• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nxënësit SMART/ Hidhen në kosh 7 milionë euro, qeveria hap tenderin e ri 16 mln euro

12:55 : 24/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Shkollat shqiptare po braktisen dita-ditës, ku mijëra nxënës largohen çdo vit nga vendi. Problemet e sistemit arsimor, ato të shëndetësisë por edhe korrupsioni deri në palcë i administratës shtetërore, ka sjellë boshatisjen e Shqipërisë. Por, kjo s’e ka penguar ministrinë tonë të Arsimit të shpenzojë miliona euro për mësime dixhitale. Ose siç i quajnë vetë ata “mësime dixhitale” apo “mësime SMART”.

BoldNews.al ka raportuar në vijimësi për tenderat miliona euro të shpenzuara nga qeveria, para duket se janë hedhur “në kosh”. Kjo pasi e njëjta ministri po bën një tjetër tender të majmë pë “laboratorët SMART”. Po ku shkuan paratë apo pajisjet SMART? A kanë shkuar në shkolla, pasi çdo ditë nxënësit ankohen se s’kanë mjete apo laboratorë mësimore? Kush po bëhet i pasur nga këo tendera që vetëm sa shpenzohen paratë?!

Shpallja e njoftimit të tenderit nga AKSHI për laboratorët SMART

Dokumenti i mësipërm është hapja e një procedure tenderuese të re për laboratorët SMART për shkollat në Shqipëri. Objekti i tenderit është “implementimi i laboratorëve SMART- për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”. Ndërsa kësaj herë institucioni që e ka bërë tenderin është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Por për sa para’? Nëse në të kaluarën janë bërë 2 tendera me vlerë rreth 7 milionë euro, kësaj herë shuma ka shkuar në plot 1.669.372.673 lekë të rinj. Ose e konvertuar në euro, në plot 16.6 milionë euro pasi kursi i këmbimit ka shkuar në 1 euro në 100 lekë. Pra, rreth 10 milionë euro më shumë sesa tenderët e kaluar. Por, lexoni pak se kur do të bëhet ky tender. Në dokumentin e mësipërm thuhet se tenderi do të zhvillohet në muajin gusht, pra në një muaj pushimi ku e gjithë vëmendja e njerëzve të thjeshtë do të jetë te pushimet vjetore. Por jo për zyrtarët, që në këtë kohë shpenzojnë pa fund.

Lexo edhe:

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

Lexo edhe…

Denoncimi i redaksisë së BoldNews.al në qershor të vitit 2022 për tenderët e Ministrisë së Arsimit

Në muajin qershor të vitit 2022, redaksia e BoldNews.al denoncoi disa procedura të dyshimta të Ministrisë së Arsimit. Fillimisht janë shpenzuar 3.5 milionë euro për klasat dixhitale, por këto klasa edhe sot e kësaj dite nuk funksionojnë, pasi shkollat nuk kanë as laboratorë informatike. Investimet kanë qenë gjysmake. Disa kohë pas këtij projekti, qeveria ka akorduar të njëjtën shumë, kësaj herë për të blerë mini kompjutera.

Në atë kohë, BoldNews.al hulumtoi edhe dokumentet shoqëruese, teksa në to shkruhet se “…temat mësimore zhvillohen pa baza materiale të teknologjisë së informacionit, por vetëm me tekste shkollore dhe shpjegohen verbalisht nga mësuesit e shkollës ne shumicën e rasteve pa pasur mundësinë për një mësim më praktik”. Vërtetë?! Po, a nuk është investuar për vite me radhë për këto laboratorë?! Më tej ministria shkruante se pajisjet ekzistuese janë të vjetra dhe jo të përshtatshme për hapat e teknologjisë së informacionit në ditët e sotme. Megjithatë, edhe pas bërjes së tenderit të fundit, duket se të njëjtat fjali do të përdoren edhe në tenderët vijues!

Etiketa: 7 milionë euronxenesitqeveriaSmarttenderin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

18:09 : 07/10/2025
AKTUALITET

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

15:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

18:30 : 30/09/2025
BOTA

SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

15:51 : 30/09/2025
Para

Nga Blendi Gonxhe te Agron Çela, Berisha nxjerr EMRAT: U përfshinë në farsën e Rrogozhinës

TË GJITHA

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

18:09 : 07/10/2025

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

17:43 : 07/10/2025

Greqi/ Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Lesbosit, mes viktimave dy gra dhe një fëmijë

17:24 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të gatshëm për çdo ndihmë

17:23 : 07/10/2025

Maqedoni e Veriut/ Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së në komunën e Likovës

17:06 : 07/10/2025

Silvinjos nuk i dalin llogaritë, fton dy talentet e Tiranës në grumbullimin e Kombëtares

16:49 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com