• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E PLOTË/ Operacioni që prangosi zyrtarë e kriminelë, si u zbuluan “killerat” (EMRAT)

15:19 : 28/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Çkodimi i mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro” ka fundosur disa zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar për të cilët janë firmosur urdhërarrestet në kuadër të një operaconi të nisur pak ditë më parë nga SPAK.

Në një njoftim zyrtar ditën e sotme, SPAK bën me dije se ka ekzekutuar 6 aurdhër-arreste, nga 15 të lëshuara, për të dyshuarit për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Fallsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në pranga ranë: ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, ish-shefi i krimeve në policinë e Shkodrës, Dorian Hasanbega, biznesmeni Pëllumb Gjoka, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, Astmer Bilali dhe Edmond Preka.

Të shpallur në kërkim janë: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.

SPAK bën me dije se hetimi që çoi në pranga zyrtarë të lartë të policisë, biznesmenë dhe prokurorë, u bë pas një bashkëpunimi intensiv dhe hetimeve me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende europiane.

Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022.

SPAK njofton se është bërë e mundur identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

  • Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjin Ndoji., ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit T. P., ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit K.M., ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.
  • Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici dhe G. T., ndodhur gjatë vitit 2020.

Si dolën në shesh krimet

Një letërporosi e mbëritur nga Drejtësia Franceze, ka sjellë një volum të madh bisedash të kryera përmes aplikacionit “Sky” dhe “Encro”, të cilat tregojnë se personazhe të këtij grupi si Enver Bajri, Ervis Martinaj, Elio Hato, Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë flasin me njëri-tjetrin për vrasje dhe plane ekzekutimesh të emrave të ndryshëm në Shkodër.

Ekspertë francezë kanë arritur të çkodonin mesazhet ku flitej deri edhe për vrasje me para dhe shumat e tyre.

“Bëhet fjalë për shuma nga 100 – 110 mijë euro që elementë kriminalë jepnin për të kryer vrasje me pagesë. Pazaret bëheshin në “ecro” ose sky që është zbërthyer nga autoritetet franceze dhe autoritet shqiptare”.

Emrat e Ervis Martinaj, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës, dyshohet se dalin në ngjarjen e ndodhur në 9 Gusht 2020 në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, ku mbeti i vrarë Gjin Ndoji alias “Boriçi”. Vrasja është kryer me 4 plumba pistolete, ndërsa viktima ishte një personazh që në Shkodër, njihej si anëtar i grupit “Bajri”. Prej dy vite e gjysmë kjo ngjarje, ishte pa autor.

Boriçi ka qënë njeri i afërm me grupin Bajri, ndërsa pas hetimeve të SPAK del se vetë drejtuesit e kanë ekzekutuar ushtarin e tyre. Gjin Boriçi është dyshuar si njëri nga autorët e vrasjes në Shkodër të Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahimit.

Fatbardh Lici

Arma tip pistoletë “Scorpion” e përdorur në këtë vrasje të ndodhur në 2018, dyhsohej se ishte përdorur disa vite më parë dhe në një ngjarje tjetër nga Gjin Boriçi.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, rezulton të jetë arrestuar nga SPAK pas dyshimeve për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dyshohet se Gjoka ka siguruar automjete në planin për të vrarë Ibrahim Licin, një emër jo i panjohur nga policia Shqiptare.

Gjoka dhe fisi Lici në Shkodër, kanë një histori përplasjesh në distancë mes njëri-tjetrin. Njëherësh dy njerëzit që kontrollojnë lojrat e fatit në Shqipëri, Pëllumb Gjoka dhe Ervis Martinaj, dyshohet se janë impenjuar për të vrarë, ish-punonjësin e policisë së Burgjeve, Kleant Musabelliu.

Kleant Musabelliu

Kjo pasi në vitin 2017, Musabelliu për shkak të një sherri për shkak të fëmijëve, ka qëlluar me armë dhe plagosur në zonën e “Pazarit të ri”, Pëllumb Gjokën.

Për këtë ngjarje Musabelliu është dënuar nga gjykata e Tiranës, por me sa duket Pëllumb Gjokës ende nuk i kishte dalë inati.

Një emër tjetër mjaft i njohur në botën e krimit që është shpallur në kërkim nga SPAK është dhe Asmer Bilali, i cili dyshohet se dyshohet për tentativën e vrasjes së Dorjan Dulit, Ibrahim Lici dhe Genci Tafilit. Në luftën mes bandave, Bilalit i është vrarë në të njëjtën ditë, babai dhe xhaxhai i tij.

Genc Tafili është vëllai i Admir Tafilit, të dy të arrestuar dhe dënuar për vrasjen e Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari në vitin 2000.

Dorjan Duli

Në planin për të vrarë Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin, dyshohet se ka marë pjesë dhe oficeri i policisë në Shkodër, Ardit Hasanbega. Duli është vënë në dijeni të planit për vrasje dhe ka kërkuar takim direkt me Ardit Hasanbegën, të cilit i ka bërë të qartë planin që ishte kurdisur për vrasje.

Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar në dosjen ku ka zyrtarë e prokurorë, është dhe Elion Hato, që fillimisht u shpall në kërkim për vrasje në paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepaj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Shkurt 2021.

Por gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Shkodrës, refuzoi të ngrejë akuzë për dy të dyshuarit e policisë, Eljo Hato dhe Sehar Xhenjë, pasi sipas grupit hetimor, dy personat nuk implikoheshin, në këtë sulm me armë.

Për pasojë akuzat ndaj tyre janë pushuar në gjykatë. Ndërsa gjykata e Shkodrës, ka shpallur fajtor vetëm Shkëlzen Xhenjen, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe ka vendosur pushimin për “Kanosje me armë”.

Lexo edhe:

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

Xhenje fillimisht është dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij është 3 vite e 8 muaj burgim.
Dyshohet se për këtë ngjarje është arrestuar dhe prokurorisë i Kukësit, Xhevahir Lita.

Sipas SPAK, janë ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambiente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi, servera dhe kamera, me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Më datë 16.01.2023 Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar procedimin penal Nr.9 i vitit 2023, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Fallsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra këto të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende europiane. Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj. B., ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit T. P., ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit K.M., ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve D. D., I. L. dhe G. T., ndodhur gjatë vitit 2020.

Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, është bërë e mundur të dokumentohet se persona me precedent kriminal, të dënuar për vepra të rënda penale, kanë kryer edhe ngjarje të tjera kriminale për të cilat vijojnë hetimet.

Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publik, punonjës të policisë së shtetit të nivelit drejtues, punonjës të policisë të shtetit të nivelit të lartë drejtues, si dhe prokuror, të cilët cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.94, datë 23.07.2023 ka miratuar masat e sigurisë personale “arrest në burg”, për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale. Konkretisht për shtetasit B.B., E.M., P.Gj., D.B., E.P., K.H., P.K., A.B., A.N., B.M., E.H., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L.

Gjithashtu me vendimin nr.314, date 24.07.2023 ka miratuar kërkesën për lejimin e kontrollit të 14 ambjenteve të ndryshme.

Më datë 27.07.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kanë ekzekutuar urdhërat për ekzekutimin e vendimit penal nr.94, date 23.07.2023, për 6 shtetas, konkretisht shtetasit P.Gj., E.P., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L. Gjithashtu janë arrestuar në flagrance 2 shtetas të tjerë, S.T. dhe N.F., si të dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Etiketa: arrestimeAstmer Bilalibiznesmeni Pëllumb GjokaDorian Hasanbegadrejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir LitaEdmond Prekaish-drejtori i Forcave Operacionaleish-shefi i krimeve në policinë e ShkodrësOltion Bistrispakvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025
AKTUALITET

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
Para

Mbledhja "hermetike" e qeverisë larg medias, Rama nxjerr PAMJET dhe paralajmëron vetë-reformim

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

18:10 : 15/05/2025

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com