• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Do të hiqen masat ndëshkuese të BE ndaj Kosovës?

Kosova dy javë më parë u pajtua me kushtet e BE-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tani ajo pret që BE të heqë masat ndëshkuese.

13:03 : 25/07/2023
në RAJONI
Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Aktualisht Kosova është në pritje të njoftimit të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese pas një pajtueshmërie të arritur ndërmjet Kosovës dhe BE-së në Bratislavë. Qeveria ka tërhequr tanimë 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Kosova është pajtuar po ashtu që të mbajë zgjedhje të reja në komunat veriore.

Por zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një deklaratë të fundit, ka bërë të qartë Kosova “nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian”. Ndërkohë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët ka thënë se “organizimin e zgjedhjeve në veri e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe se diçka e tillë mund të bëhet edhe përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e qytetarëve që janë në listën votuese.

Besnik Bislimi i pasigurt për bazën ligjore të zgjedhjeve në veri

Zëvëndëskryeministri Bislimi, njëherësh edhe kryengociator i Kosovës në dialog me Serbinë, “nuk është i sigurt që ekziston një bazë e përshtatshme ligjore për shpalljen e zgjedhjeve në veri”. Sipas tij “është problem i brendshëm i Kosovës për të cilin nuk ka dakordim, se a mjafton udhëzimi adminsitrativ, apo duhet ligj”. Një opsion tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, është edhe dorëheqja eventuale e kryetarëve shqiptarë, që do të çonte automatikisht komunat veriore në zgjedhje të parakohshme. Por qeveria e Kosovës që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të kërkojë një gjë të tillë, ka thënë kryenegociatori i Kosovës Bislimi.

Lexo edhe:

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

Vetëm dy javë më parë me 10 korrik, qeveria e Kosovës ra dakord të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore pas verës. Në një deklaratë të qeverisë theksohej po ashtu se, “qeveria e Kosovës publikisht e tregon gatishmёrinё e saj për të kontribuar nё de-eskalimin e situatës dhe mosndërmarrjen e veprimeve qё mund tё shkallёzojnë situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale. Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejshëm tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, thuhej në një njoftim të qeverisë së Kosovës.

Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës që përfshiu veriun e Kosovës që nga muaji maj, dhe mosveprimi i qeverisë për të shtensionuar situatën, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Situata në veriun e Kosovës u përkeqësua pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Bashkimi Evropian i kërkonte Kosovës që të pezullojë operacionet policore, të bëhet zhvendosja e kryetarëve shqiptar të komunave në zyra alternative dhe të shpalljen zgjedhjet e parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës. Zyrtarë të BE-së kanë përsëritur, se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri.

Tensionet vazhdojnë

Bashkimi Evropian po vazhdon të mbajë masat penalizuese ndaj Kosovës që përfshijnë; pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dypalëshe. Masat e tjera përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) si dhe propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdojnë, ende në sfond nuk duket një komunikim i mirëfilltë, megjithë ndërmjetësimin e BE-së. Më 24 korrik Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi se e ka refuzuar kërkesën e kreut të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që të hyjë në Kosovë. “E konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb, Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në një njoftim të ministrisë. Zotit Petkoviq, që njëherësh është edhe kryenegociator i Serbisë në dialog me Kosovën, nuk është hera e parë që i ndalohet hyrja në Kosovë./DW

Etiketa: BEkosovemasa ndëshkuese

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
AKTUALITET

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori! Udhëtarët shqiptarë do të hasen me vonesa në kufi

08:16 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
Para

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, oficerët e BKH-së nisin hetimet

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com