbetet evidente kanë shënuar një ulje të ndjeshme në raport më një vit më parë por edhe në raport me fillimvitin. Në Bursën Hungareze 1 MWh energji u shit 76 euro në bazë dhe 77.85 euro në pik kurse për datën 1 gusht çmimi i 1 MWh në bazë ishte 93.32 euro/MWh dhe 97.79 euro/ MWh në pik./Monitor

Etiketa: energji elektrikeImportet e energjisëKESH

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situatë e përsëritur! Reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

08:10 : 11/11/2025
AKTUALITET

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

17:26 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Gangrena e ndërmarrjeve publike

21:41 : 15/10/2025
AKTUALITET

Energjia, shqiptarët paguan 6.5 mln euro si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit

08:40 : 15/10/2025
Para

Kapet në flagrancë hajduti i shtëpive në Golem

TË GJITHA

Opozita e pyet për vrasja e agjentit në Rinas, ja si reagon kreu i AMP-së

13:24 : 17/11/2025

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

13:12 : 17/11/2025

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

13:02 : 17/11/2025

“I dhanë mjekime dhe e larguan”, vdekja e 49-vjeçares në Korçë, policia nis hetimet për neglizhencë mjekësore

12:59 : 17/11/2025

Blenë vota për Shkëlqim Hoxhën/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 5 të pandehurit

12:51 : 17/11/2025

Meteorologia: Stuhi e shtrëngata në gjithë vendin, të dielën nis bora

12:46 : 17/11/2025

“Urdhëron partia, vendos kartoni”/ Bardhi: PS ka 83 memec-deputetë në Parlament

12:42 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com