• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fuga për pr/ligjin e Akademisë: Jam i bindur se Presidenti nuk do ta dekretojë!

18:21 : 31/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Profesori dhe akademiku Artan Fuga, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur më në detaje për letrën që i ka dërguar pak javë më parë Presidentit Bajram Begaj, lidhur me miratimin e projektligjit për Akademinë e Shkencave.

Ndër të tjera në këtë letër, Fuga shprehet se ka paraqitur dhe argumentuar arsyet se përse ky ligj, i cili i zgjat mandatin Skënder Gjinushit, nuk duhet të dekretohet nga Presidenti Begaj.

Gjatë intervistës, Fuga tha se ende nuk ka marrë një përgjigje, por shpreh bindje se pasi letra e tij të lexohet, pr/ligji nuk do të dekretohet.

“Deri tani nuk ka pasur një reagim pas letrës së dërguar. E kuptoj që nuk është Presidenti që merr postën dhe lexon në vijë të parë të gjitha letrat, mendoj se janë juristët e presidencës dhe besoj se me seriozitet do ta shqyrtojnë atë. Në këtë fazë nuk është më çështja e Akademisë, por si funksionon Kuvendi. Është çështje e ligjbërjes në Shqipëri. E kam ndjekur procedurën hap pas hapi, dhe tematikat më kanë lënë me gojë hapur.

Në rregulloren e Kuvendit thuhet se çdo propozim për ndryshimin e një ligji duhet të shoqërohet me një relacion, ku të sqarohet pse kërkohen këto ndryshime dhe pse sjellin përmirësim të objektivave. Unë kam studiuar relacionin që kanë paraqitur dy deputetët, Beqiraj dhe Koçi. Nëse një redaktor, apo qoftë dhe një student i drejtësisë, në këtë relacion gjen një argument pse duhen këto ndryshime, jam gati të dorëzoj diplomat, titujt e profesorit, të akademikut…Nuk ka asgjë!

Lexo edhe:

“Kalë i ngordhur”/ Shkullaku: Begaj thjesht firmos, zgjedhjet i cakton Rama

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

Nuk u kuptua si Kuvendi pranoi një relacion ku nuk ka asnjë argumentim mbi bazën që kërkon rregullorja e vetë Kuvendit. Unë si akademik them ‘i besoj Kuvendit që nxjerr ligjet’, dhe habitem si Kuvendi nuk zbaton ligjet.

E dyta i them Komisionit dhe deputetëve që shqyrtuan paraprakisht deri sa pr/ligji të shkojë në seancë, i them se ky propozim shkel kushtetutën, parimet bazë të logjikës. I mori në shqyrtim ndonjë deputet? Nuk është bërë as relacion për seancën plenare, që e kërkon rregullorja. E treta është që në seancën e Kuvendit, me rend dite nuk ishte vendosur të shqyrtohej pr/ligji, është futur jashtë axhendës. Si është e mundur që në Kuvend kalojnë këto shkelje të rregullave mbi bazën e të cilit ne bëjmë ligje?! Atëherë, ndodh sepse nuk ka ndarje mes politikës dhe shkencës… Dhe nëse pushtetet nuk janë të ndara dhe nuk kontrollojnë njëri-tjetrin, në një shoqëri ku është vota mbi ligjin, kjo shoqëri mbaron në një turmë.

Ndaj i kam vënë atë titull letrës… Ta lëmë Akademinë, është çështje dytësore, këtu po shkelet ligji. Politika ka ndërhyrë sa herë ka dashur, pra nuk e lë Shkencën të funksionojnë mbi bazën e rregullave të veta”, shprehet profesor Artan Fuga.

“Besoj se Presidenti nuk do ta dekretojë këtë ligj, jam i bindur. Nuk jam duke bërë blofin kur them se jam i bindur. Jam kaq i sigurt në argumentet që kam dhënë, në ato 20 faqe relacion që i kam paraqitur, sa them se me respektin që kam për ata juristë, po t’i lexojnë janë aq të qarta dhe aq të sigurta ato argumente… Sepse shkelet Kushtetuta! Mendoj se Presidenti nuk mundet dot, të thotë që unë ‘këto shkelje nuk i vë re’. Sepse po tha këtë, nuk mendoj se Presidenti është gati të sakrifikojë detyrën e vet për një ligj për Akademinë e Shkencave, për gabime fëminore, naive të dy deputetëve, të cilat vijnë nga presione që atyre mund t’u vinë nga kjo anë apo nga ajo anë. Ky ligj u miratua në 05:00 të mëngjesi. Do propozoj që të mos votohet më asnjë ligj pas orës 00:00”, tha ai.

Më tej Fuga shtoi se ‘nerverit’ anëtarët e Kryesisë të cilët kanë votuar për këtë pr/ligj, ndërkohë që janë në konflikt interesi.

“Ajo që mua më neverit është se aty shikoj firma të anëtarëve të Kryesisë që janë në konflikt interesi. Unë nuk do ta kisha bërë kurrë”, tha ai.

Më tej ai tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje dhe se do t’i ndjekë objektivat e tij.

“Nuk kam betejë ndaj askujt. Unë nuk kam ndryshuar asnjë vendim, kam shpallur tre objektiva dhe do t’i ndjek. Do të luftoj deri në fund që ky pr/ligj, deri në Gjykatën Kushtetuese, objektivi i dytë është që unë do tregoj që mënyra si është konceptuar dhe si vepron, është pozicionim totalisht i gabuar dhe për mua nuk sjell rezultat,, dhe objektivi i tretë është që unë të shpalos idetë e mia sesi duhet të jetë Akademia… A do ta bëj duke kandiduar apo jo, jo është gjëja e fundit për mua. Unë këto tre objektiva do t’i çoj deri në fund”, u shpreh Fuga.

Etiketa: Begajfugagjinushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kalë i ngordhur”/ Shkullaku: Begaj thjesht firmos, zgjedhjet i cakton Rama

21:56 : 02/10/2025
AKTUALITET

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

21:33 : 02/10/2025
AKTUALITET

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

19:35 : 02/10/2025
AKTUALITET

Një president lolo

19:54 : 01/10/2025
AKTUALITET

BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën, nuk merr parasysh ankimimin e Veliajt në Kushtetuese

18:15 : 01/10/2025
AKTUALITET

Rama dërgoi vakancën në Bashkinë e Tiranës në Presidencë, Bardhi: Shkelje e rëndë

12:37 : 30/09/2025
Para

Në 48 orë, 10 mijë maturantë aplikojnë për universitet, ja dega më e 'lakmuar'

TË GJITHA

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

15:00 : 08/10/2025

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

14:25 : 08/10/2025

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

14:17 : 08/10/2025

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

14:10 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com