• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me Ferrari e Fuoristrada/ Veliaj dhe Nadiri bëjnë sikur zihen për përgjysmimin e urbanëve

15:11 : 31/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një sherr vere ka nisur mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga njëra anë dhe pronarëve të kompanive që kanë siguruar kontratat për ushtrimin e biznesit të transportit publik në kryeqytet.

Rreth dy muaj pas konfirmimit në detyrë si kryebashkiak i Tiranës të Erion Veliaj, një grupim që përfaqëson interesat e biznesmenëve të urbanëve kanë kërkuar më shumë para. Në një deklaratë publike javën e kaluar, Unioni i Transportit Publik njoftoi se duke nisur nga dita e hënë (sot), linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara. “Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit”, shpjegohet në njoftimin publik nga unioni, që kërkon “veprime të shpejta” për kapërcimin e pengesave që hasin.

Këtë të Hënë, kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se deri më tani kompanitë nuk e kanë vënë në zbatim ç’ka paralajmëruan. Ai e cilësoi deklaratën një “ultimatum të padrejtë dhe të pandershëm” në këto ditë të nxehta dhe paralajmëroi se “kush nuk del sot në punë do të humbasë automatikisht licencën”.

Një konflikt ky që duket më shumë një farsë dhe që shkon në dëm të qytetarëve. Këta të fundit, në mënyrë të përsëritur kanë vuajtur mungesën e shërbimit apo presionin e deklaratave për ndërprerje të tij nga bosët e urbanëve, të cilët licencat i kanë marrë vetë nga po Bashkia e Tiranës. Ka nga ata syresh që njihen madje si miq shumë të afërt të Veliajt.

Shembulli tipik është ai i Nadir Çaushollit, biznesmen i njohur për luksin me të cilin e gostit veten – bëma e fundit është blerja e një Ferrarri me vlerë mbi 500 mijë dollarë. Çausholli zotëron të paktën dy prej linjave të transportit urban në Tiranë

Lexo edhe:

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Mashtrimi 700 mijë euro / Vartëset nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: “Pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma”

Bizneset e tij sidomos në fushën e transportit urban në Tiranë janë zgjeruar me Veliaj kryebashkiak. Kjo edhe pse ato njihen si tepër problematike lidhur me shërbimin e ofruar, por edhe përfshirjen në ngjarje që kanë çuar në plagosjen e dhjetëra qytetarëve. Mjetet e Çaushollit janë përfshirë në aksidente famëkeqe në Tiranë, si ai i ndodhur te kryqëzimi i “Shallvareve” apo kur autobusi i linjës së “Unazës” përfundoi në Lanë.

Skema të tilla për të tërhequr fonde nga buxhetet shtetërore janë përdorur edhe më herët. Kërcënime dhe më pas negociata me drejtuesit e institucioneve publike për të marrë më shumë para. Pikërisht dy vite më parë, ishte dy milion euro shuma e raportuar nga autoritetet që do t’u ndahej Çaushollit dhe “CO” në formë subvencioni për rimëkëmbjen e sektorit nga kriza e Covid.

Shërbimi i ofruar ndërkohë nga kompanitë e transportit publik nuk ka pasur ndonjë ndryshim pozitiv, nisur nga vëzhgimi në terren si dhe dëshmitë e përdoruesve të autobusëve. Cic-micet pra mes bosëve të urbanëve dhe Veliajt përfundojnë në kërcënime për qytetarët, ndërprerje të shërbimit tashmë gjysmak edhe kur cilësohet i “plotë”, kundërpërgjigje të kryebashkiakut për të krijuar një konflikt fals, që përfundon duke çuar më shumë para nga buxheti i mbledhur me kontributin e taksapaguesve, te Causholli dhe sivëllezërit e tij në biznes.

Lexo edhe:

Piruetat e Çaushollit/ Nga arresti për mashtrim 2 mln euro, te Ferrari 516 mijë USD

Etiketa: autobuse urbanebashkia tiraneErion Veliajnadir causholli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtrimi 700 mijë euro / Vartëset nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: “Pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma”

10:21 : 14/11/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025
AKTUALITET

Veliaj i kërkon leje SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve të takohet me monitoruesit e KE

11:26 : 12/11/2025
Para

Analiza/ Çfarë qëndron pas dorëheqjeve të BDI-së nga Qeveria maqedonase

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com