• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sinamati: Deformim kriminal i vullnetit të kuksianëve! Gjici përfitoi 10 mln euro

12:09 : 27/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati ka vijuar të denoncojë shkeljet ligjore nga ana e kandidatit të PS-së para dhe gjatë fushatës elektorale, si dhe në ditën e votimit dhe numërimit të votave.

Sinamati ka renditur një sërë shkeljesh, ku sipas tij ky fenomen ka vetëm një emër, deformim kriminal të vullnetit të qytetarëve të Kukësit gjatë 14 majit.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kukësin, i ka ndarë shkeljet flagrante në tre faza, ku sipas tij dominojnë punësimet elektorale, presionet mbi administratën publike, tenderat abuzive gjatë fushatës, si dhe shkeljet e gjetura nga KLSH për firmën e Safet Gjicit në kompaninë që ia kishte transferuar të vëllait, duke përfiturar tender 10 milionë euro nga Ujësjellësi Tiranë, para të cilat dyshohet se janë përdorur për të blerë vota në Kukës.

Sinamati: “Jemi sot në vazhdën e denoncimeve që ka bërë PD për farsën elektorale të 14 majit për të dëshmuar me fakte prova dhe gjithçka rreht deformimit kriminal të zgjedhjeve të 14 majit në Bashkinë e Kukësit. Ne i kemi quajtur shkelje ligjore gjatë fushatës elektorale, por ky fenomen ka vetëm një emër, deformim kriminal të vullnetit të qytetarëve të Kukësit gjatë 14 majit.

Të flasësh për shkeljet ligjore gjatë fushatës elektorale si dhe procesit të votimit të 14 majit, do të duhen po aq ditë, po aq orë, po aq minuta sa edhe ka ndodhur fushata elektorale, sa edhe kanë ndodhur këto shkelje, pasi çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, në Qarkun e Kukësit, në Bashkinë e Kukësit, qeveria e njësuar me PS me kandidatin e saj dhe kandidatët për Këshillat Bashkiak kanë ushtruar paligjshmëri nga sekonda e parë deri në sekondën e fundit të mbylljes së procesit të votimit në Kukës.

Lexo edhe:

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

Të flasësh për fenomenin e votës dhe procesit elektoral në Kukës, duhet të gjesh në fjalor dhe në arshivat më të errëta të politikbërjes, fenomene të ngjashme gjë e cila nuk ndodh as në vendet me demokraci minimale, e njësuar plotësisht me regjimet putiniste, erdoganiste dhe vuçiste.

Në Kukës shkeljet kanë qënë flagrante, duke i ndarë në tre faza. Faza gjatë procesit parazgjedhur, në fazën e fushatës elektorale 30 ditëshe dhe procesit të votimit dhe numërimit të votave. Procesi diskriminues, i dhunës, lancimit të popullatës së Qarkut të Kukësit ka qënë flagrant.

Mjafton të marim disa statistika për emigracionin e freskët, ku pas zgjedhjeve të prillit 2021, vetëm nga njerëzit strukturat e PD janë evidentuar një emigracion masiv për Kukësin, ku janë më shumë se 3400 qytetarë me të drejtë vote dhe potencialisht votues të PD që janë larguar nga Shqipëria drejt BE-së për shkak të mungesës së shpresës dhe një mekanizmi të ndërtuar me regji direkte politike.

Punësimet selektive gjatë vitit të fundit, spastrimin e elementëve kundërshtarë, njerëz të identifikuar si jo votues të rilindjes dhe zëvendësimi me mercenarë të PS ka kryer një efekt negativ në klimën e përgjithshme por edhe në rezultatin e 14 majit.

Janë bërë punësime elektorale afër datës së votimit si dhe gjatë muajit të fushatës.

Presionet e drejtëpërdrejta te punonjësit e administratës për të mos mbështetur hapur kandidatin e koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, si formë direkte tutele ka ndikuar në mënyrë negative në rezultatin e zgjedhjeve.

Pasaportizimi dhe dhënia e lejes së banimit me kontrata false abuzive, ku nga ana jonë janë evidentuar të paktën 753 votues nuk janë njohur në fshatra ku kanë votuar nga komisionerët e PD-së, pra të ardhur në mënyrë abuzive nga përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile në Kukës.

Përdorimi për arsye elektorale për dhënien e shtetësisë nga Kosova, ku vetëm 530 qytetarë nga Kosova kanë marrë shtetësi vitin e fundit dhe të gjithë janë bërë pjesë e listës votuese në 14 majit. Të gjithë qytetarët e kanë marrë pasaportën shqiptare nga dora e ish-kryetarit të bashkisë nga PS-ja.

Është përdorur në mënyrë abuzive autoriteti i ambasadorit shqiptar në Kosovë si dhe disa zyrtarë të rëndësishëm vendorë të Kosovës siç është një nga drejtuesit e Policisë së Kosovës dhe një drejtuesi i institucioneve shëndetësore të Kosovës për të cilët ne kemi marrë denoncime dhe do të bëjmë të qartë rolin e tyre në ndikimin e qytetarëve kosovarë që kanë votuar në 14 maj.

Përdorimi dhe përfshirja në listën e personave të listuar si fitues të titullit ‘Qytetar Nderi’ nga ish-kryetari i bashkisë Kukës, të personave miq të tij dhe përdorimi abuziv i tyre gjatë fushatës elektorale ka dhënë një efekt dhe ndikimi negativ në tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve me dyshtetësi.

Detyrimi i të gjithë punonjësve të administratës për tu anëtarësuar në platformën identifikuese të Aktivistit, ka qënë një tjetër formë e rëndë e shkeljes së lirisë të të punësuarve në administatën publike duke u bërë njësh me kandidatin e PS.

Abuzimi me tenderat gjatë fazës paraelektorale, janë bërë një sërë shkeljesh dhe abuzimesh duke u nisur nga një zë deformues kriminal, ku mjafton të përmendim se në fushatës elektorale është inauguruar fillimi i punimeve në rrugën e Kalimashit një investim i drejtpërdrejtë nga Bashkia Kukës dhe tenderimi abuziv.

Gjetjet e KLSH-së për firmën e Gjicit që ishte kaluar në pronësi të vëllait të vetë e cilësuar si një marrëveshje e ndaluar për një tender me Ujësjellësin e Tiranës me një vlerë 10 mln euro në shkelje direkte, para të cilat ne dyshojmë se janë përdorur për zgjedhjet në Kukës.”

Etiketa: BashkiaKukësisinemati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

16:01 : 17/09/2025
AKTUALITET

Këshilltarët bashkiak të PS-së thirren në mbledhje në seli, do u kërkohet shkarkimi i Veliajt?

19:29 : 16/09/2025
AKTUALITET

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025
AKTUALITET

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:28 : 04/09/2025
AKTUALITET

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona problematike, nevojitet ndërhyrje

09:20 : 02/09/2025
Para

“Perandoria” e Pëllumb Gjokës, nga resort në Velipojë tek kazino në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com