• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë

23:19 : 24/07/2023
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI, KRYESORE, RAJONI

Pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare për rritjen e pagës minimale, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj, vendi ka vijuar të ketë pagën minimale më të ulët në Europë, kur krahasohet sipas fuqisë blerëse, sipas përditësimit të fundit të Eurostat, që i përket datës 20 korrik, ku nuk përfshihen të dhënat për Kosovën.

Në Shqipëri paga minimale është 375 euro në korrik 2023. Në Mal të Zi, paga minimale është 532 euro, më e larta në rajon. Në Serbi paga minimale është 460 euro. Maqedonia e Veriut përditësimin e fundit e ka për 6 mujorin e dytë 2021, kur niveli ishte rreth 360 euro. Bosnjë Hercegovina nuk raporton pagë minimale, ndërsa nuk ka të dhëna për Kosovën.

E matur sipas fuqisë blerëse (PPS), që nënkupton të ardhurat të përshtatura me nivelin e çmimeve, paga minimale në Shqipëri ka akoma më pak vlerë. Shqipëria ka nivelin më të ulët në Europë, me 549 PPS, raporton Eurostat (shiko grafikun, paga minimale, PPS).

Më pagën minimale në Shqipëri mund të blesh shumë më pak sesa në rajon. Mali i Zi e ka këtë tregues 881 PPS, Serbia 732 PPS dhe Maqedonia e Veriut -deri në fund të 6 mujorit të parë 2021 – e kishte 724 PPS, ose rreth 30% më shumë sesa e ka Shqipëria aktualisht.

Vitin e fundit qeveria është vënë në një garë të ethshme rajonale për të rritur pagat në nivelet e rajonit. Por teksa paga minimale është rritur disa herë muajt e fundit, edhe vendet e rajonit nuk kanë qëndruar në vend.

Lexo edhe:

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

Vendi vijon të ketë si pagën minimale ashtu dhe atë mesatare më të ulët në rajon e Europë (pa përfshirë Kosovën). Shqipëria dhe Kosova kishin pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto).

Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë.

Maqedonia e Veriut e kishte pagën mesatare 832 euro në fund të 2022, Mali i Zi 930 euro, Bosnjë Hercegovina 934 euro.

Në të kundërt Shqipëria ka pagat më të larta për kupolat drejtuese. Me rritjen e fundit të para pak javëve, paga mujore bruto e presidentit shqiptar të Republikës bëhet 7 herë më e lartë se paga mesatare mujore në vend, duke shënuar një rekord në rajon.

Presidenti i dytë pas Shqipërisë, ai i Maqedonisë së Veriut, e ka këtë diferencë 4.8 herë. Në një vit Presidenti do të shpërblehet rekord në rajon edhe në raport me të ardhurat për frymë të shtetasve shqiptarë, me 5.5 herë më shumë nga 3.9 që është mesatarja rajonale.

Ndërkohë, në 2022, paga mesatare në vend ishte 41% më e ulët se ajo e Serbisë e Malit të Zi dhe gati 30% më pak se e Maqedonisë së Veriut.

Europë

Pagat minimale në vendet anëtare të Bashkimit Europian varionin nga 399 euro në muaj në Bullgari në 2 508 euro në muaj në Luksemburg.

Më 1 korrik 2023, 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së kishin një pagë minimale kombëtare duke përfshirë Qipron (që nga 1 janari 2023). Vendet e BE-së pa pagë minimale kombëtare ishin: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në shtetet anëtare, nga 399 euro në Bullgari në 2 508 euro në Luksemburg (shih Figurën 1).

Bazuar në nivelin e pagave të tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 korrik 2023, të shprehura në euro, shtetet anëtare të BE-së mund të klasifikohen në tre grupe të ndryshme; (vendet jo anëtare të BE-së janë paraqitur veçmas).

-Grupi 1, me një pagë minimale kombëtare mbi 1 500 euro në muaj. Në këtë grup bëjnë pjesë: Luksemburgu, Gjermania, Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Franca. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 747 euro në Francë në 2 508 euro në Luksemburg.

-Grupi 2, me një pagë minimale kombëtare më të lartë se 1 000 euro por më e ulët se 1 500 euro në muaj. Në këtë grup bëjnë pjesë: Spanja dhe Sllovenia. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin 1 203 euro në Slloveni dhe 1 260 euro në Spanjë.

-Grupi 3, me një pagë minimale kombëtare nën 1000 euro në muaj. Në këtë grup bëjnë pjesë: Qiproja, Greqia, Portugalia, Lituania, Malta, Polonia, Çekia, Estonia, Sllovakia, Kroacia, Hungaria, Letonia, Rumania dhe Bullgaria. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 399 euro në Bullgari në 940 euro në Qipro.

Të gjitha vendet kandidate dhe kandidate potenciale me një pagë minimale kombëtare, për të cilat disponohen të dhëna, i përkasin grupit 3, me nivele të pagave minimale që variojnë nga 375 euro në Shqipëri në 532 euro në Mal të Zi.

Shtetet e Bashkuara bëjnë pjesë në grupin 2 (1 156 euro në muaj, në nivel federal).

Norma mesatare vjetore e rritjes midis korrikut 2013 dhe korrikut 2023 ishte më e larta në Rumani (+12,9%) e ndjekur nga Lituania (+ 11,2%), Bullgaria (+ 9,7%) dhe Çekia (+ 9,0%). Normat më të ulëta mesatare vjetore të rritjes midis shteteve anëtare të BE-së u regjistruan në Maltë (+1,7%) dhe Francë (+ 2,0%)./Monitor

Etiketa: europeme e uletapaga mesatarerajonShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025
SPORT

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025
SPORT

Trajneri i Serbisë, Stojkoviç: Kjo pikë ishte më e ëmbël për ne se për Shqipërinë

08:05 : 08/06/2025
SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
Para

Talebanët mbyllin sallonet e bukurisë në Afganistan

TË GJITHA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com