• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga tableta te mini kompjuteri/ 3.5 mln euro, tender i ri me të njëjtën vlerë

Pas dështimit të projektit në shkolla

12:55 : 18/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pak vite më parë, një projekt i qeverisë parashikonte që nxënësit të mësonin me tableta. Një ide “gjeniale” e atyre që na drejtojnë, duke synuar “botën dixhitale”. Madje, për këtë projekt u shpenzuan plot 3.5 milionë euro, por që këto para u hodhën në kosh, pasi askush nuk mësoi me tableta. Madje, klasat dixhitale të kryeministrit edhe sot e kësaj dite nuk funksionojnë, pasi shkollat nuk kanë as laboratorë informatike. Investimet kanë qenë gjysmake, megjithëse janë shpenzuar miliona euro ndër vite, apo nga ministrat e Arsimit. Por, disa kohë pas këtij projekti, qeveria ka akorduar të njëjtën shumë, kësaj herë për të blerë mini kompjutera. Pra, nga tabletat nxënësit do të mësojnë me mini kompjuterë.

Faksimile: Noftimi i kontratës së shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, për hapjen e tenderit

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, ka hapur tenderin me objekt “Implementimi i laboratorëve TIK në shkolla”, me fondet e buxhetit të shtetit, fondet e parashikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion përfitues. Fondi limit i këtij tenderi është 333,333,340 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 3.3 milionë euro, ndërsa në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 6 muaj implementim nga nënshkrimi i kontratës. Tenderi pritet të zhvillohet në datën 18.07.2022 në orën 14:00.


Faksimile: Ministria e Arsimit ka kërkuar që të blerë mini kompjutera

Boldnews.al hulumtoi edhe dokumentet shoqëruese, teksa në to shkruhet se “Shqipëria është në momentin e duhur për investimin në teknologjinë që i vjen në ndihmë kodimit”. Sipas tyre, E ardhmja i përket teknologjisë dhe programimi kompjuterik ose kodimi është pjesë e pandarë e teknologjisë.

Lexo edhe:

Zhupa: Arsimi po shkatërrohet qëllimisht, Rama do një popull të nënshtruar

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

“Aktualisht ne shkollat 9-vjecare në Republikën e Shqipërisë kurrikula për Teknologjinë e Informacionit fillojnë nga klasa e 4-rt dhe trajtohen tematika të përgjithshme lidhur me këtë fushë, për të marrë njohuri bazike elementare nga nxënësit e shkollës. Këto tema mësimore zhvillohen pa baza materiale të teknologjisë së informacionit, por vetëm me tekste shkollore dhe shpjegohen verbalisht nga mësuesit e shkollës ne shumicën e rasteve pa pasur mundësinë për një mësim më praktik” shkruhet në këto dokumente. Vërtetë?! Po, a nuk është investuar për vite me radhë për këto laboratorë?!

Sipas vetë dokumenteve të Ministrisë së Arsimit, në shumë prej shkollave nuk ka laboratorë të mirëfillta TIK ku nxënësit mund të praktikojnë temat bazë të Informatikës. “Në rastet e ekzistencës të një laboratori të tillë, kushtet infrastrukturore nuk janë te përshtatshme për zhvillimin e orës mësimore në mënyrë ineraktive dhe inovative. Pajisjet ekzistuese janë të vjetra dhe jo të përshtatshme për hapat e teknologjisë së informacionit në ditët e sotme” thotë ministria.

Faksimile: Pas vitit 2015, ministria e Arsimit ka shpenzuar miliona euro për klasat dixhitale

Në dokumentet e këtij tenderi, ministria thotë se ka lindur nevoja për laboratorë TIK, në mënyrë që nxënësit e shkollave 9-vjecare të kenë kushtet e përshtatshme për të mësuar bazat e teknologjisë se informacionit dhe kodimit sipas kurrikulës që do të implementohet nga Ministria. “Me anë të këtij projekti synohet që të ndërtohen laboratorë që do i vijnë në ndihmë mësimdhënies së kodimit në shkollat 9 vjeçare, duke filluar qe nga klasa e I-re. Kontraktori duhet të krijojë 100 laboratorë për 100 shkolla. Duhet të furnizojë laboratorët me pajisjet: tabelë digjitale interaktive, mini kompjutera të konfigurueshem etj” thuhet në këto dokumente.

Megjithatë, ky nuk është investimi i vetëm. Pas vitit 2015, sipas mediave, qeveria ka shpenzuar 3.5 milionë euro duke blerë 5850 tableta me justifikimin e përfshirjes së teknologjisë në mësimdhënie. Ky projekt përfshinte 120 klasa dixhitale në 60 shkolla. Kjo nisëm u shoqërua edhe nga një tender i dytë për dixhitalizimin e teksteve shkollore të klasave të 10 ku kompania fituese u përfol për lidhje të ngushta me Ministren e Arsimit të asaj kohe e cila ishte autore librash në këtë shtëpi botuese dhe ndryshoi Udhëzimin Nr. 20, 16/06/2015 për të favorizuar këtë operator”.

Etiketa: arsimikompjuteratenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa: Arsimi po shkatërrohet qëllimisht, Rama do një popull të nënshtruar

19:03 : 08/09/2025
AKTUALITET

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

15:51 : 08/09/2025
AKTUALITET

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

12:38 : 08/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria rrezikon të mbetet pa titullin ‘doktor’, numri i diplomave të doktoraturave ra me 73% në 2024

12:17 : 18/08/2025
AKTUALITET

Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak se vitin e kaluar

08:16 : 09/08/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
Para

Zgjedhjet në PS, Rama: Njerëz të rinj e barazi gjinore

TË GJITHA

Horoskopi, 21 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 20/09/2025

Ekzekutimi i kunatit të boss-it të mafias turke në Itali, zbulohet roli i 33-vjeçarit shqiptar

22:56 : 20/09/2025

Juristi: Juridikisht, Veliaj nuk mund të shkarkohet! Ja procedura

22:51 : 20/09/2025

Makina përplas tufën me bagëti në Maliq, vret rreth 15 krerë

22:38 : 20/09/2025

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

22:32 : 20/09/2025

Aksident në hyrje të Pogradecit, “Benzi” me shpejtësi “skëterrë” përplaset me pemët

22:16 : 20/09/2025

“Rama përze mjekët shqiptarë dhe kërkon të huaj”, Shehu: Arbitrariteti sjell pasoja

21:59 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com