• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si dolën në shesh krimet e grupit “Bajri”, 100 mijë € për vrasjet me pagesë

11:49 : 28/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

SPAK, ka përmbyllur në mbrëmjen e djeshme fazën e arrestimeve të disa zyrtarëve të policisë së shtetit, biznesmen, elementë të krimit të organizuar dhe njëherësh i ka dhënë fund fazës së kontrollit të disa banesave në Tiranë, Kukës, Laç, Velipojë dhe Shkodër.

Në total janë 14 masa sigurimi, ku disa prej tyre janë ekzekutuar nga policia, ndërsa disa janë shpallur në kërkim. Akuzat janë për “Vrasje me parmanedim” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ”Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerje e sekretit hetimor”.

Ndërsa shumë persona, mes të cilëve Safet Bajri, Ilir Bajri, Erogen Vaso alias (Brajoviç) etj, janë shoqëruar në ambjentet e policisë, të cilët pasi janë marë në pyetje më pas u lënë të lirë.

Kjo është një foto e siguruar nga “Ora News”, ku Safet Bajri shfaqet me armë në brezë nën shoqërinë e disa miqve të tij.

Gjithashtu mes emrave që tërhoqën vëmëndjen mediatike të këtij operacioni, ishte arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Grupit të Operacionales, Olti Bistri.

Lexo edhe:

8 p*umba ndaj Kristian Kolës në Shkodër, motivet ende të paqarta

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

Por padyshim ky operacion mori vëmëndje edhe për shkak të implikimit të emrit të Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajrit, drejtuesit kryesor të grupit “Bajri” në Shkodër.

Një letërporosi e mbëritur nga Drejtësia Franceze, ka sjellë një volum të madh bisedash të kryera përmes aplikacionit “Sky” dhe “Encro”, të cilat tregojnë se personazhe të këtij grupi si Enver Bajri, Ervis Martinaj, Elio Hato, Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë flasin me njëri-tjetrin për vrasje dhe plane ekzekutimesh të emrave të ndryshëm në Shkodër.

Ekspertë francezë kanë arritur të çkodonin mesazhet ku flitej deri edhe për vrasje me para dhe shumat e tyre.

“Bëhet fjalë për shuma nga 100 – 110 mijë euro që elementë kriminalë jepnin për të kryer vrasje me pagesë. Pazaret bëheshin në “ecro” ose sky që është zbërthyer nga autoritetet franceze dhe autoritet shqiptare“, raportojnë mediat.

Gjin Boriçi

Emrat e Ervis Martinaj, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës, dyshohet se dalin në ngjarjen e ndodhur në 9 Gusht 2020 në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, ku mbeti i vrarë Gjin Ndoji alias “Boriçi”. Vrasja është kryer me 4 plumba pistolete, ndërsa viktima ishte një personazh që në Shkodër, njihej si anëtar i grupit “Bajri”. Prej dy vite e gjysmë kjo ngjarje, ishte pa autor.

Boriçi ka qënë njeri i afërm me grupin Bajri, ndërsa pas hetimeve të SPAK del se vetë drejtuesit e kanë ekzekutuar ushtarin e tyre. Gjin Boriçi është dyshuar si njëri nga autorët e vrasjes në Shkodër të Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahimit.

Fatbardh Lici

Arma tip pistoletë “Scorpion” e përdorur në këtë vrasje të ndodhur në 2018, dyhsohej se ishte përdorur disa vite më parë dhe në një ngjarje tjetër nga Gjin Boriçi.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, rezulton të jetë arrestuar nga SPAK pas dyshimeve për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dyshohet se Gjoka ka siguruar automjete në planin për të vrarë Ibrahim Licin, një emër jo i panjohur nga policia Shqiptare.

Gjoka dhe fisi Lici në Shkodër, kanë një histori përplasjesh në distancë mes njëri-tjetrin. Njëherësh dy njerëzit që kontrollojnë lojrat e fatit në Shqipëri, Pëllumb Gjoka dhe Ervis Martinaj, dyshohet se janë impenjuar për të vrarë, ish-punonjësin e policisë së Burgjeve, Kleant Musabelliu.

Kleant Musabelliu

Kjo pasi në vitin 2017, Musabelliu për shkak të një sherri për shkak të fëmijëve, ka qëlluar me armë dhe plagosur në zonën e “Pazarit të ri”, Pëllumb Gjokën.

Për këtë ngjarje Musabelliu është dënuar nga gjykata e Tiranës, por me sa duket Pëllumb Gjokës ende nuk i kishte dalë inati.

Një emër tjetër mjaft i njohur në botën e krimit që është shpallur në kërkim nga SPAK është dhe Asmer Bilali, i cili dyshohet se dyshohet për tentativën e vrasjes së Dorjan Dulit, Ibrahim Lici dhe Genci Tafilit. Në luftën mes bandave, Bilalit i është vrarë në të njëjtën ditë, babai dhe xhaxhai i tij.

Genc Tafili është vëllai i Admir Tafilit, të dy të arrestuar dhe dënuar për vrasjen e Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari në vitin 2000.

Dorjan Duli

Në planin për të vrarë Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin, dyshohet se ka marë pjesë dhe oficeri i policisë në Shkodër, Ardit Hasanbega. Duli është vënë në dijeni të planit për vrasje dhe ka kërkuar takim direkt me Ardit Hasanbegën, të cilit i ka bërë të qartë planin që ishte kurdisur për vrasje.

Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar në dosjen ku ka zyrtarë e prokurorë, është dhe Elion Hato, që fillimisht u shpall në kërkim për vrasje në paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepaj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Shkurt 2021.

Por gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Shkodrës, refuzoi të ngrejë akuzë për dy të dyshuarit e policisë, Eljo Hato dhe Sehar Xhenjë, pasi sipas grupit hetimor, dy personat nuk implikoheshin, në këtë sulm me armë.

Për pasojë akuzat ndaj tyre janë pushuar në gjykatë. Ndërsa gjykata e Shkodrës, ka shpallur fajtor vetëm Shkëlzen Xhenjen, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe ka vendosur pushimin për “Kanosje me armë”.

Xhenje fillimisht është dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij është 3 vite e 8 muaj burgim.
Dyshohet se për këtë ngjarje është arrestuar dhe prokurorisë i Kukësit, Xhevahir Lita.

Etiketa: Bajripergjimetpoliciavrasjevrasje pagese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

8 p*umba ndaj Kristian Kolës në Shkodër, motivet ende të paqarta

15:18 : 06/09/2025
AKTUALITET

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Divjakë! I moshuari i gjendet i vetë*arur në banesë 

11:25 : 06/09/2025
AKTUALITET

Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025
BOTA

Tronditet Gjermania/ 18-vjeçari kosovar plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes

12:32 : 05/09/2025
AKTUALITET

Vrasje në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025
Para

“Jep sa para të duash, veç vrite”, përgjimet fundosin biznesmenin Gjoka. Pasi e ekzekutuan, i shkuan në varrim

TË GJITHA

Ernest Muçi prezantohet te Trabzonspor, i japin numrin 10

18:28 : 06/09/2025

Boçi: Ka dy qëndrime brenda PD-së, nëse do futemi apo jo në Kuvend do e vendosin forumet

18:15 : 06/09/2025

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

17:25 : 06/09/2025

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com