• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Metamorfoza”/ BIRN: Investitori strategjik i Ramës arrestohet për vrasje dhe organizatë kriminale

Një operacion i nisur falë informacioneve të sjella nga drejtësia franceze solli arrestimin e Pëllumb Gjokës, i shpallur nga qeveria “Rama” si investitor strategjik, krahas dy drejtuesve të lartë të policisë, një prokurori dhe shumë të tjerëve të dyshuar për vrasje, trafik, korrupsion e armëmbajtje pa leje.

23:00 : 28/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Pëllumb Gjoka, 49 vjeç, është një biznesmen i shpallur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama “investitor strategjik” me një projekt që planifikonte investimin e 52 milionë eurove në një  zonë të virgjër në plazhin e Velipojës në Shkodër, në shkëmbim të së cilit, shteti shqiptar angazhonte burimet e taksapaguesve për të siguruar furnizim me ujë, drita, kanalizime e shërbime të tjera publike. Por një dosje hetimore e ardhur nga Franca në drejtësinë shqiptare, bëri që Gjoka, pronar hotelesh në Shkodër e në Tiranë, të arrestohej si figurë kyçe e një grupi të krimit të organizuar, përgjegjës për vrasje dhe porositje atentatesh si dhe për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë.

U deshën më shumë se 36 orë operacion intensiv nga Policia e Shtetit dhe SPAK, nga mëngjesi i së enjtes deri në pasdreken e së premtes, që SPAK dhe policia të jepnin njoftime zyrtare mbi çfarë ka ndodhur.

Sipas SPAK, hetimi është bërë i mundur nga ndihma e Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze.

Në pranga përfunduan dy zyrtarë policie, Oltion Bistri, ish- shefi i Drejtorisë së Forcës Operacionale dhe Ardit Hasanbega, ish punonjës policie. Edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita përfundoi i arrestuar pasi të dhënat e hetimit zbuluan bashkëpunim të tij me Gjokën.

Në total, SPAK ka marrë autorizim nga gjykata për 15 arrestime, por vetëm gjashtë persona përfunduan në pranga, ndërsa nëntë të tjerë u shpallën në kërkim.

Lexo edhe:

Kush e normalizon regjimin Rama

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

Vrasje dhe hotele

Forcat “Renea” gjatë operacionit të koduar me emrin “Metamorfoza”. Foto: Policia e Shtetit.

Pëllumb Gjoka është pronar i kompanisë Imperial Group, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera. Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin Investitor Strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë, për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave. Qeveria i dha plazhin përgjatë zonës zhvillimore subjektit për shfrytëzim ekskluziv për tridhjetë vjet.

Sipas dokumentit të dhënies së statusit, taksapaguesit shqiptarë duhej të subvenciononin furnizimin e zonës me energji elektrike, përmes ndërtimit të një linje të re, furnizimin me ujë dhe heqjen e ujërave të zeza.

Qeveria shqiptare ka dhënë deri tani pesëdhjetë statuse të tilla përmes ligjit kontrovers të investimeve strategjike, miratuar fillimisht në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm.

Gjatë kohës që autoritetet publike, përfshirë Këshillin e Ministrave, ishin duke punuar ethshëm në shërbim të investitorit strategjik, Gjoka dyshohet se ka qenë duke urdhëruar vrasje. Mbi të aktualisht rëndon akuza “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Sipas njoftimit të policisë, kjo akuzë lidhet me vrasjen në 9 gusht 2020 të shtetasit Gj. N. (B.). Ai akuzohet gjithashtu edhe për dy raste të veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” si dhe për korrupsion aktiv të prokurorit.

Anëtarët e grupit akuzohen për 12 vepra penale, mes të cilave vrasje, heqje e paligjshme e lirisë, trafikim narkotikës, pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ekspertime të rreme.

Hetimet e SPAK kanë mundur të hedhin dritë mbi disa atentate të ndodhura gjatë viteve 2019- 2022; mes të cilëve mbeti i vrarë Gjon Boriçi në Vaun e Dejës. Plane për t’u vrarë u thurën edhe kundër Ibrahim Licit, Dorian Dulit, Genc Tafilit, Taulant Pepës dhe Kleanth Musabelliut.

“Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit të nivelit drejtues, punonjës të policisë të shtetit të nivelit të lartë drejtues, si dhe prokuror, të cilët cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit,” citohet në njoftim.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës./BIRN

Etiketa: Edi Ramainvestitor strategjikPëllumb Gjoka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
Para

Trajneri i Flamurtarit, Çela: I dal për zot objektivit edhe nëse merkatoja mbyllet sot

TË GJITHA

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025

Associated Press: Shqipëria dhe Serbia përballen në një ndeshje kualifikuese mes tensioneve politike

19:20 : 06/06/2025

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

19:15 : 06/06/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati Ilir Shqina

19:00 : 06/06/2025

Aleati i Trump, Steve Bannon sugjeron dëbimin e Musk në Afrikën e Jugut: Të hetohet për përdorim droge

18:59 : 06/06/2025

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit

18:49 : 06/06/2025

Fitoi trofeun europian, klubi londinez shkarkon trajnerin

18:32 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com