• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitja në Rinas/ Apeli i GJKKO: 20 vite burg për Klement Çalën, ja vendimi për bashkëpunëtorët e bandës

11:54 : 26/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në fuqi vendimin për Klement Çalën, për ta dënuar atë me 20 vite burg, si një prej autorëve të përfshirë në grabitjen në Rinas.

I njëjti vendim i shkallës së parë u la në fuqi dhe për bashkëpunëtorët e tjerë të bandës së grabitësve: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Të gjithë anëtarët e e grupit të grabitësve të Rinasit do t’i kryejnë dënimet e tyre respektive në një burg të sigurisë së lartë.

Grabitja e Rinasit ndodhi në datën 9 prill të 2019, ku në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion.

Por gjatë ndjekjes nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë organizatori kryesor i grabitjes, Admir Murataj. Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala u arrestuan më 19 mars, vetëm 1 vit pas ngjarjes. Për kapjen e Klement Çalës policia vuri 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për të. Atyre iu sekuestrua edhe pasuria, apartamente e trualle.

Grupi i drejtuar në atë kohë nga Admir Murataj dyshohet se është përfshirë edhe në sulmet me armë në automjetet që transportonin paratë e bankave drejt Rinasit.

Lexo edhe:

Rikonfirmohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

Ndërkohë që është dyshuar se sasia e parave e marrë në këto ngjarje është më e madhe, e shumë prej tyre nuk janë gjetur ende.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për grabitjen e Rinasit:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 26.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 29 akti, datë 11.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit K.Ç., E.Ç., O.V., R.S., S.Ç., E.P., A.B., kundër vendimit nr. 56, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4, dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 paragrafi 2, të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit K.Ç. me një dënim të vetëm prej 20 (njëzet) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 vjet (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 paragrafi 2, të Kodit Penal dhe dënimin e tij 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit E.Ç. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuar nga neni 279 paragrafi 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit O.V. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit R.S. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim

-Vuajtja e dënimit fillon nga dita ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit S.Ç. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit E.P. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit A.B. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 56, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Etiketa: admir muratajEldi CalaGrabitjaklementlekërinas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rikonfirmohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit

11:24 : 09/07/2025
NDRYSHE

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

Ja kush jane 17 kandidatët për 6 shefa komisariati në Tiranë dhe rrethe

15:57 : 06/07/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

I dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas

16:58 : 04/07/2025
AKTUALITET

Vonesa të shpeshta në fluturimet e ‘RyanAir’, revoltohen udhëtarët në Rinas

10:20 : 03/07/2025
BOTA

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

20:54 : 28/06/2025
Para

BE pezulloi fondet për bujqësinë, Konfindustria: Të merren masa ndëshkuese për skandalin e korrupsionit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com