• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK edhe “Leksi i druve”, u ka shpëtuar 3 atentateve, një prej tyre me dron

11:26 : 29/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” të SPAK është shpallur në kërkim edhe 46-vjeçari nga Lezha, Aleks Ndreka (Deda).

Ky i fundit njihet ndryshe dhe me nofkën “Leksi i Druve” dhe është një personazh i njohur për botën e krimit në qytetin e Lezhës. Në vitet e fundit, ai u ka shpëtuar tre atentateve, ku i fundit ishte nga ajri, ku kundërshtarët kanë tentuar ta eliminonin fizikisht përmes një droni, por nuk ia arritën dot.

Ai është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.

Po ashtu, edhe marsin e vitit të kaluar drejt tij është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, por nuk e zuri asnjë plumb.

Aleks Ndreka (Deda) është i njohur edhe me përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, për të cilët thuhet se u pajtuan në kishë me ndërmjetësimin e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua disa muaj më parë.

Lexo edhe:

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

Mësohet se Aleksandër Deda ndodhej prej kohësh nën urdhër-mbrojtjeje, ndërsa burimet thonë se ndodhet jashtë territorit shqiptar. Ai ka udhëtuar së fundmi drejt Italisë për trajtim mjekësor.

Ende nuk dihen detajet konkrete se për çfarë akuzohet ai në aksionin “Metamorfoza” ku nga përgjimet e ardhura nga autoritetete franceze, pas çkodimit të mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro, u zbuluan 4 ngjarje kriminale të ndodhur gjatë vitit 2020 dhe 2021 në Shkodër, më konkretisht për:

-Vrasjen Gjin Boriçi Ndoji, në Shkodër në gusht 2020.

-Vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepaj, në Shkodër në shkurt 2021

-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë shtator 2020.

-Sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit, në 2020

Etiketa: Aleks Ndreka (Deda)atentyateLeksi i Druvemetamorfozaspakvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në malin e Llogarasë! Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

10:13 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

11:39 : 07/08/2025
RAJONI

U gjet i groposur, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

10:05 : 07/08/2025
Para

VIDEO/ Momenti kur zbulohet sera me 810 rrënjë kanabisi, kapet në flagrancë 30-vjeçari (EMRI)

TË GJITHA

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

12:10 : 08/08/2025

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com