• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria mashtroi/ Çmimi i pasaportave dhe kartave ID nuk ulet pas shtetëzimit

19:06 : 25/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Në fillim të këtij viti qeveria lajmëroi shtetëzimin e prodhimit të pasaportave dhe dokumentave të identifikimit nga kompania franceze Aleat. Ish-ministri brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se letërnjoftimet biometrike do të prodhoheshin nga kompania shtetërore IdentiTek, ndërsa sqaroi se me kalimin e këtij shërbimi nga privati tek shteti, do të ketë edhe mundësi për rishikimin e çmimit të tyre.

“Politikisht kemi vullnetin për të riparë çmimin në mënyrë që ta ulim atë”, theksoi Çuçi.

Prodhimi i pasaportave u shtetëzua. Konçesioni i shtrenjtë i francezëve, që u mori shqiptarëve mbi gjysmë miliardë euro përfundoi. Por qeveria nuk i uli çmimet.

Një javë më parë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe ministri i ri i Rendit, Taulant Balla, firmosën udhëzimin, që përcakton tarifat e reja për pajisjen e qytetarëve me dokumente biometrike. Sipas tabelës së udhëzimit, tarifa për kartat e identitetit mbetet e pandryshuar në 1500 lekë. Po ashtu e pandryshuar mbetet edhe tarifa e pajisjes me pasaportë, 7500 lekë për aplikimin standard dhe 18 mijë lekë për aplikimin e shpejtë.

Burime nga qeveria e justifikojnë mosuljen e çmimeve, që paguajnë qytetarët për letërnjoftimet me faktin se kompania e sapokrijuar shtetërore, IdentiTek, duhet të kryejë investime. Sipas këtyre burimeve, në fazën e parë ishte e pamundur ulja e çmimeve, por qeveria do të marrë në konsideratë uljen e tyre në një fazë të mëvonshme.

Lexo edhe:

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

Britania sanksionon rrjetin kosovar që e akuzon se falsifikoi dokumente për kontrabandistë njerëzish

Fitime miliadere, tani për shtetin.   

Kompania franceze Aleat u kontraktua nga qeveria shqiptare për koncesionin ekskluziv të prodhimit të dokumenteve të identifikimit në vitin 2008, fillimisht për një periudhë 5 vjeçare. Marrëveshja e koncesionit u shoqërua me rritje të ndjeshme të çmimeve të pasaportave dhe kartave të identitetit për qytetarët.

Në atë kohë, qeveria e justifikoi koncesionin si një masë të domosdoshme për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe rritjen e sigurisë kombëtare. Por në vitin 2013, qeveria e zgjati koncesionin edhe me 10 vjet të tjera pa garë, njësoj si koncesionet e Aeroportit të Rinasit dhe minierës së kromit në Bulqizë.

Për 15 vjet me radhë, Aleat ka qenë një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në Shqipëri, duke regjistruar norma fitimi që kanë variuar nga 25 deri në 50 për qind të xhiros. Të dhënat historike tregojnë se për të gjithë periudhën 15 vjeçare Aleat arkëtoi 52.5 miliardë lekë ose gjysmë miliardë euro nga qytetarët shqiptarë për pajisjen e tyre me dokumenta identifikimi. Tashmë që monopoli i kaloi shtetit dhe qeveria nuk i uli çmimet, fitimet marramendëse do të shkojnë në arkën e qeverisë për t’u menaxhuar nga burokratët e shtetit.

/Oligarkia

Etiketa: çmimete shtrenjtaidentitetkKarta IDpasaporta

Lajme të lidhura

BOTA

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025
RAJONI

Britania sanksionon rrjetin kosovar që e akuzon se falsifikoi dokumente për kontrabandistë njerëzish

16:14 : 22/10/2025
AKTUALITET

Rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet, si po ‘fluturojnë’ qiratë

08:21 : 10/10/2025
AKTUALITET

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025
BOTA

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

10:23 : 28/09/2025
Para

Dënohet me 10 vite burg mësuesi që vrau babain e nxënëses për hakmarrje

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com